FOTOT/ Kontroll blic në burgje: Gjenden 27 thika, 17 celularë e 135 doza drogë. Procedohen 13 shtetas

23 Shtator 2018, 14:16Kronika TEMA
FOTOT/ Kontroll blic në burgje: Gjenden 27 thika, 17 celularë e 135

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka zhvilluar një aksion blic të shtrirë në harkun kohor të tre javëve, falë të cilit ka mundur të kalojë në filtrin e kontrollit, jo vetëm të dënuarit, por edhe policët e familjarët e të dënuarve.

Nga kontrollet e rrufeshme të dënuarve u janë gjetur telefona celularë, mjete prerëse të improvizara dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash.

Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.

1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë që është ndërmarrë në sistemin penitenciar në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardeve të këtij sistemi. Inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive. (TemA)

3 komente në “FOTOT/ Kontroll blic në burgje: Gjenden 27 thika, 17 celularë e 135 doza drogë. Procedohen 13 shtetas”

  1. Komentuesi says:

    Si nuk nxun njehere keta policet e burgjeve,por gjithmon me skandale.Dihe qe jane te ndaluar me ligj futja e sendeve,si thika,celular,droge etj ne burg,pse i lejon policia e sherbimit? Sa pak siguri.Sa pak kujdesje.Sa pak pergjegjesi.Sa pak profesionalizem.

  2. Jimi says:

    Per shkelje te tilla mos u lodhni kote te denoni policin! Shthurja e disiplines ne pune eshte pergjegjesi direkte e drejtorit te burgut, dhe o mban ai pergjegjesi, o askush tjeter!

  3. ali says:

    Shefat i futin vete sendet e ndaluara si kllouni Ferdinant ne Lezhe i cili gjen perkrahje nga lidhjet me interes me deputetet e te gjitha ngjyrave sipas pushtetit, qe me cdo drejtor e fut ne kllape dhe flet ne emer te pushtetit ne fuqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje