Projektligji i ri: Të huajt mund të blejnë tokë në Shqipëri, por vendasit s'kanë mbrojtje…

19 Shtator 2018, 08:20Ekonomia TEMA

Një projektligj që është duke u hartuar nga ministria e Financave synon të ofrojë trajtim të njëjtë si për investitorët vendas dhe ato të huaj, si dhe u jep mundësinë investitorëve të huaj që të kenë të drejtën e pronësisë së tokës.

Projektligji i ri “Për investimet”, po hartohet pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë u jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase.

Pas studimeve të thelluara që u bënë në rrafshin ligjor për investimet nga Këshilli i investimeve, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e një ligji që unifikon investimet që mbron njësoj si investimet vendase, por edhe ato të huaja.

Projektligji  do të trajtojë si pjesë më vete investimet strategjike, duke vënë në themel parimet e barazisë dhe të trajtimit pa diskriminim të investitorëve.

Një çështje e rëndësishme që do të jepet zgjidhje në këtë  projektligj është pronësia mbi tokën. Në ligjin ekzistues të investimeve i vitit 1993, investitorët e huaj nuk ka të drejtën e pronësisë mbi tokën në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Por kuadri i ri ligjor që synon të ofrojë trajtim të barabartë do të mundësojë posedimin e pronësisë së tokës nga të huajt si një detyrim që Shqipëria tashmë duhet të përmbushë në kuadër të integrimit në BE në plotësim të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në kapitaleve.

Fakti që investitorët e huaj nuk kanë të drejtën e pronësisë së tokës përmendet shpesh në raportet e ndërkombëtarëve si një pengesë për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ligji i ri për investimet do të qartësojë kufizimet të cilat mund t’i imponohen pronësive të huaja në industri specifike si dhe të iniciohen rishikime periodike të kufizimeve të pronësive të huaja.

Ligji i ri do të përkufizimin modern të fjalës “investim” dhe gjithashtu do të cilësohen dhe qartësohen dispozitat mbi shpronësimin, duke përfshirë shpronësimin indirekt. Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen.  Monitor

8 komente në “Projektligji i ri: Të huajt mund të blejnë tokë në Shqipëri, por vendasit s’kanë mbrojtje…”

  1. sapa says:

    Bleni se do ta shikoni te ashtuquajturin shtet shqiptar!Edhe dokumentat po ti kesh origjinal nuk te pijne uje.

  2. Myzeqari says:

    Poi shtet Muti shtija token te huajve nuk ka asnje problem po’ kompenso pronaret e tokave o shtet hajdut

  3. boss says:

    Shqiperia u shit zyrtarisht tek Cifutet e huaj mga Cifuti Rama qe Zbon Shqiptaret dhe fton Cifutet e huaj ashtu sic ftoi cifutin Amerikan per ndertimin e aeroportit ne Vlore.Shqiptar ngrihuni se po na zhdukin.Integrimi eshte pushtim dhe zhdukje e Kombit tone

  4. boss says:

    Asnje cm toke te huakve sepde jemi vemd i vogel.Sot po na zhdukin dhe napushtojne sot genocidi quhet intehrim dhe zhdukja quhet investim.Cifutet po vershojne te blejne Shqiperine

  5. Raif Fetiu says:

    Anti shqiptaret qe aktualisht udheheqin Shqiperine po krijojne infrastruktur ligjore per shitur token shqiptare tek greket,ruset dhe serbet.Te jeni te sigurt se sgteti grek se paku 1/3 e Shqiperise do ta blen brenda nje viti pas miratimit te ligjit.

    1. like says:

      pse flet broçkulla. parate shqiptaret do ti marrin. kush ka toke per te shitur e ben per te investuar per me mire. kush blen e ben gjithashtu per te investuar duke perfituar te gjithe. qeverite vetem te bejne kujdes me ligjet qe perfitimi te jete per te gjithe.

  6. geni says:

    KY ESHTE NJE LIGJ I POSHTER,,,TOKAT E SHQIPERISE DUHET TI GEZOJNE SHQIPTARET JO TE HUAJT,,,,,SHQIPERIA SHQIPTAREVE VDEKJE TRADHETAREVE,////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje