VIDEO: Shoferi 80 vjeçar përplas autobusin në supermarket, humbin jetën dy persona

19 Shtator 2018, 11:54Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur shoferi, 80 vjeç hipën në trotuar dhe përplas autobusin e tij në një supermarket. 

Si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm mbetën të vdekur një pasagjer 7-vjeçar dhe një këmbësor i moshuar. 

Shkaku i aksidentit ishte se shoferi Kailash Chander humbi kontrollin e autobusit kur ngatërroi pedalin e gazit me frenat dhe u përplas në një supermarket në Coventry. 

Ai kishte punuar tri javë të njëpasnjëshme, 75 orë punë, dhe kishte injoruar 24 letra paralajmëruese që duhej të bënte pushim. 

Aksidenti ndodhi më 3 tetor 2015 dhe pamjet janë publikuar nga Policia e West Midlands pasi Chander u shpall fajtor për dy akuza, për shkaktimin e vdekjes dhe drejtim të mjetit kur kishte mbushur orët e punës edhe pse kishte marrë disa paralajmërime për këtë. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje