CNN: Nëse lë Turqinë në dorë të Rusisë dhe Iranit Perëndimi mund ta paguajë shtrenjtë, ja skenarët

20 Shtator 2018, 15:12Politika TEMA

Vlera e lirës turke ka rënë me 40% përkundrejt dollarit brenda këtij viti.

Marrëdhëniet midis dy vendeve arritën në pikën më të ulët kur presidenti Amerikan dyfishoi tarifat për çelikun dhe aluminin, si përgjigje ndaj refuzimit të Turqisë për të liruar Endrju Brunsonin, një prift amerikan që mbahet në arrest shtëpie në Turqi, me akuza për terrorizëm.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deri tani i ka rezistuar presionit për të marrë masa monetare dhe fiskale, por ka zgjedhur të sulmojë SHBA-në dhe tregjet financiare.

Ai po sugjeron se ka nisur një komplot botëror për të shkatërruar arritjet politike dhe ekonomike të Turqisë.

Popullariteti i tij në Turqi ka qenë në rritje deri tani, pasi u ka mëshuar ndjenjave anti-amerikane (dhe prirjes për të besuar teoritë e komplotit) të cilat janë shumë të përhapura mes popullit turk.

Përgjigjja kokëfortë e Erdoganit ndaj krizës ekonomike të Turqisë ngjan me metodat populiste të presidentit venezuelas, Nikolas Maduro, dhe janë shumë larg qëndrimit miqësor ndaj tregjeve që ka mbajtur presidenti argjentinas, Mauricio Makri.

Ndryshe nga Argjentina, Turqia nuk duket e gatshme t’i drejtohet FMN-s për të shpëtuar krizën financiare, dhe as duket se ka nevojë të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin.

Presidenti Turk duket se ka vendosur t’i shtojë përpjekjet për të sfiduar Amerikën dhe tregjet financiare botërore, të dy kundërshtarë aspak të lehtë.

Gjasat janë që Turqia t’i humbë betejat kundër Nju Jorkut, Londrës, Singaporit e bastioneve të tjera financiare, nëse nuk deklaron armëpushim. Rënia e fuqisë së lirës turke do të përkthehej në një shkatërrim ekonomik e financiar në Turqi.

Teksa ky proces të jetë në zhvillim e sipër, Erdogani mund të humbasë mbështetje popullore, edhe atë të mbështetësve më të përkushtuar ideologjikë, gjë që do të linte pas vetëm paqëndrueshmëri politike.

Pasojat do të krijonin probleme të gjata e të ndërlikuara, të cilat mund të çojnë te kërkesat për ndërhyrjen e ushtrisë në politikë, si dhe të prodhonin probleme të mëtejshme, edhe jashtë kufijve të Turqisë.

Turqia, nga ana tjetër, mund të arrijnë në pikën që të mos e ketë më SHBA-në si një partner të qëndrueshëm e strategjik.

Kujtdo që do t’i binte radha ta drejtonte vendin, një Turqi e plagosur do ta kthente qendrën e rëndesës larg perëndimit dhe më afër Rusisë, Iranit dhe Eurazisë.

Turqia nuk do të ishte më në linjë me qëllimet e SHBA-ve dhe BE-së në Lindjen e Mesme. Si rrjedhojë, do t’i duhej të krijonte një politikë mbrojtjeje dhe sigurie më të pavarur.

Në rrethana ekstreme, Turqia do të mendonte edhe largimin nga NATO dhe mbylljen e marrëveshjes së doganave me BE-në. Asnjë skenar nuk duhet nënvlerësuar, nëse ndodh më e keqja dhe trazirat politike dhe ekonomike sjellin shkatërrim në një vend më rëndësi aq të madhe gjeopolitike sa Turqia.

Meqë pasojat do të ishin shumë të rënda, është mëse e logjikshme që perëndimi të përgatisë një pako ambicioze për të lehtësuar impaktin e cunamit financiar, në mënyrë që Turqia të mos largohet nga standardet the institucionet perëndimore.

Ambiciet e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në duhen rigjallëruar në mënyrë urgjente, që të vazhdojnë të nxiten reforma liberale. Përndryshe, Perëndimi do të paguante një çmim të madh për humbjen e një vendi të tillë si aleat.(TCH)

16 komente në “CNN: Nëse lë Turqinë në dorë të Rusisë dhe Iranit Perëndimi mund ta paguajë shtrenjtë, ja skenarët”

  1. moni says:

    …Turqia te mos largohet nga standartet dhe instutucionet Perendimore?
    Po c’standart Perendimor ka Turqia mo aman? Atje po shave « sulltanin » te iken koka.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ooo Donald, o Donald Trampi
      vari ore hejbet Tahip Erdoganit
      po dërgo ca njërs andej na Çentrale
      se ka humbur xhaxhai i Adrianit!

    2. Tradhetar dhe Trushplare says:

      Ne Fakte ne Turqi ska Denim me Vdekje osé Tortura Sic ka Ne Amerike Bitch.

  2. Albi says:

    Pallavra .Kriza Argjentinase ishte komplet e kundert me ate qe ndodh ne Turqi keto kohe . Gazetaruce leshi .Para se te beni google translate lexoni dy rreshta sa per kulture se eshte abc e ekonomise .Ne Turqi ska mungese likuiditeti si kishte ne Argjentine ku bankat skishin para cash per te likuiduar klientet . Nje pjese e madhe e kreditoreve ose pjesa dermuese si une vete kam leverdi kete kohe se kredine e kam marre me lira e tani me bie me pak te paguaj e vlera e pronave nuk ka levizur fare ndersa ne Argjentine pronat u shiten per dy lek .Problemin ketu e kan importuesit se ato duhet ta paguajne mallin qe blejne ne valute e ketu e shesin ne lira . Eksportuesit dalin me te fituarit ne kete rast por ekonomia kombetare e Turqise ka disnivel te madh ne favor te eksportit .Kryesisht tregu turk bazohet ne shitjet qe ben ne Rusi rajon e Europe ,Usa ze pak vend per shkak dhe te distances se madhe .

    1. Poli says:

      Mjaft e sperdrodhe qitapin o albi, ekonomia turke eshte me kembe argjile ku mjaftoi nje pordhe amerikane per ti prishur rehatin miliona selxhukeve. Edhe nje mase tjeter shtrenguese dhe do shikojmë liderin tend shpirteror erdon te dali para popullit per te justifikuar katastrofen me kompllote imagjinare kunder ketij shteti te “mrekullueshem dhe te” fuqishem “qe gjithë perendimi è ka zili

  3. DOKLEATI says:

    Si gjithmone ne histori Turqija do jete e sigurte ne duarte e Rusise.
    Stsmbolla do te kete emrin e vjeter Konstatinopoja.

    1. Hahahaha kokrra e tarallakut si nuk doli nje i hajrit nga qymezi i Anastasit por vetem te tredhur nga trute e kokes debila te patentuar si ky Dokleati qe ma paska IQ sa nje cumcakez o mjerim o mjerim

    2. Kelyshat e Car Llazarit says:

      Kostantinopojen Ju a morì nje Kalama bashke me nje
      21 Vjec more Trap bashke me Zognush Pashen pretendoni ta merrni tashti?

  4. Kuq e zi says:

    Analiza boshe
    Kur thua perendimi e ke fjalen per shba apo be?
    Sepse sot perendimi u ça dysh dhe gjendet ne lufte ekonomike per faj te tramp
    Ndersa turqia pervec luftes ekonomike ka dhe ate gjeostrategjike
    Nqs do kishte analize do vihej re qe be eshte me afer me turqine sesa me shba ne kete lufte tregtare
    Mos harrojme pranvera arabe u investua shume dhe ne turqi packa qe nuk funksionoi
    Akoma analistet skane dhene pergjigje kush e krijoi peanveren arabe qe shkaterroi krejt afriken e veriut dhe kush ishte perfituesi kryesor
    Turqia nuk eshte borxh ne fmn ky eshte nje problem per ata qe kontrollojne rrjedhe e politikes boterore
    Pra sot pyetja eshte e thjeshte per europen
    I leverdis nje turqi ne be apo nje turqi ne aleance me rusine dhe iranin?
    Te tjerat jane lloqe

    1. Loku says:

      Ai qe ben Aleance me Turqine ai Ka Boten ne Dore.

      1. Rusia says:

        Ka loqet ne dore bravo

  5. Mik i TFG says:

    Ti nuk je “kuq e zi” , por je gjysem heneze ….., qe vdes per nje çike Turqi , si gjithe sunitet shqiptare .

    1. Hahahaha says:

      Nuk te pelqen e verteta shurrtore e Janulles jeni mesuar me perralla e bodrumit te matufit keq e keni te “gjatin” e turkut brenda edhe sot pas 500 vjetesh ju jep Hemorragji……

  6. F. K says:

    Hajde se ti nuk je me I mire se ai , ai shurrtore greke ti hale turke

    1. Hahahaha says:

      Per “turk” me rruan [email protected] ti dhe kushdo tjeter more militant i Saliut e kam Kryqin ne Shtepi me te madhe se kaptina jote more skorrje

  7. Free says:

    Ku e kopjuat kte pacavurre …….rreziku qe turqia te dale nga hija a US eshte evident dhe Turqia eshte niseur drejt BRICS. Nese del nga NATO atehere edhte nen hijen e Rusise dhe kjo do balancoje prezencen anti US ne mesdhe dhe do izoloje floten e detit te zi te natos. Trump e ka humbur davane dhe edhte EU qe po e mban me kembe ne toke. Se shepjti EU do paraqitet de force ushtarake dhe dominimi i US mbaron. Nuk ka me mbrojtje te vendeve EU dhe detyrim financiar per US.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje