Sfidat pas heqjes së vizave për Kosovën: 60% e të rinjve duan të ikin

21 Shtator 2018, 15:34Rajoni TEMA

Një sfidë e re mund ta presë Kosovën pas liberalizimit të vizave. Më shumë se gjysma e të rinjve po presin vendosjen e lëvizjes së lirë si një mundësi për t’u larguar nga vendi. Rreth 60 për qind e të rinjve kosovarë pritet ta lënë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë në vendet perëndimore.

Shifra është bërë publike gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë “Disponueshmëria e fuqisë punëtore në Kosovë”.

Siç raporton Kosovapress, kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thënë se në bazë të statistikave, papunësia në Kosovë është rreth 30 për qind, mirëpo sipas tij, në anën tjetër ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar në profile të ndryshme.

Vendosjen e lëvizjes së lirë duket se po e presin edhe punonjësit e kualifikuar.

“Nuk janë vetëm ata që janë të papunë që dëshirojnë të ikin nga Kosova, por janë të interesuar edhe ata që janë të punësuar me përvojë. Kështu që është një sfidë që do ta pres Kosovën pas liberalizimit të vizave”, ka thënë Sharon Hart, Presidente e RIT-it.

Për këtë, ajo ka propozuar që të ndiqet një strategji për të mbajtur punëtorët e kualifikuar, përmes ngritjes së pagave. (TemA TV)

4 komente në “Sfidat pas heqjes së vizave për Kosovën: 60% e të rinjve duan të ikin”

  1. babo says:

    Po u liberalizuan vizat, në Kosovë do të ngelen vetëm Hashin Thaçi dhe “Babalja” i Lulit, sepse edhe Ramushi ka për të ikur…!!!

  2. Baliu says:

    Kosova* tregim suksesi ( se paku per Banden e Zanzibarit )!!!

  3. Genti says:

    Eshte llogjike qe rina dhe popullsia vitale nga vendet e varfra te rrjdhe drej vendeve me te pasura.Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete perderisa kjo bote nuk eshte dhe s’ka per te qene e barabarte ndonjehere. Jane me miliona Italianet ,irlandezet,gjermanet,hollandezet,skandinavet etj. etj qe u dynden ne Amerke,Argjentine,Brazil ashtu si pas renies se murit u dynden polaket,rumunet,bullgaret etj drej Perendimit. Keto vale emigrimesh kane te mirat dhe te kqiat e tyre por kjo gje nuk e ndalon dot kete fenomen mbarboteror.Vendet me te zhvilluara kane uri per krah pune dhe kane oferte shume nete mire tregu,pagesash dhe niveli jetesa te cilat terheqin si me magnet punkerkues nga gjithe rajonet. Perkunder ketij fenomeni Shqiperia dhe Kosova duhet te punojne edhe me fort permes programesh terheqjeje investimesh,kualifikimi arsimor dhe profesional dhe nje lufte pa kompromis ndaj korrupsionit ne menyer qe kjo rrjedhje te pakesohet deri ne minimum pas disa vitesh. Ne kete 25 vjecar pas renies se Komunizmit emigracioni me te ardhurat e tij ka siguruar nje minimum jetik per familjet e po keshtu ka krijuar mundesine per investime ne shume fusha gje pa te cileen tranzicioni do kishte qene me te vertete i eger. Kush perdor valet emigratore ne luften politike ben vetem demagogji pasi ne nje kohe kur kufijte kane rene dhe ekonomia funksionon ne baze te kerkese-ofertes asgje nuk mund te ndaloje c’do kend te kerkoje maksimumin per pumen dhe nivelin e jeteses se tij. Dy jane gjerat qe mund ta ndalojne ose pakesojne emigracionin : mbyllja e kufijve si ne kohen e rregjimit Komunist (gje per te cilen askush nuk mund te jete dakord,ose zhvillimi i fote ekonomik qe kerkon djerse,pjerse dhe pune te palodhur nga disa breza por jo permes kultivimit te kanabisit apo basteve dhe kazinove. Naimi dikur pat shkruar -“Pune ,pune nate e dite qe te shohim pakez drite”…….Popujt qe kane ditur ta vleresojne punen ja kane pare hairin dhe “driten”.

  4. beni says:

    Në statistikat e ministris së brendshme serbe,rezultojnë me se 250.000 qytetar të Kosovës të jenë nënshtetas serbe?
    Me pashaport të Serbis ata lëvizin lirshëm në tër eu!!
    Kjo punë e liberalizimit esht një lojë për t’a len Kosovën dhe kosovarët një mënyrë zbrazje të popullsisë,dikush do të gjej një kurve për të bërë kartat,apo për t’u legalizuar si fuqi puntore për punë të rëndomta,si t’u fshij bythen europianve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje