"Snajperistat shqiptar ne token e Shamit"

24 Shtator 2018, 09:34Kronika TEMA
"Snajperistat shqiptar ne token e Shamit"

Një grup snajperistësh shqiptarë i janë bashkuar xhihadistëve që luftojnë në Idlib të Sirisë.

Lajmi është publikuar nga media franceze “France Soir”, e cila thekson se shqiptarët kanë publikuar edhe një video të gjatë ku tregojnë lidhur me aktivitetin e tyre.

“France Soir” i referohet një videoje të shpërndarë në 4 gusht 2018, nga media Xhemati Alban.

Ajo zgjat 33 minuta dhe 15 sekonda dhe titullohet “Snajperistat shqiptar ne token e Shamit”.

Sipas medias franceze, media Xhameti Alban duket se është një media për shqiptarët që rekrutohen për në Siri, në kuadër të grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Cham (HTC).

Sipas burimeve, kjo ka bërë së bashku njëqind shqiptarë, të udhëhequr nga Hattabi Albani.

Ebu Katade Albani, drejtuesi i shqiptarëve, ka qenë sipas “France Soir” shumë pranë udhëheqësit të grupit xhihadist që dominonte në Idlib.

Ndërkohë një shqiptar, Sheiku Abu Qatada el-Albani, emri i vërtetë Abdul Jashari, shtetas i Maqedonisë, ishte drejtues ushtarak i al-Nusra figuronte në vitin 2016 në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Thesarit.

Videoja e snajperëve është pjesë e një fushate mediatike për të rritur praninë e kontigjentit. Ajo është në gjuhën shqipe dhe e titruar në anglisht, raporton Ora News.

Snajperët shqiptarë duket se përdorin pushkë snajperash të prodhuara prej tyre, si dhe SVDs Dragunov, AK-74Ms me dylbi dhe silenciatorë.

5 komente në ““Snajperistat shqiptar ne token e Shamit””

  1. Nabukodonosor1 says:

    Nuk jane shqiptare,jane kopila te turkut.

  2. Klimax says:

    Turma barbaresh te zbarkuar si kolone ne trojet ballkanike gradualisht qe prej kohes se perseve e ne vazhdim me dyndjet otomane nga thellesite e Kaukazit! Te gjitha keto mbetje civilizimesh mongole, uzbeke, afgane, taxhike, kirgize, etj perfaqesojne “shqiptaret” e sotem!

  3. Ddr says:

    Derisa te kete xhamia vetem xhihadist prodhojne dhe asgje tjeter duhet te largohen nga shqiperia te gjithe turqit dhe arabt

  4. toni says:

    Njerizit qe luftone per fene dhe jo per komb nuk kane nacionalitet prandaj nuk mund ti quash shqiptar!

  5. Klea says:

    Kto jane pjesa mitlimane e shqiptareve. Kjo fare e keqe na mori me qafe 600 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje