Pompeo: SHBA do e fitojë luftën tregtare me Kinën

23 Shtator 2018, 19:04Bota TEMA

SHBA-ja do e fitojë luftën tregtare me Kinën, garantoi sot shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“Lufta tregtare që po zhvillohet nga Kina kundër SHBA-së po zgjat prej disa vitesh”, vlerësoi sot sekretari i Shtetit në televizionin “Fox News”, duke i lënë Pekinit përgjegjësinë e konfliktit.

Administrata amerikane e Donald Trump njoftoi hyrjen në fuqi, duke filluar nga e hëna, të taksave të reja doganore prej 10% për 200 miliardë dollarë importe kineze.

Kina u përgjigj duke shpallur taksa të reja doganore për 60 miliardë dollarë produkte amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje