FOTOT/ “Gara me çiklistë”, bllokohen qindra automjete në Pogradec, qytetarët të irrituar: Nuk jemi informuar

23 Shtator 2018, 11:34Politika TEMA
FOTOT/ “Gara me çiklistë”, bllokohen qindra automjete

Aksi rrugor Lin-Pogradec është mbyllur papritur, pasi në këtë rrugë do të zhvillohet një garë me çiklistë. 

Kjo ka bërë që në hyrje të Pogradecit të jenë bllokuar qindra automjete të cilat ishin nisur drejt qyteteve juglindore. 

Nga raportimit nga vendin e ngjarjes mësohet se bllokimi i rrugës është bërë pa asnjë njoftim nga autoritetet përkatëse dhe ka bërë që qindra qytetarë të irritohen pasi janë gjetur të pa përgatitur nga bllokimi i rrugës. 

Mësohet se vargu i makinave të bllokuara fillon nga Përrenjasi deri në Lin.

Qytetarët të irrituar shprehen se kanë mbi një orë të mbetur në trafik dhe se nuk janë informuar për garën që do të mbahej aty. 

Ky aks rrugor gjatë ditëve të shtuna dhe të diela është shumë i frekuentuar nga qytetarët që zgjedhin freskinë e liqenit të Progradecit ose bukuritë e Korçës për të kaluan fundjavën.  (TemA)

1 komente në “FOTOT/ “Gara me çiklistë”, bllokohen qindra automjete në Pogradec, qytetarët të irrituar: Nuk jemi informuar”

  1. Udhetari says:

    Bashkiaku i qytetit dhe shefi i policise rrugore jane pergjegjesit kryesor dhe duhet te procedohen penalisht per kaosin e krijuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje