Pa proces dhe pa mëshirë: 75 vjet nga masakra më e madhe në Europën jugore në ishullin grek

21 Shtator 2018, 09:37Politika TEMA

Më 21 Shtator 1943 Wehrmacht-i, ushtria gjermane kreu një nga masakrat më të mëdha në Europën jugore. Në ishullin grek Kefalonia u ekzekutuan 5.200 ushtarë italiane. Ishte pika e kthesës në marrëdhëniet italiano-greke.

Ishulli grek Kefalonia në Detin Jon konsiderohet një parajsë pushimesh. Brigjet e mrekullueshëm e ujërat e bruztë tërheqin çdo vit dhjetëra mijëra turistë. Arkitektura e këtij qyteti të kujton se epokën e Venedikut nga shekulli i 13 -të deri në atë të 18-të.

Deri më sot ishulli është një përzierje e kulturës greke dhe italiane i lidhur edhe përmes një traume. Larg bregut, në një kodrinë në afërsi të Argostolit gjendet monumenti përkujtimor i njërit prej episodeve më të përgjakshme të historisë së ishullit. Në vitin 1943 ushtria gjermane, Wehrmacht-i vrau pas prishjes së aleancës mes Gjermanisë hitleriane dhe Italisë 5.200 ushtarë të divizionit “Acqui”. Masakra e Kefalonisë konsiderohet si një nga krimet më të mëdha të ushtrisë gjermanë në Europën jugore.

Clotilde Perrota presidente e “Mediterraneo”, një shoqate kulturore italiano-greke në Kefalonia thotë se fillimisht organizata organizonte koncerte e ekspozita. Por pastaj filluam të drejtojmë fokusin tek historia. “Ndërkohë kemi ngritur një muzeum të vogël. Rregullisht vijnë vizitorë për ta parë. Në vitin 2003 kishim një konferencë me pjesëmarrës dhe studiues nga Greqia, Italia dhe Gjermania”, thotë Perrotta.

Rezistencë kundër Musolinit

Pas pushtimit të Greqisë në vitin 1941 nga Italia fashiste dhe pastaj nga ushtria gjermane, Kefalonia dhe disa ishuj të Detit Jon ndodheshin nën administratën ushtarake italiane. Më 8 shtator 1943 u bë e ditur se Italia kapitulloi para fuqive aleate, duke u prishur kështu aleanca mes Hitlerit dhe Musolinit. Trupat gjermane që ndodheshin në Kefaloni u përforcuan dhe filluan marrjen e kontrollit mbi ishullin. Komandanti italian Antonio Gandin, një adhurues i flaktë i Hitlerit nuk e pa të udhës të kapitullojë, por iu bashkua trupave gjermane.

Gandini i la trupat e tij të vendosin me referendum. Por rezultati ishte negativ, ushtarët italianë ishin kundër bashkëluftimit me gjermanët, gjë që çoi në shkëmbime të ashpra zjarri me ushtrinë gjermane. Në këto luftime u vranë 1300 ushtarë italianë dhe 40 gjermanë. Nga 21 Shtatori, ushtria gjermane filloi të ekzekutojë pa proces dhe pa mëshirë drejtpërdrejt italianët që kishin filluar të dorëzoheshin. Në këtë mënyrë deri më 24 Shtator 1943 u vranë 5200 ushtarë italianë. Sipas Perrotas, vrasja e ushtarëve shënon një pikë kthese në ishullin gjerman. “Për ne rezistenca kundër Musolinit filloi nga krahu i ushtrisë.”

Edhe për banorët grekë të ishullit kapitullimi i Italisë dhe masakra që pasoi sollën përkeqësim. Nëse vitet e pushtimit nga Italia kaluan relativisht ne paqe, me ardhjen e gjermanëve situata ndryshoi. “Kur njerëzit panë se me sa gjakftohtësi gjermanët i vranë italianët u shokuan”, shpjegon Perrota. Grekët filluan të fshihnin italianët për t’i shpëtuar nga vdekja. Armiqtë e dikurshëm u bënë miq. Deri më sot marrëdhënia mes grekëve dhe italianëve paraqitet më e komplikuar, se ajo mes grekëve dhe gjermanëve.

E censuruar për turistët gjermanë

Përkthyesja Doris Wille jetoi për rreth 30 vjet në Kefalonia. Prej vitesh masakra e gjermanëve e shoqëron atë në punën e saj si përkthyese. Ndërkohë që ajo rastësisht e zbuloi masakrën në fund të viteve 90-të. “Atëherë kisha përkthyer një guidë turistike për ishullin, dhe pashë se në botimin në italisht kishte një kapitull që mungonte në variantin në gjermanisht. Kur pyeta, autorja greke më tha, se turistëve gjermanë nuk mund t’ua rrëfeje një gjë të tillë. Prandaj ajo e kishte lënë mënjanë.”

Prej kësaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra. Edhe filmi i njohur “Mandolina e Correlit” rrëfen për këtë kohë pushtimi dhe masakrën. Mes  atyre që luajtën si figurantë në film kishte njerëz që e përjetuan atë kohë. Kjo kohë i ka afruar grekët dhe italianët. “Njoh një dëshmitar të kohës, që deri më sot vizitohet nga fëmijët e një të mbijetuari.”, thotë Wille.

Ajo që harrohet në këtë histori është se edhe vuajtja e popullit grek ishte shumë e madhe. Ka pasur shumë vuajtje edhe mes grekëve, thotë përkthyesja. “Në 12 muajt e pushtimit gjerman u dogjën fshatra dhe u ekzekutuan njerëz.” Vitet e fundit janë shtuar publikimet mbi këtë pjesë të historisë së ishullit. Por në Gjermani masakra e Kefalonisë ende nuk njihet sa duhet.(DW)

21 komente në “Pa proces dhe pa mëshirë: 75 vjet nga masakra më e madhe në Europën jugore në ishullin grek”

  1. Glaukias says:

    Pse digjnin fshatra dhe ekzekutonin njerëz, nazistët ? Po tek kjo gazetë ne kemi lexuar shpesh, artikuj të shkruar nga historianët tonë të pasviteve 90, se nazistët ishin të mirë, se nuk bënin luftë, se ata kishin ardhur në Shqipëri për të ndihmuar shqiptarët, se shqiptarët bënin luftë me njeri-tjetrin, se partizanët ishin kriminela e tradhëtarë që luftuan kundët nazistëve e se ballistët ishin trima e patriotë se luftuan krah për krah me nazistët. Kë të besojmë tani ?

    1. Luftetari says:

      Dezertoret dhe tradhetaret vriten ne lufte.

  2. leka i madh says:

    Nuk vrau ushtare greke por ITALIANE…po si shkurani ??? eshte skandal si i perktheni apo shkruani artikujt..me kembe do i benit me mire

  3. Lere fare says:

    Qartesohuni o shkrues dhe autore te shkrimit!
    E filloni shkrimin me “.. 5200 ushtare greke te ekzekutuar,dhe e mbaroni me ushtare Italiane”
    A keni mundesi te beheni me te sakte se eshte me bukur?

  4. AC\DC says:

    Po rraca camo-ariane cfare beri????!!!!

    1. Janullatos arxidoglyftis says:

      Te shkerdhente gjyshen ty dhe papa turkofagosit…….

  5. Gjon Leka says:

    Shkrim plot pasaktësi e lëshime gjuhësore, si: 5200 ushtarë italiane !?sikur të ishin ushtare gra; marrëfhëniet italiano-greke?! në vend të Italo-greke. Po të vazhdosh, kush e di ç’gjen. Rrënim i asaj që na ka mbajtur gjallë si komb.

  6. ELIOT says:

    PO A KISHIN RRUGE TJETER GJERMANET ..????? JO SE ITALANET DO TE BEHESHIN ME GREKUN DHE DO T BININ NAZUSTAVE …KAM NJE HISTORIE QE MU KUJTUA ..KUR HITLERI MORRI FRANCEN ??NE PJESEN E SUD NE BORDO FRACA KISHTE NJA 10 ANIJE LUFTE MODENE PER KOHEN … DHE NAZISTAT KONTROLLONIN VETEM GJYSMENE FRANCES ..SE RANE DAKORD ME REGJIMIN E VICHIT ..NJE ISH GENERAL ….DHE CHURCHILLI THA FRANCEZEVE …. BENI NDONJE GJER PER KETE BAZE ME ANUIJE LUFTE …SE HITLERI DO TI PERVETESOJE .. DHE ME ANIJET TUJA .DO TE NA SULMOJE .. FRANCEZET HEZITUAN …NUK DININ CTE BENIN … PO TE MERRNIN OQEANIN ..NENDESTES NAZISTE DO TE SHPERTHENIN… PO TE QENDRONIN NE VEND … HITLERI DO TI MERRTE DHE I THANE CHURCHILLIT DO TE GJEJME NJE ZGJIDHJE ….. I MADHI CHRCHLL PRITI DISA ORE DHE I THA … GENRERALEVE TE ANJEVE …. KENI 2 OE PER TE BRAKTISUR ANIJET ….PERNDRYHSHE ..DI TI HEDHIM NE ERE .. DHE I COI AVIONAT BOMBARDUES .. GJENERALET FRANCEZE NUK ISHIN TE KENQUR … I THANE JEMI MIQ ..ALEATE …POR ANGLIA NUK DONTE TE RREZIKONTE QE ANIJET USHTARAKE TE ¨¨PERDORESHN NGA HITLERI .. DHE JA BOMBARDUAN.. DISA JENERALE NUK I BRAKTISEN ANIJET E TYRE ..DHE U VRANE …POR LUFTA KA RREGULLAT E VETA …. DHE GJERMANET E DINI S E INTALIANET DO TE BASHKOHESHIN GREKEVE DHE DO TI SULMONIN SE BASHKU …KESHTU QE E VETMJA RRUGE PER TE SHETUAR QE JKISHN SE TE BENIN MASAKREN .. JA E GJTHA ..NUK KISHIN RRUGE TJETER … NDERSA ENVERI KISHTE RRUGE PER TE MOS VRARE INTERNUAR DHE MASAKRUAR SHQIPTARET ..POR NDOQI RRUGEN E SKIZOFRENIT … SE DEGJONTE SERBET MIQTE E TIJE TE LUFTES … MERCI

    1. Rolo Vikingu says:

      O Eliot,
      E para je pa edukate, që shkruan me germa te medha. E dyta je idiot, por ti nuk ke si ta dish. E treta, ne trurin tend ka vend vetëm per nje gjuhe. Dy gjuhe bashkë ti nuk i flet dot, si shumë te tjere te shtreses tende.
      Tani je në procesin e oerzjerjes se gjuhes shqipe me frengjishten. Derisa ta eliminosh fare shqipen.
      Ketu ne Shqipëri ke qene kokrra e katunarit, ndersa tani qe ke vajtur ne France, kujton se je bere i zgjuar.
      O trap. Ketu ne Shqipëri ka me mijera djem e vajza që dine shume me shumë per Francen se sa ty, pa qene fare atje. Na qenke ne Normandi ti, dhe kujton se u bere nipi i Robert Guiskardit.
      Tani nuk i thua më Jug, por Sud. Pordhe e madhe. Si shumë pordhacë te tjere që kur vijne ne Shqipëri i fusin pak anglisht, italisht ose gjermanisht ne mes te fjalise qe te thone, e di ku jetoj unë apo jo?
      Por ç’te te qash me pare ty mor Eliot. Por nuk ka nevoje. Duket qe ta paska qare Enver Hoxha me oi.

    2. Lee lee says:

      Anijet francezi i mbyti vet.Ndersa te tjerat kishin ikur ne Algjer .2 kryqezoret francez vinin pasMusashit japonez dhe Bismarkut gjerman per nga teknologjia e kohes.Atehere Anglia me 40 “Lankaster”luftonte nga Flipinet e deri ne Egjipt.Po clidhje ka me vrasjen e Italianve.Po ky divizion qe qe ishte rreth kater vjet ne BS dhe 70% ishin nga Tiroli i Austris vrau rreth 175gra dhe femije per 2 dite ne fshatrat e Janines.

      1. undefined says:

        Vrau kopilat e Andollit qe u veendosen ne tokat e vjedhura te shqiptareve came te debuar e persekutuar nga Qeveria greke more zorre kalbur keshtu eshte kur hyne ne vreshte te huaj te gjene belaja

        1. Lee lee says:

          Underbytha une do jem filo grek derisa kopilat si puna jote te zhduken nga harta .Une pordhac si puna jote i ve ke rrocka per gojore.Dhe bukshkal nuk jam .Po ske si ta ndjesh se je bythqire cam qe je bukshkal dhe me shqiptaret

  7. Jo se kam ndonje simpati per gjermanet naziste .Po ju qe shkruani shqip edhe qe u vika keq per italianet fashiste.Po pak na dogjen e shkretuan italianet ne o njerez pa karakter ?Po rrobt t’jua shkerdhente gjermani atyre edhe grekeve bashke.Po vetem ne 97′ mbesa e duces o koketrashe qe ju vjen gjynah ,vrau 120 shqiptare ,shumica gra e femije me nje goditje te vetme shfarrosi pernjeher 120 shqiptare civile.Popull pa personalitet .Po mire ja ben gjermant po do te ishteme mire ti kishin shtuarasaj listes edhe nja 5 mije greke.Sepse mosmirenjohja greke edhe pabesia e tyre eshte mitike.Ishte gjermania qe i beri shtet gabelet e anadollit me ate kryqin e shemtuar qe varin ne qafe.

  8. Pellazgos says:

    Keta barbare qe cdo gje e kishin Greke deri ne “Rilindjen” Evropiane trwgon se sa borxh i kane Greqise se Lashte dhe popullit heroik Greke.
    Kur them popullit Greke them edhe “Shqipetaret” Orthodhokse te ashtuquajture Arvanitas kinder Ibrahim Pashes ne Pelopones,kunder krimeve te Ali Pashes turkoallvanosit Hamza,kunder pushtuesve te ketij kombi te Lashte.
    75% e nje populli “Pellazg” Albania dhe bota e njeh nje Pashallek myslimane qe po perpiqet te “Evropianizohet”,eshte ironikja me e madhe e historise se Ballakanit!
    Perca e sundo eshte aksioma e Barbareve.
    Mirepo nuk ngelen pas jo turqit,italianet,gjermanet por edhe sllavet qe te mbeshtetur edhe nga amerikanet dhe anglezet duan Shkupin shtet me Thesalonikin kryeqytwt.
    Ku shkuan per ca “kohe” bustet e Megas Aleksandron apo Filipos nga Gruevski?
    Epirotet ashtu sic quheshin nga Kastriotis dhe Marin Barletti jane viktime e Turkoallvanosave,cameve qe kushdo qe erdhi keta u bene nje me pushtuesit dhe thone qe Arvanitasit jane nje me myslimanet e shitur dhe te pabese.

  9. SS says:

    Keqardhje qe Adolfi nuk e coj deri ne fund ate qe kishte filluar ne ate vend qe quhet Greqi sot do te kishim qetesi ne kete Gadishull ilirik nga Hienat anadollake

    1. Lee lee says:

      O trangull Hitleri dha urdher qe ushtria greke te parakalonte bashke me trupat qe ben paraden ne Lamia dhe oficeret me kobure ne brez.Po nga ta dish.Eshte rasti i pare dhe i vetem qe ushtria e mundur parakalon me arme.Ne shenje respecti te pakten ta vesh Waffen SS qe te ndash ca gjera .Po te them fjalet e Kurt Majer kur cuan flamurin ne Akropoli.”Admirim dhe respekt ndjej.Marrim fuqi dhe zemer qe atdheun dhe kombin ta cojme ne rrugen e lavdis”.

      1. SS says:

        Shko more bole meso se cfare masakrash kane kryer trupat e Hitlerit ne Greqi pastaj na hajde e ha m…per “Parade ” more tarallak….Cmenduri me ju mercenaret e m….te jeni kaq te trashe e injorante more birbo…shko more kkkk lexo e hap syte mjaft me perrallat e sharlataneve greke o tyte…..prandaj i benin edhe Merkelit presion qevte paguente reperacionet e Luftes e ti me flet per “Parade” zullap

  10. Nemezi says:

    Divizioni Aqui, legjendar! I Perjwtshem qofte kujtimi
    Pranuan te vrireshin e mos dorezonin armet. Ju trapat qe komentoni nuk e dini se para luftes se dyte boterore, Santorini ishte pjese e m reterise Italiane. Dhe Dodekanezi. Por iu hoqen nga Konferenca e Paqes. E megjithate, mbi 5 mije kryefamiljare e krere fisesh i derguan nje referendum Ko ferences qe te qendronin nen Italine. Shkoni dhe lexoni histori, derra jo batuta filmash. E glisni per rregulla lufte ju. E po ku ta dini ju qe dhe gjermanet duhet te zvatonin Konventen e Gjeneves duke i burgosur ushtaret italiane por pa i ekzekutuar ata.

    1. Rolo Vikingu says:

      O Nemezi
      Nderime. Komenti me me vlere ketu. U hapen bythsh idiotet ketu dhe kujtuan see pics loz kombetarja gjermane futboll me italine. Na mbyten debilat. Por kur ke emrin Eliot, mund të jesh vetëm idiot.

  11. Nemezi says:

    Divizioni Aqui, legjendar! I Perjetshem qofte kujtimi
    Pranuan te vriteshin e mos dorezonin armet me turp. Ju trapat qe komentoni nuk e dini se para luftes se dyte boterore Dodekanezi me ishuj ishte pjese e Mbreterise Italiane, qe ia mori me lufte Perandorise Osmane Por iu hoqen nga Konferenca e Paqes. E megjithate, mbi 5 mije kryefamiljare e krere fisesh i derguan nje referendum Ko ferences qe te qendronin nen Italine. Shkoni dhe lexoni histori, derra jo batuta filmash. E glisni per rregulla lufte ju. E po ku ta dini ju qe dhe gjermanet duhet te zvatonin Konventen e Gjeneves duke i burgosur ushtaret italiane por pa i ekzekutuar ata.

    1. Lee lee says:

      Ke shume te drejt.Ne Rodos gjysma e rrugve kane emra italian dhe jane katolik.Dhe ne ishujt e tjere .Shume familje kane mbiemra italian.Kudo shikon lidhjen e tyre me Italin.Po ca tu thuash qe 3 divizione italiane luftonin akoma ne Rusi kur ketej behej thertore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje