Biletë autobusi edhe fëmijëve, Shoqata e Transportit: Deri tani i kemi toleruar

25 Shtator 2018, 20:21Sociale TEMA

Tani edhe fëmijët do të paguajnë biletën e udhëtimit në autobus me të njëjtin çmim sa një i rritur.

Këtë kanë vendosur së fundmi drejtues të shoqatës së transportit urban qytetas, të cilët thonë se deri më tani ka qenë një tolerancë e bërë prej tyre që fëmijët 6 vjeç e sipër nuk kanë paguar biletën e udhëtimit.

“Shoqata e Transportit Urban nuk ka ndonjë ligj që përcakton që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas. Thjeshtë kur ky shërbim u privatizua ne e toleruam tek fëmijët”, sqaron Kujtim Harshova.

Ai thotë se operatorët kanë kosto të mëdha.

Për shkak të trafikut autobusit ecin me shpejtësi të ngadaltë, çka bën që të harxhojnë më shumë karburant.

Ndaj morën këtë vendim.

Ata kërkojnë që qeveria t’i rimbursojë nëse do që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas edhe pse janë skeptikë në këtë pikë pasi thonë se nuk janë rimbursuar as për invalidët, e as për studentët që udhëtojnë falas.

Përllogaritet që janë 160 mijë invalidë dhe 20 mijë studentë të cilët të pajisur me kartën përkatëse nuk paguajnë biletë udhëtimi sipas tyre.

Bileta për fëmijët duket se vjen si një presion për qeverinë, e cila duhet t’i subvencionojë për të gjithë udhëtarët që nuk paguajnë.(TCH)

6 komente në “Biletë autobusi edhe fëmijëve, Shoqata e Transportit: Deri tani i kemi toleruar”

  1. Selek says:

    Mund te kete probleme ,natyrishte por kur thone se per shkak te trafikut autobuzet vonohen ata genjejne ne mes te dites, fare paturpesisht sepse udhetaret e dijne mire se si zvariten autobuzet kur nuk jane te mbushur “deri ne fyt” aq sa te del shpirti,sidomos kur eshte vape.Mashtrues te tille nuk duhen toleruar. Ata e kane fituar kete liçence sepse kane vendosur ti sherbejne qytetareve prej nga nxjerrin edhe fitimin dhe jo e kunderta.

  2. DIBRAN says:

    KRIMINELET NE SULM EDHE KUNDER FEMIJEVE!!!!!!!!
    MAKABER NJEREZORE!!!!
    SHTET, OOOOOOOOOOOOOOO SHTET KU JE !!!!!!!
    KU MUTIN HA TI QE NUK BZAN !!!!!!
    KU TE KANE GROPOSUR TE GJALLE!!!!!!
    Ahhhhhhhhh !
    Po ! EDHE TI BASHKE ME KRIMINELET KUNDER TE ARDHMES !
    KUNDER FEMIJEVE!!!!!!!
    Oooooooooooooooooooo POPULL !!!!
    Edhe kunder femijeve ???????????????
    Nuk me kishte shkuar mendja se do te etiketoheshin edhe ata vogelushe, megjithese e di dhe e din shume mire
    POPULLI se te gjithe pasojat bien mbi familjet e tyte, PRA MBI FEMIJET!
    POR……. JO DERI KETU!!!!!!

  3. Zambi says:

    Trafik i renduar?!!
    Kujdes se po beni propagande kunder lali erit.

  4. Flutura says:

    Gabim i madh qe rimburson per 160000 invalide kur ne urban nuk hypin po thuaj fare invalide veten bdonje shoqerues i tyre, per te cilin fatorinot bejne namin dhe i zbresin nga autobuzi, nuk ua njohin librezen pa patur invalidin me vehte
    Juve te bashkise beni llogarite mire sa invalide keni dhe te kete nje rregullore ku te pasqyrohen te afishuara ne autobuz te drejtat e tyre.
    Jane te pacipe dhe sillen si kafshe me invalidet, dhe me e mira do te ishte qe te kishte abone per invalide e shoqeruesit ashtu si per studentet se kjo shiqata e transportit urban eshte skandaloze ne kerkesat e saj.
    Te verifikohet se sa invalide qarkullojne ne linjat urbane gjate dites dhe mbi bazen e nje studimi te tille edhe te subvencionohen firmat ose ktheheni teresisht transportin urban nen menaxhimin e bashkise, dhe do te shihni se si do te leshojne furmat private ne cmim e sjellje.

  5. Flutura says:

    Gabim i madh qe rimburson per 160000 invalide kur ne urban nuk hypin po thuaj fare invalide vetem ndonje shoqerues i tyre, per te cilin fatorinot bejne namin dhe i zbresin nga autobuzi, nuk ua njohin librezen pa patur invalidin me vehte
    Juve te bashkise beni llogarite mire sa invalide keni dhe te kete nje rregullore ku te pasqyrohen te afishuara ne autobuz te drejtat e tyre.
    Jane te pacipe dhe sillen si kafshe me invalidet, dhe me e mira do te ishte qe te kishte abone per invalide e shoqeruesit ashtu si per studentet se kjo shiqata e transportit urban eshte skandaloze ne kerkesat e saj.
    Te verifikohet se sa invalide qarkullojne ne linjat urbane gjate dites dhe mbi bazen e nje studimi te tille edhe te subvencionohen firmat ose ktheheni teresisht transportin urban nen menaxhimin e bashkise, dhe do te shihni se si do te leshojne furmat private ne cmim e sjellje.

  6. Roberto says:

    Hajde PLEH hajde. O Kujtim fole si i dhjere ne interviste.Te njoh prej vitesh dhe me vjen keq qe eshte ti u transformove si shume te tjere ne kohen e PD vetem per perfitime. Ke punuar ne Institutin e Projektimeve te Ushtrise nen mbilkqyrjen e Ilir Hoxhes i cili ishte drejtor.Deri ketu s’ka asnje gje te keqe sepse ke qene inxhinjer i zoti si shume te tjere por ndryshove per para dhe fame.Keto i ke marre por kerkon me shume sepse je i pangopur ti dhe ata qe te kane mbajtur dikur ty dhe ti duhet ti sherbesh pa diskutim. Pse diskutoni per femijet more te pa cipe.Beni presione te tilla qe nuk kane asnje sens?? Une te jem ne qeveri ja u heq ate licencen juve te gjithve dhe vendos rregulla te reje qe femijet,nxenesit e shkollave,studentet dhe pensionistet te udhetojne falas ose me gjysem cmimi.TURP o Kujtim per ty dhe per ata qe qendrojne pas teje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje