“Ylli” i Liverpool në telashe, rrezikon pesë vjet burg!!!

19 Shtator 2018, 19:46Sport TEMA

Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, mund të përballet me pesë vite heqje lirie si pasojë e akuze për dëshmi të rremë gjatë gjyqit të Mamic.

Lovren ka qenë dëshmitar gjatë gjyqit që i është bërë ish-presidentit të Dinamo së Zagrebit, i cili u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg si pasojë e mashtrimit me evazionit fiskal.

29-vjeçari kroat Lovren është marrë në pyetje në muajin mars, ashtu si Luka Modric.

Prokurorët vërtetuan se Mamic, një nga figurat më të mëdha të futbollit kroat, bashkë me vëllezërit e tij dhe dy persona të tjerë kanë përfituar 15 milionë euro nga shitja e lojtarëve të ndryshme, duke nisur nga viti 2008, kur mori drejtimin e Dinamos, duke iu shmangur 1.6 milionë euro taksave.

Një ditë para se të jepje dënimi i tij, Mamic u arratis për në Bosnje dhe nuk do të kthehet më kurrë në Kroaci, ku menjëherë do të përfundojë në qeli.

Një nga marrëveshjet për të cilat Mamic akuzohet edhe është transferimi i Lovren te Lyon në vitin 2010, ku Mamic mori 50% të 7.5 milionë eurove që paguan francezët për qendërmbrojtësin.

Flitet se Lovren ka përfituar vetëm një shumë të majme nga ky transferim. Futbollisti nuk pagoi taksa për këtë dhe në gjykatë pohoi se nuk ishte e vërtetë. Tani që ekzistojnë provat për këtë shkelje, lojtari i Liverpool rrezikon burgun për dëshmi të rremë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje