Hetimi i lidhjeve me Rusinë: Zv/Prokurori i Përgjithshëm Rosenstein pret të shkarkohet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein u paraqit sot në Shtëpinë e Bardhë, pas trysnive që i janë bërë për të dhënë dorëheqjen.

Sipas disa njoftimeve, ai ka diskutuar mbi dorëheqjen, por njoftime të tjera thonë se ai refuzon të largohet nëse nuk shkarkohet.

Rod Rosenstein mbikëqyr hetimin e zotit Mueller për Rusinë dhe është bërë objekt sulmesh i Presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij në Kongres.

Të premten, në një shkrim të gazetës New York Times, thuhej se zoti Rosenstein kishte diskutuar gjatë një takimi në vitin 2017 mundësinë e regjistrimit fshehurazi të bisedave me Presidentin Donald Trump dhe përdorimin e amendamentit të 25 të Kushtetutës për largimin e tij nga posti. Zoti Rosenstein e hodhi poshtë shkrimin e gazetës.

Presidenti Trump e ka cilësuar vazhdimisht hetimin si “gjueti shtrigash” dhe ka mohuar që njerëzit e fushatës së tij të kenë patur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë me synimin për ta ndihmuar atë të fitonte zgjedhjet e 2016-s.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *