"Pse nuk e shemb edhe kryeministrinë ta bësh me xham?” Rama i përgjigjet ironisë: S'bëhet fjalë për shije...

20 Shtator 2018, 21:23Politika TEMA

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, është në një intervistë në “Opinion” me Blendi Fevziun, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e Teatrit dhe votimin ditën e sotme për prishjen e tij.

Pjesë nga intervista:

Jeni i vendosur për ta shembur?

Së pari nuk është lënë por është marrë kohë pasi ka pasur edhe një adresim të komisionit Europian, i qartë lidhur me faktin që nisma nuk bie ndesh me asgjë europiane, me asnjë parim, kriter, me sugjerimin që të futet elementi i ofertës për të tjerët. Edhe pse në rastin konkret, fakti që ka pasur një ligj të përcaktuar, dhe një kompani e përcaktuar nuk është diçka e re, Sllovenia ka kaluar rreth 150 ligje të posaçëm prsh.

Edhe shumica e mëparshme i ka kaluar disa ligje të posaçme. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një kompani që zotëron prona. Ajo që dua të konfirmoj është që ne do të ndërtojmë teatrin e ri kombëtar.

Pse do e shembni?

Për arsye se nuk asnjë lloj parametri për të qenë një teatër kombëtarë. Është vetëm 8 metra katrorë, 24 është skena e turbinës, e dyta ka funksionuar nën logon e teatrit kombëtarë por ka qenë jashtë standardeve për një teatër normal. Aty nuk fton dot një trupë të huaj, se nuk të ngjiten aty. Është një godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh… nuk ka asnjë lloj virtyti, historie, që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur.

Edhe kryeministria mund të bëhet më e mirë me xham, me këtë argument shembe dhe atë…

Këtu nuk bëhet fjalë për ta shembur për çështje shije… nëse do t’i referohemi atyre që ne kemi bërë në këto 5 vite për trashëgiminë kulturore, është më shumë se 25 vite të marra së bashku.

3 komente në ““Pse nuk e shemb edhe kryeministrinë ta bësh me xham?” Rama i përgjigjet ironisë: S’bëhet fjalë për shije…”

  1. Kalec Dega says:

    Langaraq milet shqyptar, sipas kokes dhe festen.

  2. Martini says:

    Per goje (llape) Edi Rames nuk ja del njeri.E meriton emrin Kryeminister.Sa mire do te ishte te qe Kryeminister per trimeri.

  3. Unquestionably believe that which you said. Your favorite justification seemed to be at the net the easiest factor
    to take into account of. I say to you, I certainly get irked even as other people think about
    issues that they plainly don’t know about. You managed
    to hit the nail upon the top and outlined out the whole thing without having side effect
    , other folks can take a signal. Will probably be again to get more.
    Thanks

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje