Pronari i Big Bite: Ja kush është personi që më dhunoi para biznesit për 10 mijë euro, prokurori mbylli çështjen. Do iki nga Shqiperia

19 Shtator 2018, 13:48Politika TEMA

Biznesmeni i dhunuar sot në Tiranë, Andrea Zoga në një intervistë për “Panorama” ka treguar emrat e personave që e kanë kërcënuar edhe më parë, për shkak të një borxhi që pretendojnë se ka marrë vëllai i tij.

Ai ka thënë se nuk ka dijeni për borxhin e të vëllait, shumë e cila pretendohet të jetë 10 mijë euro.

Andrea Zoga tha se nuk i ka parë personat që  e dhunuan sot paradite pasi ishin të maskuar, por më parë ai është kërcënuar nga një person i quajtur, Eltjon Bodinaku.

Ai ka thënë se ka kallëzuar në prokurori kur e goditën herë e parë para biznesit të tij, por prokurori Julian Zonja e ka mbyllur çështjen pa e thërritur fare biznesmenin.

Biznesmeni ka treguar rreth gjendjes shëndetësore dhe idesë për t’u larguar nga vendi nëse nuk arrestohen personat.

Keni patur ndonjëherë konflikte me personat që ju kanë sulmuar?

Është një konflikt që ka patur im vëlla me persona të tjerë për marrje borxhi.

Pra ngjarja ka lidhje me vëllain tuaj?

Po kjo është nuk ka lidhje me asgjë tjetër. Unë nuk kam asnjë konflikt me persona të tjerë.

Vëllai juaj ku ndodhet?

Vëllai jeton jashtë.

Sa është vlera e borxhit?

Janë rreth 10 mijë euro që ka marrë im vëlla. Që unë nuk jam në dijeni fare të këtij borxhi.

Jeni kërcënuar nga këta persona më parë?

Jam kërcënuar para dy muajsh. Prokuroria e pezullon dhe nuk e fillon çështjen për mos pasje argumentesh.

Personat i njihni?

Po po i njoh dhe i kam bërë kallëzim penal atyre. E kam çuar çështjen në prokurori dhe prokurori Julian Zonja,  pa më parë mua se kush jam ka mbyllur çështjen.

I njihni personat që ju dhunuan?

Ata që më kërcënuan po, ata që më dhunuan nuk i njoh sepse ishin të maskuar.

Po personat që ju kanë kërcënuar kush janë?

Ata që më kanë kërcënuar njëri quhet Eltjon Bodinaku dhe dy vëllezër që janë nga Puka. Di që i ka policia këto të dhëna sepse janë në kallëzimin e parë që kam bërë.

Keni bërë kallëzim tjetër penal dhe çfarë ju thanë?
Po kam bërë kallëzim tjetër penal dhe më thanë që do ta çojmë çështjen deri në fund.

Personat kanë tentuar të flasim më vëllain tuaj?

Se di fare se unë kam nuk flas vetë me tim vëlla. Ai është larguar këtu e 7 muaj përpara. Nuk e di fare dhe kur kanë ardhur tek unë nuk kam qenë fare në dijeni të kësaj gjëje.  Më vjen keq i thash i jeni drejtuar derës së gabuar. Gjejeni personin ku është në Gjermani.

Sa herë ju kanë kërcënuar?

Njëherë më kanë kërcënuar dhe njëherë më kanë ardhur në zyrë. Më kanë gjuajtur para subjektit.

Kush ju ka goditur?

Shoku i personit që donte borxhin. Shoku i Eltjon Bodinakut. Ky është ai që nxjerr borxhet.

Si paraqitet gjendja juaj shëndetësore?

Copë, copë.

Çfarë ju kanë thënë doktorët?

Tani do bëj ekspertizën mjekoligjore. Por njërin sy është më eshët mbyllur nuk hapet fare. Qafa më dhëmb gjithë kohës. Dy gjunjët që nuk lëvizin dot.

Kenit thënë që doni të largoheni nga Shqipëria?


Do kërkoj të largohem në një moment që nuk ka zgjidhje për këtë çështje nga shteti për banda që kërcënojnë bizneset. S’ka zgjidhje tjetër veçse të ikësh nga Shqipëria.

15 komente në “Pronari i Big Bite: Ja kush është personi që më dhunoi para biznesit për 10 mijë euro, prokurori mbylli çështjen. Do iki nga Shqiperia”

  1. Zigur Qarri says:

    Shkaku kryesore qe shqiptaret braktisin vendin e tyre ne menyre kaq masive(vendin e pare ne Europe),nuk eshte
    eshte fukaralleku,por mungesa e sigurise,per jeten dhe pasurin,sepse drejtesia nuk ekziston,nuk ekziston fare.
    Qeveriu po fle,zgjohet vetem kur ben foto ne kopshtije duke mbjelle peme,ose ne Stadium me Ronaldon!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Si kudo e si kurdoherë
      edhe aty, ku kërcet druri
      nuk mund të mungonte
      kompetent, Ziguri.

      1. QYL=Qelepir, Yxhym, Lezet says:

        Ha ha ha ha.
        O Zigur, po rri a i vrarë. Kishe kohë pa ngrene bajga. Te kishte marre uria.
        Ç’ke që vetë e mbron Enverin? Ti nuk do që ta mbrosh, por e ben pa dashje.
        Ne kohen e Enverit kishte rend, qetesi dhe siguri.
        Ne kohen e Saliut dhe te Rames, ka pasiguri, thua ti. Nuk besoj se je kaq i trashe sa te thuash se qeveria e Saliut vuri rend dhe qetesi, kurse Rama e prishi.
        Megjithese, ku i dihet.

        1. joel shkodra says:

          Nen çfaredo diktature ka siguri, qetesi, por … nuk ka LIRI.

        2. Zigur Qarri says:

          Meqe kerkon te diskutosh,meqe me njeh,duhet te mbash nje nickname,qe te di se kujt ti pergjigjem,
          se ndoshta kemi diskutuar me pare.Prandaj,mbaj nje nickname qe te indetifikoj.Bajga ose debili,
          mendoj se te pershtaten,do ta kuptosh mbas 10-20 vitesh perse.

      2. Gopisti i Parkut te Mallrave says:

        Ti na rrofsh Kapter Ziguri
        per çdo dite je prezent
        edhe aty ku kercet druri
        veç ty t’kemi vigjilent

    2. Mastrues qe nuk paguan rrogat! says:

      Te ikesh dhe te harrohet edhe emri madje, sepse ti je genjeshtar, mashtrues qe nuk paguan punetoret!
      Shkaku qe thote ai vete, nuk eshte i vertete. Shikoni sa shpesh nderrohen shoferet dhe perse. Ai u mban para shofereve, para qe duhet te shkojne per te ushqyer nje goje femije. Pra ai ka bere krim me mos pagimin e pages, dhe tani na ankohet se e rrahen e do iki nga Shqiperia. Ik se ke per ta pre si do ta shtrosh kurrizin atje ku do te shkosh. Mashtrues!

  2. zambi says:

    E garantuar qe ky eshte biznesmen i futur nga Berisha, sipas nje skenari te mireorganizuar, qe te haje nje dajak dhe pastaj te deklaroje qe do largohet nga Shqiperia. Forca te errta, te brendshme dhe te jashtem, synojne te destabilizojne situaten ne vend dhe te baltosin imazhin e Shqiperise e cial ka bere progres te pamatshem nen drejtimin e Rilindjes.

    1. mirel says:

      Ti je nje cope budalla.
      E garantuar.

    2. Ai Burri says:

      O qelbesire rilindase. Nuk mund te shtoj asgje tjeter per vemje si ty pervec se te te rafte i njejti fat i zi.

    3. Zabit Broqa says:

      Paske ik per kumbulla , o vllai I Tualet palles

    4. ben says:

      Edhe mua dje mu ca goma e bicikletes
      Dhe me sa kuptova dhe hetova eshte veper e sali berishes.
      Nuk po zgjatem me hollesi se si vepron ky njeri per destabilizimin e vendit sepse ato tashme I di I madh e I vogel dhe mbi te gjitha partia.

  3. deti says:

    Tek ne disa prokurore kane qene ne sherbim te hajduteve dhe krimineleve prandaj sot ka vetgjyqesi te madhe!
    Kam 10 vjet,qe nje biznesmen me ka marre 23 mije dollare borxh dhe nuk m’i kthen,ndonese ka ne pronesi te tij ne autostrade dy super objektre te medha te dhena me qera,ku merr nga 50 mije euro ne muaj,por permbarimi nuk ka mundur t’a detyroje te shlyeje borxhin!
    Eshte denoncuar ne prokurori dy here,por nuk kane bere asgje!
    Tani cfare rruge me ka mbetur mua.qe t’i marr paret e mia?
    Mos u habitni se pse ka kaq shume krime ne Shqiperi!
    SE NUK KA SHTET!

  4. Kalec Dega says:

    Po qoke budall, me borxh pa borxh vllahu, ti qoke i zgjuar qe mban biznes ne Al Banistan. Po pse ata qe nuk investojne ne Shqypnine e Rilindur te Edscobareve, budallenj jane?
    Nisu pa lejen e spitalit dhe naten , po deshe te ardhme per te afermit, nje ore e me pare pa hyre Rama dhe Luluja ne Cader perseri.

    Ti e kupton qe maloqet nuk i ndroqi as romaku,turku, italiani apo Dulla..
    Po frika me e tmerrshme qe ligjet e shtetit gatuhen nga politikane me karriere kriminale dhe rrugacerie….

  5. Laku says:

    Zambi,qenke kokrra e byth qirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje