Ndryshime radikale në sistemin e emigracionit në Itali: Ja çfarë parashikon "Dekreti Salvini"?

22 Shtator 2018, 09:59Bota TEMA

Italia ndodhet në prag të një ndryshimi radikal në sistemin e emigracionit e në të drejtën e marrjes së nënshtetësisë italiane për shtetasit e huaj.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ditën e hënë (22 shtator) do të prezantojë në Këshillin e Ministrave dekret ligjin e ri mbi Sigurinë dhe Emigracionin, i njohur si dekreti Salvini.

Ky dekret deri më tani ka shkaktuar tension brenda ekzekutivit Conte, por me sa duket ministri i Brendshëm ka mundur të bindë aleatët e tij e në orët e ardhshme Italia pritet të ketë një normativë të re ligjore në të drejtën e azilkërkuesve, emigracionit e nënshtetësisë italiane.

Pas mbylljes së porteve e largimit nga Mesdheu të anijeve të organizatave humanitare kjo është masa e dytë shtrënguese e ndërmarrë nga Ministri i brendshëm italian në politikat e emigracionit.

Për kritikët e kundërshtarët e tij politikë, një dekret i tillë sjell rrezikun e një kolapsi të brendshëm e shndërrimin e Italisë në një “shtet lager”, e me shpresën se Presidenti italian Sergio Mattarella nuk do ta firmos kurrë këtë dekret ligj.

Po cfarë parashikon “Dekreti Salvini”?

Dekreti Salvini përmban 15 nene të ndarë në 5 kapituj ku tre të parët mbulojnë normativën e emigracionit e nënshtetësisë, kapitulli i 4 ka të bëjë me dispozitat gjyqësor, ndërsa kapitulli i fundit me treguesit financiarë.

Neni i parë dhë më i kritikuar i këtij dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të vecantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të  rasteve të rënda të shfrytëzimit në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore.

Ndryshim do të ketë dhe kohëzgjatja deri në riatdhesim. i qëndrimit në kampe të emigrantëve klandestinë. Nëse deri më sot detyrimi i qëndrimit në këto kampe është 90 ditë, me dekretin Salvini afati i detyrimit të qëndrimit të tyre bëhet 180 ditë.

Sistemi i strehimit të azilkërkuesve do të reduktohet duke u limituar vetëm për refugjatët që kanë marrrë të drejën e mbrojtjes ndërkombëtare apo për emigrantët minorenë të pashoqëruar.

Të gjitha komuanve italiane do t’u hiqen fondet e sporteleve informative për emigrantët me programet përkatëse për t’i ardhur në ndihmë azilkërkuesve.

Dekreti Salvini parashikon heqjen e statusit të refugjatit për të gjitha ata emigrnatë që kryejnë vepra penale si dhunë sekesuale, prodhim e trafik droge, grabitje e dhunim të pronës private, rezistencë e dhunë ndaj forcave të rendit.

Ky dekret parashikon ndryshime dhe në normativën e së drejtës së marrjes së nënshtetësisë italiane. Për pasardhësit e emigrantëve italianë jashtë territorit të vendit, e drejta e nënshtetësisë bëhet subjekt i disa kufizimeve , gjithashtu zgjerohen kushtet e të gjithë atyre që kërkojnë nënshtetësi italiane për motive martese apo për vendbanim.

Sipas ministrit të Brendshëm italian, aplikimi i këtyre normave të reja në sistemin e emigracionit do t’i sjell shtetit italian një kursim prej 1.5 miliardë euro.(oranews)

8 komente në “Ndryshime radikale në sistemin e emigracionit në Itali: Ja çfarë parashikon “Dekreti Salvini”?”

  1. Nuk kam te drejte te jap mendim per kete dekret te z.salvini,por dicka duhet bere,kriminelet,hajdutet,perdhunuesit,vrasesit duhet te shporren me dhune,keta emigrante sidomos afrikane te ngrihen me force ndaj qeverive te tyre,ne pergjithesi keta njerez nuk i lidh asgje me ne evropiane.evropa duhet te jete e evropianeve.

    1. Aleksander says:

      Italia degli italiani,fuori gli albanesi rumeni e africani ! Deutchland fur die deutchen, auslander raus ! Shqiperia e shqiptareve,vdekje …etj etj kete po thua o mitro !? Europa e pasluftes me kete mireqenie e zhvillim, u ideua dhe u ndertua pikerisht mbi germadhat e pasojave te ketyre ideve,ne kundershtim te plote me drteshkurtesine dhe rreziqet e medha qe burojne nga keto. Me sa duket, njerezit harrojne pas njefare kohe .Injorojne vuajtjet ,vdekjet e miliona qenive njerezore te brezave paraardhes.Mentaliteti i perjashtimit,vecimit,mbylljes,eshte vecse fillimi i se keqes qe mbuloi boten ne luften e 2-te,e ndau Europen ne dy kampe pas lufte .Inegrimi, solidariteti e gjitheperfshirja eshte alternativa e vetme. Te ndertosh ura sigurisht qe eshte me e veshtire se te ngresh mure .Kete mund ta kuptojne vetem njerezit mendje dhe zemerhapur,nuk eshte gjelle per tru e zemertkurrurit qe shok e mik kane vetem ata te se njejtes specie.Trump Orban Salvini Le pen etj etj…

      1. WEB says:

        Komenti yt eshte per cmim nobel per paqen, te paktën 10 vite me pare kur bota, gazetat, social network, kanale televisive censuronin te gjithë ata qe tregonin te paberat e emigracionit e botes se trete ne europe o Alexander,,,, por tashme kesaj tragji – komedie i ka rene maska ma kohe dhe ty mund te te klasifikoje veten tek kategoria e enderrimtareve. Eshte kollaj apo me mire ishte, te mbash nje popull me friken e fashizmit dhe te nxjerresh ligje kunder fashizmit dhe ne njejten kohe toleron forma te tjera fashizmi kjo per hir te multietnicitetit apo te bashkejetuarit me njerëz qe europes pervecse ndihmes sociale nuk I shikojnë gje tjeter . Liderat medioker te europes si salvini apo orban e kane kuptuar me kohe, halli jane lideret e tjere radikal – chick, kravatat e brukselit dhe globalistet qen nen parrullen “bar do hame por parimet nuk i shkelim e kane kthyer europen ne nje nga vendet e te pasigurta per jeten

  2. Ai says:

    Mesoni drejtshkrimin o analfabete. Nuk vihet pikepyetje ne fund te nje fjalie afermative. O idiote gazetad te shkrete

  3. saw says:

    salvini e ka me italjont, se ata vrasin, presin, perdhunojn, shperndajn droge, nga janari i 2017 deri tani italjont kan vrar 260 gra, kan hyr ne histori per vrasjen e grave, edhe ja kan fajin emigrantet, salvino harron se cfar ben drangeta, camorra, e tjer e tjer, salvini ne vend qe te lufotje mafian rri e merret me njerez fukarenj qe i robtohen duke ounuar nga mjesi ne darke, por me mafian nuk meret dot sepse esht mafia vete, olus ka rdhe 49 milion euro per ti dhen shtetit italian ai palaco burre.

  4. Vertetoj says:

    ” mitro karapataqi”
    Vendi yt eshte ne naziskan.Do formohet se shpejti…do jeni te gjithe me rroba te bardha dhe me fytyre te mbuluar.
    Bluzat e bardha tju kujtojne doktoret psiqiater dhe fytyra e mbuluar mesjseten.
    Kaq me ty,se me shume nuk kupton.
    Persa i perket ligjit…me kujton fjalimin e Skenderbut
    ” Lirine nuk ua solla une e gjeta ketu mes jush”.
    Edhe emigratet,kurvellekun,korrupsionin,krimet,vjedhjet e çdo gje tjeter e gjeten ne itali.
    Le te pastrojne veten jevgjit pastaj te kerkojne me tej.

  5. jon says:

    E vertetove vete se njerez si ty kane humbur cdo shprese shpetimi. Si arrite deri aty,ti quash Italianet Jevgjite dhe nga ana tjeter mendon se objektive? Po tjetera. Si arrite ti lidhesh shprehjen e Skenderbeut me opinionin tend? Vetem injoranca jote publike di si ti bashkoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje