Si t’i “ngresh kurth” rastësisë: Formula e një matematikani rumun që ka fituar 14 herë lotarinë

23 Shtator 2018, 20:30Lifestyle TEMA

Mundësia që “të goditesh nga rrufeja” është katër herë më e madhe se ajo e kapjes së një lotarie. Por për Stefan Mandel nuk funksionon kështu.

Ai është ekonomist dhe matematikan rumuno-australian dhe e ka fituar 14 herë lotarinë me anë të një teknike që ka zhvilluar vetë.

Dy fitoret e para i ka pasur në Rumani, kur po përpiqej të mblidhte paratë që i nevojiteshin për t’i ikur sistemit komunist. Në atë kohë fitonte 88 dollarë në muaj.

Falë parave të fituara, ai u transferua në Izrael e më pas në Australi, ku ka fituar edhe 12 herë të tjera.

Shumë prej atyre që fitojnë lotari i humbasin shpejt të gjitha paratë. Ata blejnë shtëpi dhe makina luksi, luajnë në lojëra fati apo përfshihen në çështje gjyqësore.

Ekspertët thonë se për të shmangur të gjitha këto, fatlumët duhet të kërkojnë që në fillim ndihmën e një avokati apo konsulenti financiar.

Le të kthehemi te ekonomisti rumun. Ai u përpoq të manipulonte lotarinë e Virginia-s, por drejtuesit fituan betejën ligjore që pasoi me 20 muaj burg për të.

Mandel tani jeton në Vanuatu, një shtet-sihull në Paqësorin Qendror, i njohur për vullkanët dhe ujëvarat.

Në kohën kur ai pati sukses, skema e tij ishte e ligjshme. Por sot, ligjet e reja në SHBA dhe Australi e bëjnë të pamundur një sukses të ngjashëm. Nuk mund të blesh më një bllok biletash dhe as të stamposh biletat e tua në shtëpi, dy nga shtyllat kryesore të metodës Mandel.

Ja skema e tij:

Përllogaritja e numrit total të kombinimeve të mundshme (për një lotari që kërkon të zgjidhni gjashtë numra nga 1 në 40, që do të thotë 3 838 380 kombinime).

Zgjidhen lotari, jackpot-i i të cilave është tre apo më shumë herë se numri i kombinacioneve të mundshme.

Mblidhen paratë e mjaftueshme për të blerë çdo kombinacion (Mandel përdori për këtë një rrjet investitorësh prej 2524 të tillë në rastin e lotarisë së Virginia-s).

Printohen miliona bileta me secilin kombinacion (në atë kohë ishte e ligjshme, por tani biletat blihen direkt nga zyrat e autorizuara).

Dorëzohen biletat te shitësit e autorizuar.

Merren paratë e fituara dhe paguhen investitorët (Mandel ka futur në xhep vetëm 97 mijë dollarë pasi fitoi plot 1.3 milionë dollarë në vitin 1987). (TemA TV)

5 komente në “Si t’i “ngresh kurth” rastësisë: Formula e një matematikani rumun që ka fituar 14 herë lotarinë”

  1. Albann says:

    Gjeniale….Jo kalkulimi por ideja per te mbledhur 2500-3000 sponsore.Une gjithmone arija ne konkluzionin qe per te fituar nje llotari 60 mil$ nevojiten 5-10 mil $…C ka eshte pothuaj e pamundur per nje individ.Por per 3000 vete u duhet te rrezikojne 2-3 mile $ per te mare 10-30 mije $ ne kthim….nuk eshte dhe aq e pamundur. Te mendosh si i hidhnin parate njerezit ne firmat piramidale i bie te gjesh nja 100 mije shqipetare te gatshem te rrezikojne 50-100$ …Thjesht duhet te kesh nje avokat te mire qe gjithcka te jete e ligjshme dhe investitoreve tu behet e qarte egziston mundesia te humbin. Eshte e ligjshme kjo ne Shqiperi?

    1. Roni says:

      E kane aplikuar me shume sukses gjykatesit dhe politikanet tane kete formule, poshte Vettingu ?

    2. Kellira says:

      Ne Shqiperi te fusin plumb kokes o shok! E ke idene se c’behet ketu?!
      Thashethemet thone se Ia futen nje plumb nje biznesmeni te madh para nja 1 muaji jo me ty dhe neve qe komentojme ketu.

  2. yes_man says:

    ka mbaru koha e preshit shoku……ne shqiperi llotarine e fiton vetem Like Floriri…..

  3. 17nentori says:

    Ne shqyperi, llotari quhet kur te del viza amerikane dhe perdorin nje metod te ngjashme me kete me sponsore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje