“Super Sport” dhe Armando Duka merr në mbrojtje Armir Grimën për trukimet: A ka frikë presidenti i FSHF-së, se mos i del edhe atij emri

22 Shtator 2018, 17:03Sport TEMA

“Super Sport” ka marrë në mënyrë befasuese në mbrojtje ish-drejtuesin e Vallznisë dhe trajnerin e Kombëtares së femrave, Armir Grimën.

Edhe pse Prokuroria dhe policia thonë se kanë prova që e përfshijnë Grimën në trukime ndeshjesh, sipas platformës ku është aksioner Armand Duka, kjo gjë nuk është e vërtetë dhe Grimën e ka marrë më qafë një telefonatë.

“Në operacionin “Oaz” në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër Policia e Shtetit, arrestoi edhe trajnerin e kombëtares së femrave Armir Grima, madje në media të ndryshme po shkruhet se Grima është arrestuar pasi së bashku me bandën kriminale “Bajri” është përfshirë në trukimin e ndeshjeve, por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Arrestimi i ish portierit të Vllaznisë nuk ka të bëjë aspak me trukime ndeshjesh dhe me organizmin e llotarive sportive të palejuara, pasi këto akuza janë të gjitha në adresë të familjes “Bajri” që njihet për aktivitetet e saj kriminale. Supersport nëpërmjet burimeve të saja ka mësuar si qëndron e vërteta me Grimën dhe kërkon të sqarojë të gjithë opionin sportiv në vend.

44-vjeçari shkodran është një i pafajshëm që është lidhur padrejtësisht me një krim të tillë. Ajo çfarë e lidh Grimën me këtë çështje është se kohë më parë, trajneri i kombëtares së femrave ka marrë një telefonatë nga antarë të familjes “Bajri” të cilët e kanë kontaktuar Grimën për të marrë informacione lidhur me skuadrën e Tërbunit tek e cila në atë periudhë luanin shumë lojtarë shkodranë dhe futbollistë të dalë nga akedemia e Vllaznisë të cilët Grima i njihte.

Por në atë periudhë telefonat e familjes “Bajri” përgjoheshin nga Policia dhe kjo është arsyeja që Grima është përfshirë padashur në këtë ngjarje.

Grima i ka dhënë aq informacion sa ka patur lidhur me lojtarët e Tërbunit familjes Bajri e cila më pas i ka përdorur këto informacione për t’u bërë presion këtyre të fundit që ti linin ndeshjen Vllaznisë  që në atë periudhë kishte nevojë për pikë për të evituar rënien dhe përballë kishte pikërisht Tërbunin e Pukës.

Kjo është arsyeja e përfshirjes së Grimës në bandën kriminale “Bajri”, por duhet theksuar se trajneri i kombëtares së femrave nuk ka lidhje me organizimin e llotarive sportive të palejuara dhe me aq më tepër me trukimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar”, shkruan “Super Sport”.

Ajo që ngre pikëpyetje, është fakti se nga e zbuloi “Super Sport” këtë telefonatë dhe pse e mori në mbrojtje Grimën, sapo ai u arrestua, ndërkohë që faktet e deritanishme flasin qartë për përfshirjen e tij në trukime.

Ndoshta Armand Duka ka frikë se mund të përmendet edhe emri i tij, për shkak se Grima ka qenë vartës i tij dhe për më tepër vitin që vitin që Vllaznia luftonte për të mos rënë nga kategoria, kur dhe dyshohet se Grima trukonte ndeshjet e ekipit shkodran, u përfol se ishte pikërisht FSHF ajo që dirigjonte paracaktimin e ndeshjeve për ekipet që luftonin për të mos rënë.(TemA)

5 komente në ““Super Sport” dhe Armando Duka merr në mbrojtje Armir Grimën për trukimet: A ka frikë presidenti i FSHF-së, se mos i del edhe atij emri”

  1. Zigur Q(K)arri says:

    Po kete e vendos gjykata eshte i pafajshem apo jo,ci duhet Supersportit qe ben deklarata pa u dhene vendimi .

  2. njaci says:

    E tmershme kur mbroben banditet, kete e nje gjith Shkodra…..

  3. aldo says:

    Kush e njeh Grimen ne Shkoder e njeh per njeri me moral por po behet show duke arrestuar te pafajshem dhe kur te lirohen keto te lirohen edhe kriminelat e tjere

  4. OPGJ says:

    Ne Shqiperi nuk ka prokurori gjykate per te cuar ne burg per krime te renda si p sh vrasje qe ndodhin hapur ne zemer.te shtetit diten me diell e jo te kete per bastet kriminale sportive qe luhen miliarda leke.te njerzve.Pse tani.e mesoi edhe media me nje sy qe mbreti i basteve shit bletjes se ndeshjeve tek ne eshte Armando Duka.Ky brez i.shqiptareve do te vdese debil e budalla por ishalla shpetojne niperit e mbesat nga ky fat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje