Pranga shqiptarit që i bëri shantazh Berluskonit: 35 milionë euro në dorë ose njeriu jot ekzekutohet, zbardhet skema e rrëmbimit

19 Shtator 2018, 17:44Kronika TEMA

Prangoset një shqiptar i akuzuar si pjesë e bandës që mes 15 dhe 16 tetorit 2012 mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni.

Mësohet se shtetasi i arrestuar është identifikuar si Ilirjan Tanko.

Gjashtë vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë.

Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrës së Spinelit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, përndryshe njeriu i tij i besuar do të vritej si dhe do publikoheshin disa dokumenteve, që ata pretendonin se kishin në dorë, në lidhje me disa skandale politike.

Por, Spineli dhe bashkëshortja e tij u lanë të lirë dhe shantazhi me dokumentet rezultoi një bllof, ndërsa ish-Kryeministri nuk ra pre e tij.

Anëtarët e bandës

2 komente në “Pranga shqiptarit që i bëri shantazh Berluskonit: 35 milionë euro në dorë ose njeriu jot ekzekutohet, zbardhet skema e rrëmbimit”

  1. Santa Quaranta says:

    Me falni per shprehjen, k*ra komplet!! Po me Berluskonin e gjetet te merreni??!! Ha ha ha…. Cfare nuk te degjojne veshet??!!

  2. says:

    Ne s’po i vëmë pranga Panuçit që kërkon 100 000 €.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje