Ish- ministri i LSI godet ashpër opozitën: Po bëni një gabim shumë të rëndë...

24 Shtator 2018, 11:06Politika TEMA

Ish- ministri i Drejtesise i LSI Ylli Manjani kritikon ashper opozitën për mënyrën se si po bën opozitarizëm.

Sipas Manjanit, opozita merret me Ramën si person dhe jo me modelin politik të tij.

Kjo gjë sipas tij është një gabim shumë i rëndë.

Postimi i plote i Manjanit:

Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po.

Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot.

Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme.

Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në përceptimin se politika (e të Tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit.

Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.

Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se “të korruptuarit” Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes.

Farkeqsisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin!

Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar.

Ka shumē ndër ne që besojnë se do vijnë Amerikanë e Europianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo.

Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet…

Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq.

Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj.

Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza.

Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”…

Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero!

Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda.

Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit.

Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë.

Ky është gabim shumë i rëndë!

Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama!

Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet.

Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon!

Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama!

Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi?

Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi…

12 komente në “Ish- ministri i LSI godet ashpër opozitën: Po bëni një gabim shumë të rëndë…”

  1. kujtesa says:

    Ore,ti vazhdon akoma me mendjen e loqes!?
    Ta zeme se kjo qe thua ti,eshte e vertete dhe funksionoka shume kollaj.
    Atehere,ti me ata qe ke nga pas dhe nga para,ndiqni te njejten rruge,dhe merrjani pushtetin Edit por, beni nje politike tjeter,me te mire se Rama.
    O mjer ata qe te vijne nga pas,sepse perpara ti ske njeri,je shkeputur shume dhe po kalon ylberin me kete mendje qe ke!

    1. eli says:

      Po qepe gojen mor hajdut.Te flasi ndonje tjeter hajde de,por sa te jesh ti dhe lloji yt neper kembe,rama aty do jete.

      1. Komentuesi says:

        O te dhjefsha mu ne shkrim dhe mendjen tende o Manjani.Ngele malok koke trashe o lumadh.Ti kerkon ti hedhesh benzine zjarrit,por ta dish mire se ne ate zjarr do digjesh ti bashke me ata llapanjozet e tu te Leshelise.Rilindja po triumfon dhe do triumfoi,do apo nuk do ti.

  2. E u shofshi says:

    Kete gje di shume mire ti dhe ziguri qe ju fut huri

  3. vang says:

    Edhe ju Manjani te njejten gje bete :U moret me Ramen.Bile aspak ne menyre dinjitoze dhe etike sic mund te mendoni ju per vehten tuaj,por duke e fyer aty ku te vjen fyerja mbrapsht duke perdorur fjale pocare,sportist etj .Me nje fjale skeni asnje ndryshim nga ”shkolleshumi” Vasili.Do te ishte interesante qe ne vend te atyre fjaleve te perdornit fjalet :ministra drejtesie te korruptuar,gjyqtare te korruptuar, vrases hajdute e plot te tjera.Edhe ju nuk shpaloset ndonje gje te re meqe do luftuar ”sistemi” i Rilindjes qe perfaqeson Rama.

  4. katarakti says:

    Ke ngaterruar Ramen me Berishen. Te gjitha ato qe akuzon per Ramen kane qene karakteristika te sundimit te Berishes. Te vjen per te qeshur kur ve ne pikepyetje korruptimin e Nanos, Metes, Berishes dhe Lulit. Jane te dokumentuara me fakte. Me figure dhe me ze.

  5. Jani says:

    Ik o manjan
    Kur jep dhe ti mendje

  6. xy says:

    Rama do te jete aty ( dhe mire ben) per sa kohe eshte aty Bisha – Berisha dhe fryma Berishiste. Mos u lodhni kot ,sepse problemin e keni me POPULLIN a e kuptuat me POPULLIN .Per sa kohe e keni bishen aty dhe protestoni me parullen Rama Ik ,i bie qe Rama te iki dhe te vije perseri Bishat – Bashat – Berishat !!!!!! Mos e dhente me zoti , o Ylli qe te terheq gjithmone Ma – njat – ane

  7. USA says:

    PROBLEMIN E KENI ME SHUMICEN E POPULLIT O SHKERDHAT SE PER SA KOHE MBANI SALEN DHE METEN NUK U BESON ME NJERI PA U LARGUAT KETA KRIMINELE RAMES DO TIGANIKARIN TI DHE TE GJITH JUVE QEBENI OPOZITE LESHI JU JENI TR GJITH PER NE REÇ NDERS TI SI INDERSHEM QE JE KUR TE FLASI BALILI DO JAPESH LLOGARI OER RRUSHFETET QE KE MAR O FOBQIR QE PONA JEP MENDJE

  8. Vrima e Gjirizit says:

    Doli prape ky nga vrima e gjirizit. Qendronini larg ketij se eshte kok pa lare dhe bie era Mut.

  9. Ragipi says:

    Nuk di se si mediat e marrin seriozisht kete Manjanin kur kurre nuk ia ka qelluar dhe ia fut kot dhe edhe ky nuk mundu me shum te marre nga tepsia dhe hajde te bashkangjitem diku por vertet del sikur i humbor dhe vetem kot ia fut cdoher qe flet sepse tani ai nuk ka te drejte ti thot keto edhe pi te ishin te verteta sepse ne kohen e tij edhe ma keq ishte.

  10. Roland says:

    Ky ne fakt duhet ta kete mbiemrin ” manjak ” …… se eshte manjaku i mones se lilo kermes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje