“Ne duam Kombëtaren, Duka do lekët”, tifozët “shpërthejnë” ndaj çmimeve të larta të FSHF-së

19 Shtator 2018, 18:57Sport TEMA
“Ne duam Kombëtaren, Duka do lekët”, tifozët

Çmimet e kripura që Federata Shqiptare e Futbollit vijon të vendosë për ndeshjet e Kombëtares shqiptare, ka sjellë një reagim të ashpër nga ana e sportdashësve.

Edhe pse ndeshja kundër Jordanisë me 10 tetor në “Elbasan Arena” do të jetë thjesht një test miqësor sërish FSHF-ja ka vendosur çmime të larta.

Në profilin e saj në facebook, tifozët kanë “shpërthyer” në kontestime ndaj këtyre çmimeve të papërballueshme.

“Të shkojë Duka me hajnat, bojkot duhet me i ba gjithë tifozat”;

“Asnjë mos të shkoj në stadium. Ne e duam kombëtaret ndërsa këta të FSHF-së duan lekun”, janë disa nga shumë komentet irritiuese të tifozave shqiptar që janë kundër çmimeve të larta që Institucioni i futbollit shqiptar vendos në ndeshjet e Shqipërisë. (TemA)

3 komente në ““Ne duam Kombëtaren, Duka do lekët”, tifozët “shpërthejnë” ndaj çmimeve të larta të FSHF-së”

  1. Zigur Qarri says:

    Halle halle eshte kjo Bote.Disa thone,”Ne duam Kombëtaren,Duka do lekët”,
    disa te tjere,”Ne duam Teatrin Kombëtare,Rama do Lekët”!

  2. Beni says:

    Duka i krimit ede sa kohe do te drejtoje FSHF me mashtrime.Te çohemi ne proteste e ta krrejme me force nga zyra e tij.

  3. Nik says:

    Ekipi kombetar nuk mund te mbahet pa leke!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje