Për prokurorët që po rezistojnë të jenë prokurorë!

23 Shtator 2018, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeprokurorja Arta Marku është përballur jo thjeshtë me dhjetë prokurorë që refuzojnë të marrin në dorë dosjen “Shullazi”, por me fenomenin më gërryes të autoritetit të drejtësisë shqiptare. 

Nëse ka pasur një problem real autoriteti i organit të hetimit në Shqipëri, ishte pikërisht përpjekja për të shmangur përballjen me dosje problematike, të cilat më së shumti janë politizuar dhe janë ngritur mite të rreme rreth tyre.

Unë nuk besoj se gjithë prokurorët që refuzuan kishin ndonjë problem me dosjen apo personin nën hetim, por ata kanë problem me traditën e Prokurorisë shqiptare, e cila nuk mërzitet kurrë që nuk i çon hetimet deri në fund për asgjë.

Adriatik Llalla u bë i famshëm me paralajmërimet që bënte dikur nga fillimi i pushimeve se do arrestonte njerëz në shtator, dhe iku nga ai institucion, duke mos prekur asgjë me dorë.

Mos prekja asgjë me dorë është në një farë mënyre “institucion” brenda institucionit, në Prokurori dhe është pikërisht fenomeni me të cilin u përball Arta Marku këtë javë.

Sulmet ndaj saj, përveçse nuk kanë asnjë argument, burojnë nga fakti pse ajo po ja del të përballet me problemet, dhe jo pse ajo ka ndonjë dështim.

Shembull tipik është sjellja me dosjen “Tahiri”, për të cilin natyrshëm njerëzit e opozitës dhe shtypi i saj janë të shqetësuar se mos del bllof. Në fakt ajo është dosje që e ka prodhuar politika dhe jo prokuroria. As kur Tahiri u akuzua dhe as sot pas një viti, ne ende nuk kemi asnjë fakt juridik kundër tij. Dhe zhurma që u bë rreth ekstradimit të një të arrestuari për llogari të drejtësisë italiane, rezultoi flluskë, pasi ai ndërkohë u la i lirë dhe në Itali.

Në këtë pikë, ata që mendojnë se largimi i Hajdarmataj apo dikujt tjetër nga një zyrë në tjetrën, një vit pas dosjes “Tahiri”, bëhet për të dështuar hetimi i dosjes, në fakt duhet thënë se bëhet për t’u shpëtuar fytyrën që nuk zbuluan asgjë për dosjen. Biles po ka shkak që duhen pushuar nga puna, është zbrazëtia e dosjes “Tahiri”.

Për një vit, prokurori Hajdarmataj ka pas mjaft kohë të shtonte qoftë dhe një faqe nga ato që ka lexuar Sali Berisha kundër Tahirit. Por në fakt nuk ka asgjë të re përveçse përdorimit të dosjes “Tahiri” si mburojë për veten e vet, sa herë i ndodh ndonjë hall, sa herë i zbulohet që ka mbrojtur një trafikant kokaine, apo që është i përdorur politikisht.

Edhe në këtë rast, si shumë prokurorë të tjerë, ai vuan pikërisht nga të mos bërit asgjë. Me aq bujë sa e nisi çështjen “Tahiri”, besohej se jo pas një viti apo pas disa javësh, ai do t’ia mbushte dosjen me fakte. Në fakt pas një viti ai më shumë e ka zbrazur dosjen dhe po përpiqet ta përdorë Saimir Tahirin si “badigard” për problemet e veta.

Në këtë pikë sulmet ndaj Arta Markut janë dhe qesharake, pasi deri më sot akuzon Saimir Tahirin si të lidhur me Shullazin dhe ajo po ndëshkon prokurorët pse nuk hetojnë Shullazin. Biles unë po të isha në vend të saj do t’i shtoja dhe një arsye më shumë, pikërisht për dosjen “Tahiri”. Do t’i kisha transferuar ose pushuar  edhe pse nuk arrijnë të hetojnë dhe provojnë asgjë për atë që nisën me bujë një vit më parë kundër Saimir Tahirit.

Pra ata po ikin ose si prokurorë të paaftë ose si prokurorë të përdorur politikisht për propagandë. Le të zgjedhin kë të duan si fat të tyre, pasi i kanë rezistuar gjatë detyrimit për të qenë prokurorë.

 

13 komente në “Për prokurorët që po rezistojnë të jenë prokurorë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Me habit se si shteti shqiptar ka perfunduar me keta prokurore te konsumuar, te politizuar, te korruptuar. C’fare e ben me komike c’eshtjen eshte se ata ne vend te fokusohen te bejne punen, merren me shefen e tyre se ku prezumojn qe shkeli ligjin.. Paguhen nga shteti dhe refuzojne te bejne punen a thua ti punojn ne privat.. I them Arta Markut qe te bej hiring (punesoj) 20-30 vajza e djem te rinj qe kane mbaruar juridikun dhe ti kerkoj Parlamentit nje rritje te buxhetit. Jo muajin qe vjen, por javes qe vjen. Ore s’kemi djem e vajza te reja qe kemi ngel me keta pallosha ?!?! Kaq bosh ka ngelur Prokuroria per gjak te ri ?!?! Ka ardhur koha per nje transformim te Prokurorise. Per kete Shullazin le te behen 5 prokurora aty ne salle per nje ceshtje. Nuk eshte kundra ligjit perfaqesimi.. Po p’se nje Shullaz e mbaka peng nje Prokurori, nje ndertese, nje sistem ?!?! Jo nje por njeqind te ishin, Prokuroria eshte populli.. Ti po kercenove prokurorin, zere sikur kercenove popullin.. C’fare jane keto kercenime nga ky lapanjoz ?!?! Me ke po flet ky ?!?! Shtoi vitet e denimit per kercenimet qe ben.. Ka ardhur koha qe mbiemrave tu fiket miti..

    1. Komentuesi says:

      Mire e ke o QYTETARI OPTIMIST,por ja qe Saliu sa ishte gjalle ne pushtet,beri ligjet qe te rinjet nuk kane tagrin te emrohen pa patur 15 vjete ne profesion.Opozita,qellimisht sabotoi para pak javesh shkollen e magjistratures,me qellim qe te mos zevendesohen ata qe perjashton vetingu.Djalli Sali,punon gjithmon mbrapesht,dhe kurre nga e mbara,se eshte biri i djallit.Arta Marku,deri sot ka punuar mire,por duhet te kete me shume guxim,te mos kete frike nga çirrjet histerike te Bashes,Berishes,Alibeut etj.se ka ne mbeshtetje popullin e gjere.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Komentus, ke te drejte, por atij 15 vjet (requirement) futi nje amandament 2-3 vjecar per juristet qe kane kaluar mesataren normale (above avarage) dhe ec plako..

    2. Paemer says:

      I nderuar Qytetar Optimist. Ky vend ka aktualisht 16 te rinj dhe te reja te diplomuar nga Shkolla e Magjistratures, ( 10 gjyqtare dhe 6 prokurore) te cilet jo vetem nuk po i emerojne po as nuk po i tratojne financiarisht ashtu sic ju takon me ligj, por kane mbetur peng i kesaj politike mjerane dhe te korruptuar edhe pse nuk ju detyrohen asgje atyre. Une jam nje prej tyre dhe me besoni se mezi prisnim momentim te diplomoheshim dhe ti sherbenim sistemit te drejtesise ne çdo cep te Shqiperise. Pavaresisht se aktualisht jane mbi 50 vende bosh ne sistemin e drejtesise, politikane te korruptuar dhe persona te lidhur me ts brenda sistemit po bejne gjithçka qe te rinj si ne mos te futem ne sistem, pasi rrezikojne seriozisht pozitat e tyre. Keta njerez kane aftesine te dekurajojne çdo kend dhe te te bejne seriozisht te pendohesh qw me aq sakrifica kemi studiuar dhe kemi qendruar ne kete vend.

  2. Iliri nga Gjermania says:

    Zoti Baze. Keta Prokurore dhe Gjykates me kursin e Plepave, nuk e kane mesuar se si te sillen ne Institucionin e Drejtesise.
    Kujtojne se jane duke punuar Roje qe nuk bejne gje dhe sillen si Gangstera ne Institucion.
    Te sillesh keshtu si sillen keta ne Shtetet Perendimore, jo vetem qe i pushojne nga puna por dhe i denojne.

  3. rroku says:

    Analize e shkelqyer….. Mero je njish.

  4. kasem gahinji says:

    dakord me shkrimin.zonja arta marku,qe meriton fjalen zonje.nuk ka asnje shkele.komandimi per nje kohe te caktuar eshte kometence e saj.prokuroret ,edhe pse ne kete gjendje te tmerreshme frike,paaftesie po kopromentimi ndihen te perkedhelur.nuk mund tu komandokan ‘pa pelqimin e tyre”.po kur punojne keq,ne kushte tranzicioni,,kur kompetencat jane,pse hidhen perpjete?refuzojne te angazhohen ne detyra,te komandohen?po pse,te perjetshem jane ata ne nje karrike?i therret shefja ne mbledhje dhe refuzojne te shkojne pa uinformuar per rendin edites.kjo eshte cthurje totale,aq me teper kur shoqerohen me fyerje,kercenime,sharje.minimumi per ta eshte perjashtimi nga sistemi.jam i sigurt qe vetingu do ta beje.edhe nje problem qe po shfrytezojne keq.”shullazi kercenon”.qofsha i gabuar,por shullazi nga banka e te akuzuarve nuk kam degjuar te kercenoje.ai,vec te tjerave,gjukohet per kercenime te bera me pare.atehere perse ky perdorimi emrit te tij.mos valle ai kercenon nepermjet gojes se cthurur te ketyre qe akuzojne,pra pikerisht keta jane bashkepuntoreapo tutore te shullazit.une do ti kerkoja shullazit,ne ka nje fije burrerije,qe nga salla e gjyqit te flase hapur,me fakte per shfrytezimin qe i eshte bere atij dhe grupit,nga politikane te caktuar ne rrugen e krimit.ne fund te fundit nuk ka chumbet.por shperdorimi i emrit te tij eshte i patolerueshem.eshte nje nje shprehje’qofsh ky qe je”nese nuk reagon.

  5. Emigranti SHBA. says:

    pershendetje, nga qindra e mijra bashkatdhetar ne shba, per zonjen arta marku, nje bravo te madhe qe e pranoi dhe mori detyren ne nje institucjon te lart shteteror, qe llalla me ndihmen e berishes, metes, lulit, e kish kethuer, kete instutucjon ne nje pacaure, ku mendohej dhe hetoheshin vetem fakiret, ku cdo dit e jave shikohej se cdo ti thoshin padronet, cduhet te bente me dosjet e politikaneve, dhe familjareve te tyre, prandaj me dhjetra e qindra dosje politikanesh kryesor, te akuzuar nga institucjonet nderkombetyare, su hetuan kur.
    llalla dhe pjesa me e madhe e prokuroreve, u kooruptuan dhe mendonin se si, te pasuroheshin, sic u pasuruan, shkelen mbi ligjet, kushtetuten dhe tani qe zonja marku, kerkon, qe sejcili te punoi ne baz te ligjit dhe kushtetutes, po me mbeshtetjen politike te pd, lsi, i kundervihen zonjes marku, ne rruge e fprma te ndryshme, sduan shtet ligjor, por rrumpall, sepse kan frik nga hetimi dhe rreforma ne drejtesi, pavaresisht se ciren cdo dit per veting te politikaneve, por me djallezi , kerkojn m e cdo kusht te mos hetohen familjaret dhe te afermit e tyre, qe dispononjn pasuri te medha , te pa vena me djersen e tyre , por me vjedhjet dhe abuzimet e atyre qe ciren e bertasin sot per hetim te politikaneve.
    zonja marku krahas urimit, per suksese ne detyren e lart shtererore, ka gjith mbeshtejen e shum bashkeatdhetareve shqiparo amaerikan ketu ne shba, keshtu deshirojm dhe shpresojm, qe edhe qytetaret shqiptar, ta mbeshtesin kete zonje te nderuar, te bej sa me mir detyren qe i ngarkon kushtetuta e shqiperis.

  6. Vertetohen theniet e te huajve qe prej kohesh kane thene qe shqiptaret nuk qeverisen vete dhe nuk dine te bejne shtet.

  7. Arber iliri says:

    Llalla ka pergjegjesi penale per situaten qe ka krijuar ne Prokurori.Skandaloze 10 prokurore refuzojne te kryejne detyren biles edhe ankohen.Ky eshte skandal, jo te transferohen por duhen pushu nga puna.Mbi Llallen qendron veprimtaria politike kriminale e PD e ndonje tjetri qe i kthyen organet e drejtesise ne fole hajdutesh te koruptuar duke eleminuar besimin e popullit ne drejtesia.Sherbim me te mire antishqiptar nuk mund te bente as armiku me i madh i ketij vendi, ndaj edhe Sali Berisha eshte me i zi se Esat Pashe Toptani, e shkateroi vendin ne 1997 dhe e degjeneroi edhe nje here ne 2005 2013.Ndjekja penale ndaj tij eshte hapi i madh i reformes ne drejtesi, nese ai vahzdon politiken antishqiptare brenda politikes shqiptare sic po ben kot sa hiqni e vini juriste. keni burimin e qelbur.

  8. Rezi says:

    O Mero, ti meritoje vendin e pilotit atje tek udhetimi i gazetareve….nuk e di nese i beson edhe vete keto qe thua, pasi jane aq te trasha, sa fyejne edhe inteligjencen e tepelenasve….sa bosh apo plot ishte dhe eshte dosja Tahiri, ti e di shume mire se qeveria e ripjellies dhe parlamenti, u kujdesen fort per ta bere “te zezen te bardhe” dhe po ja dalin per bukuri! Kjo ngjarje eshte njesoj si 700.000 eurot e Metes, qe Berisha me qeverine dhe parlamentin e tij i beri zero….historia vazhdon po njesoj ne Shqiperi, ndryshojne vetem aktoret dhe tifozet respektive, qe brohorasin per dishepujt hajdute e injorante te tyre….nje perfaqsues dinjitoz i tyre je dhe ti Mero, turp te te vije, ndyresia qenka e pafund ashtu si injoranca…..

  9. Labi says:

    Interesante zoti Mero,
    Nuk shoh intervisten e Kryetarit te Akademise se Firences ne gazeten tuaj sot!
    Nuk eshte kryetari i Akademise se Firences qe flet per bomben atomike por KAF qe flet per trashegimnine kulturore.
    Nuk eshte KAF qe flet per sistemin energjitik…eshte KAF qe flet per trashegimnine arkitekturore…
    Bravo, jeni selektiv zoti Baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje