De Biasi tregon defektet e Hysajt: Duhet të përmirësohet

20 Shtator 2018, 19:39Sport TEMA

Xhani De Biazi ishte ai që i dha mundësinë Elseid Hysajt që të debutonte në radhët e kombëtares shqiptare dhe brenda pak kohësh e ktheu në një protagonist me fanellën kuqezi që në moshë të re. Por ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare mendon se Hysaj ka ende diçka për të përmirësuar në lojën e tij, siç ka shpjeguar në një intervistë për “Radio Marte”.

“Hysaj është një lojtar i cili shtyn shumë në krah, ndoshta duhet të përmirësojë krosimet në zonë dhe pasimin e fundit”, ishte këshilla e teknikut për futbollistin e përfaqësueses shqiptare i cili është kritikuar kohët e fundit se nuk ka ndihmuar shumë në fazën ofensive në radhët e Napolit dhe kombëtares shqiptare.

Por De Biazi mendon se askush nuk duhet të mendojë t’i japë këshilla Ançelotit sa i përket skuadrës. “Nuk do të kisha kurrë guximin të jepja një sugjerim për Ançelotin, ai ka gjithçka që duhet për të menaxhuar situatat që po kalon Napoli”, u shpreh De Biazi i cili gjithsesi ka një siguri për këtë sezon.

“Në Itali gjithmonë para të gjithëve mbetet Juventusi, për eksperiencë dhe cilësi të ekipit. Ka një nivel tjetër, pastaj vijnë Napoli, Roma, Inter dhe Milani, të cilat kanë të njëjtën nivel teknik”, tha De Biazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje