Basha prezanton strategjinë antimafia: Rama është kundër reformës në drejtësi, ja si do t'ja sekuestroj pasurinë atij dhe qeverisë së krimit

24 Shtator 2018, 11:36Politika TEMA

Partia Demokratike po prezanton masat antimafia që sipas saj do të çlirojnë ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Kryedemokrati thotë se alternativa e tij ka për qellim sekuestrimin e pasurive publike te fituara me kontrata në kundershtim me ligjin.

Basha garanton se do t’ja sekuestrojë pasurinë Ramës dhe qeverisë së tij.

“Krizë e trefishtë politikë ekonomike e morali ka kapluar vendin.

 Opozita është e angazhuar të hedhë në diskutim me qytetarët për të dalë nga e keqja. Rrënjët e së keqes janë dy: Aleanca mes krimit e qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur shtetin ligjor. 

Opozita ka propozuar platformën e vettingut politik si një nga përgjigjet për largimin e politikanëve me lidhje me krimin e organizuar. 

Rama e qeveria kanë refuzuar me lloj-lloj pretekstesh. Është kundër qëllimit, vettingut në politikë. Është po ai që me Cyrben e Xhafën votuan për prokurorët e gjyqtarët”,tha Basha.

Të pranishëm në aktivitet janë disa gazetarë dhe biznesmenë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. (TemA)

4 komente në “Basha prezanton strategjinë antimafia: Rama është kundër reformës në drejtësi, ja si do t’ja sekuestroj pasurinë atij dhe qeverisë së krimit”

  1. Shoku says:

    qeveri e majte
    + } = sistem demokratik i qelbezuar.
    qeveri e djathte

    Sistemi demokratik i qelbezuar = me mashtrim ,hajdutllek , kurvellek, kriminalitet, varferi per popullin,pasuri per pushtetar e politikan.

  2. Kombi says:

    CFARE BEHET NE KETE VEND , TE GJITHE HAJDUTET THERRASIN KAPNI HAJDUTET .

  3. wow says:

    po ky politkani i “pastri” ku e fut veten se na e shpifi me keto deklarata te pshtira.

  4. PD says:

    Ky përditë e me tepër dëshmon se është politikani më teveqel dhe pa tru i gjithë politikës. Me kete idiot, mendoj që demokratët janë ne nje nivel dëshperimi, që nuk është çudi të shpërthejë në dhunë dhe anarki totale brenda partise, që do t’a hedhë PDne në erë.
    Hedh teza idiote, pa asnjë lloj mbështetje ndërkombëtare, pa u tretur akoma mirë falimentimit e tezave të mëparshme qe fabrikon me nje mendjelehtësi irrituese dhe veteshkaterruese, për seriozitetin e tij si lider dhe seriozitetin e PDse si parti politike.
    Në kushtet kur në parti nuk ka asnjë intelektual, kur eshte i izoluar ndërkombëtarisht, me peshën e krimeve te tmerrshme 30 vjeçare te Sali Berishës, me braktisjen totale të elektoratit, nuk me duket se Basha ka rrugë tjetër që të bindë, përveç seriozitetit, në vend të ultimatumeve qesharake, reformave idiote qe propozon, konferencave të shtypit pompoze dhe karagjoze. Dhe seriozitet do të thotë hapjen e partise berishiste që drejton, konsolidimin e raporteve, që ka shkatërruar nga mungesa e seriozitetit, akuzave talebane, aksioneve gjobvenese si çadra, me diplomatët perëndimorë. Demokratizimin e partise, mbështetjen e reformave të imponuara dhe drejtuara nga Perëndimi dhe sjelljen e nje alternative politike moderne, shtetformuese, të përgjegjshme, kombëtare, patriotike, serioze, intelektuale, gjithpërfshirëse.
    I sigurtë që asgje e tillë nuk ka për të ndodhur, them me bindje që Basha nuk ka asnjë lloj potenciali për të qenë problemi, por është pasoja dramatike e agonisë së kthetrave të Sali Berishës mbi PDne qe mban peng dhe drejton me kukulla idiote, duke tërhequr partinë drejt arkivolit të tij. Është Berisha që ka vdekur dhe PDja qe nuk ka asnjë lloj force qe t’a varrose dhe të shohë përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje