Parlamenti shëtitës i opozitës, u bë gazi botës

22 Shtator 2018, 12:58Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Parlamenti “Shëtitës” i opozitës, është bërë gazi i botës. Sorrollatjet lart e poshtë, sa në një qytet në tjetrin, “ledhatimet” dhe “përkëdhelitë” duket se nuk u shkojnë pasanikëve të një opozite e cila edhe pse u votua nga një pjesë e shqiptarëve, deri sot e ka treguar vehten të pazotë, të paditur, të paaftë në misionin e saj politik.

Edhe vajtja e “Parlamentit Shëtitës” në Vlorë (që të kujton cirkun shëtitës) dhe jo në sallën e Kuvendit ku trajtohen dhe rrihen problemet dhe miratohen ligjet aq të rëndësishme për vendin dhe shqiptarët, ishte show e rradhës e kryetarit Lulzim Basha dhe pasanikëve të tij, që vuajnë mungesën e pushtetit, dhe asgjë tjetër.

Duke mbledhur rreth vehtes “aleatë me peshë” siç është afruar së fundi edhe Idrizi i PDIU, duket se kjo opozitë po bëhet gazi botës, dhe kjo mjafton ti dëgjosh tek hedhin “lotin e krokodilit” për Teatrin Kombetar (të cilin Lulzimi kur ishte kryetar bashkie paska dashur ta privatizojë) apo kur akuzojnë dhe denoncojnë me fakte babalesh, kolegët e tyre deputetë dhe ministrat. Parlamenti Shëtitës, janë bërë gazi i botës, tek i shikon të sorrollaten qytet më qytet dhe salla hotelesh , tek mbledhin “antikomunistë dhe demokratë” në rrethe, dhe u tregojnë atyre përralla nga e kaluara. Janë bërë gazi botës, tek i dëgjon të sqarojnë në media, “Vettingu-n në politikë” axhamitë e një partie, e cila ka 6 vjet që nuk prodhon asnjë gram politikë, por merret me skenare, lojra dhe histori fjalësh.

“Shteti ka rënë, jemi në emergjencë kombëtare”- deklaroi nga Vlora Lulzim Basha. Por edhe sikur të ishte e vërtetë, vetëm se e thua ti zoti Basha, asnjë shqiptar nuk arrin ta besojë. Por dhe sikur të ishte e vërtetë, cila është zgjidhja sipas teje zoti Basha, ndërrim pushteti ?

Jo, shqiptarët nuk mund ti besojnë Parlamentit Shëtitës, shqiptarët nuk mund ti besojnë një opozite e cila është e rrudhur, e paaftë, e pabesueshme, që herë largon dhe herë afron partiçka , që sapo rrëmbejnë ndonjë gjë nga pushteti dhe qeverisja, hop hidhen në krahët e tua, me shpresën se “do të kemi ndonjë shans me Lulzimin”. Shqiptarët nuk mund ti besojnë Parlamentit Shëtitës, që ka braktisur sallën e Kuvendit , që ka braktisur hallet dhe problemet e elektoratit, e sorrollatet sallave të hoteleve, nga një qytet në tjetrin, për të bërë opozitën.

Shqiptarët nuk mund ti besojnë Parlamentit Shëtitës, që çdo të enjten nga sallat e hoteleve në rrethe, njëherë ngre problemin e “krimit të lidhur me pushtetin”, njëherë ngre problemin e “korrupsionit që ka mbërthyer shtetin, njëherë “mbron Teatrin dhe artistët”, dhe pastaj kur dalin nga arkivat faktet e reja, hesht dhe merret me tezën e re “shteti ka rënë, jemi në emergjencë kombetare”. Jo zoti Basha, shteti është në këmbë, po ju fton çdo ditë ju të Parlamentit Shëtitës për bashkëpunim institucional, po ju fton ju çdo ditë për të kontribuar në reformat e thella në organet e drejtësisë, po ju fton ju çdo ditë të jeni pjesë aktive e reformimit të institucioneve, pasi qershori i 2019 vjen shpejt, por ju doni pushtetin dhe asgjë tjetër.

Ju thjesht jeni kthyer në Parlement Shëtitës, dhe nuk po pushoni së njollosuri asnjë që u del kundër, si brënda ashtu edhe jashtë partisë, madje nuk kurseni edhe mediat. Ju jeni kthyer thjesht në sehirxhinj, dhe kënaqeni kur deklaroni se “krimi po mbyt Vlorën, krimi po mbyt Shkodrën”, por nuk shpjegoni se përse mijëra armë gjenden akoma edhe sot e kësaj dite në duart e shqiptarëve, kush është shkaktari, kush e shkatërroi shtetin nga themelet 20 e ca vjet më parë, dhe sa përgjegjsi ka opozita e sotme?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve nxjerrin edhe fajtorët e kësaj situate, e këtyre pasojave që shqiptarët po vuajnë edhe sot e kësaj dite. Shpifjet dhe shpikjet nuk të sjellin dhe nuk të japin pushtet, sido që të rrotullohesh, sido që të veprosh, qoftë edhe kur braktis sallën e Kuvendit, apo kur sulmon cilindo që

përballet me fakte për të hedhur poshtë akuzat e rreme. Parlamenti Shëtitës, ishte shpikja më e fundit në kohë krize, e një opozite që pasi ka qenë për vite me rradhë në pushtet, nuk arrin të mësohet me faktin se atë e ka humbur me votë atë, dhe jo me dhunë. Por e keqja më e madhe është se me mentalitetin e “Asgjësë” Parlamenti Shëtitës, po kultivon edhe të rinjtë e kësaj opozite, duke i kthyer ata në parazitë bulevardesh, dhe që nesër do të jenë “asgjëja e partisë” dhe vazhdimi i mohimit të demokracisë.

9 komente në “Parlamenti shëtitës i opozitës, u bë gazi botës”

  1. fundurinat says:

    le te shetisin, te bejne qef, te gezojne jeten e tyre se station i fundit shetites do te jet Rechi, e sigurt.

  2. Epo kjo pune says:

    emergjence esthe por eshte per plehrat qe e kane bere PD nga parti shprese ne pdh… si more nuk dolen ca dinjitoze ne gjithe ate parti te madhe te largonin keta gjymtyrymet dhe vendi te kete nje opozite reale dinjitoze dhe te shohim rotacion normal te pushtetit pastaj!!!! Se pastaj dhe kokat e PS do djersitin tamam ta meritojne partine e qeverisjen.

  3. Alban Dega says:

    PO SA TE TRASHE PASKAN QENE MORE ZOT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vodhen, vrane, placktiten, rrenuan sa deshen e si deshen per 13 vjet e tani orvaten me cdo mjet e me cdo menyre te mbrojne edhe mallin, edhe parate edhe pasurite e vjedhura nje populli e shteti te tere !
    Cfare i dine shqiptaret keta hajna me cizme e vrases serial me plumba e vrases me fjale !
    A mund te bejne vetingun e politikes politikanet me kryekriminele qe ka pase ndonjehere Shqiperia !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se ti vendosish ujqerit te ruajne melcite !
    Paskan menduar te marret pa marre se do te rrine perjete ne pushtet dhe se do te gezojne pa kufoma ne kohe e ne hapesire djersen e gjakun, parate e pasurite e vjedhura popullit te vet e Shqiperise!
    Po sa te trashe paskan qene more Zot !
    Mos te harrojne se heret ose vone haka shkon gjithnje tek i Zoti, tek pronari i ligjshem, tek populli !
    Shkon e i merr jeten ne moshen 57 vjecare, ne lulen e krijimtarise kryerevolucionarit te Botes se sotme Stiv Jobs e jo ketyre politohorave tane !
    Nuk kane thene kot greket e lashte se edhe Zoti gabon !
    Ishalla nxjerrin mesim edhe keta te sotmit si ne Tirane, ne Prishtine, ne Tetove, ne Ulqin…. para se te jete shume vone !
    Ne mos popullit, ligjit… ti tuten Zotit bile se harami nuk ka nxjerr ne drite asnjeri deri sot !

  4. Alban Dega says:

    Pak e Sak

    NDAL TURIZMIT POLITIK ME PARATE E SHQIPTAREVE !

    – Kane vjedhur boll per te vjedhur perseri

    – Te veproje menjehere rregullorja e Kuvendit te Shqiperise dhe jo ajo e Kuvendit te Vicidolit !

    – Askush , as Saliqi nuk eshte mbi ligjin !

    Tu nderpritet menjehere paga dhe sherbimet e paguara me taksat e popullit per braktisje te Kuvendit dhe Turizem politik me harxhimet e shqiptareve !
    Populli u ka dhene voten per ti perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise jo ne Kuvendin e Vicidolit, Shkodres, Durresit, Vlores …
    Tani do ta kete rradhen, Jala, Dardha apo Ksamili !
    Perderisa nuk ekziston nje Shqiperi paralele, nuk mund te kete as nje Kuvend paralel te saj !
    Shqiptaret e kane votuar ata ti perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise e jo ne Kuvendin e Vicidolit !
    Edhe nese jane paguar deri tani per nje detyre qe po shperdorojne atehere tu merren mbrapa cdo qindarke e shperdoruar dhe tu nderpritet cdo pagese e metejshme !
    Menjehere e pa medyshje !
    Askush nuk eshte mbi rregullat dhe ligjet e shtetit dhe vullnetin e popullit !

  5. Alban Dega says:

    Pak e Sak

    NDAL TURIZMIT POLITIK ME PARATE E SHQIPTAREVE !

    – Kane vjedhur boll per te vjedhur perseri

    – Te veproje menjehere rregullorja e Kuvendit te Shqiperise dhe jo ajo e Kuvendit te Vicidolit !

    – Askush , as Saliqi nuk eshte mbi ligjin !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tu nderpritet menjehere paga dhe sherbimet e paguara me taksat e popullit per braktisje te Kuvendit dhe Turizem politik me harxhimet e shqiptareve !
    Populli u ka dhene voten per ti perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise jo ne Kuvendin e Vicidolit, Shkodres, Durresit, Vlores …
    Tani do ta kete rradhen, Jala, Dardha apo Ksamili !
    Perderisa nuk ekziston nje Shqiperi paralele, nuk mund te kete as nje Kuvend paralel te saj !
    Shqiptaret e kane votuar ata ti perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise e jo ne Kuvendin e Vicidolit !
    Edhe nese jane paguar deri tani per nje detyre qe po shperdorojne atehere tu merren mbrapa cdo qindarke e shperdoruar dhe tu nderpritet cdo pagese e metejshme !
    Menjehere e pa medyshje !
    Askush nuk eshte mbi rregullat dhe ligjet e shtetit dhe vullnetin e popullit !

  6. tamam vallahi, parlament turpit shko sa ne durres, elbason, vlore, e kudo, si legena. bashke me balliun dhe murrizin nje mediokerr

  7. po ku quhen parlamentare ata mo
    ata jane dru me pre…

  8. nardi says:

    Kush merr mungese ne pune nuk duhet te paguhet, dhe nese perseritet shpesh duhet te pushohet nga puna.

    Si e marrin rrogen keta deputete?
    Kush i shenon ditet e punes?
    Kush i paguan?
    Edhe per sa kohe do ta len vendin e punes bosh?
    KUSH I FUTI NE PUNE KETA???

    Perse nuk cohet ky popull, ti kapi prej veshi o me shqelma nje e nga nje e ti mbylli ne parlament?
    C’fare pret ky popull nga keta ciliminj te llastuar qe i ka perkedhelur per 30-vjet rresht?

  9. o Turo, e moret vesht ??
    vjerri Oerd Bilikbashit e nxorri nje hallexhi nga banesa ne Durres.
    fytyre me te poshter nuk ka pare rrota e historise ne Durres.
    hajd se do ta marrin vesht ne zgjedhje funderrinat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje