Derbi shihet si një mundësi për të mbushur arkat, Tirana publikon çmimet e biletave për tifozeritë

25 Shtator 2018, 14:52Sport TEMA

Kur na ndajnë dhe tre ditë nga ndeshja më ë bukur e futbollit shqiotar, derbi i kryeqytet Tirana-Partizani, emocionet e kësaj sfide kanë nisur.

Sfida kryesore e javës së 6-të do të luhet ditën e premte në orën 19:45 në stadiumin “Selman Stermasi” që për herë të parë në këtë sezon pritet që të jetë i mbushur plot.

Klubi i Tiranës që është pritës në këtë duel ka publikuar çmimet e biletave për këtë takim.

Për ty theksuar është fakti se çmimet për këtë ndeshje janë më të larta se sfidat e tjera që këto ekipe përballen – dhe kjo shihet si një mundësi nga klubet për të mbushur arkat duke ditur se impianti do të jetë i mbushur.

Cmimet e biletave për tifozat e Tiranës do të jenë si më poshtë:

Tribuna – A1/ A2 – 2 000 leke (te reja)
Tribuna – C1/ C2 – 400 leke
Tribuna – D1/ D2/ E/ F/ G1/ G2 400 leke

Ndërkohë, për tifozerinë e kuqe klubi bardheblu ka vënë në dispozicion 1 500 bileta.

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do të jenë si më poshtë:

Biletat në Tribunën B1 dhe B2 do të kushtojnë 2 000 Lek

Biletat në Tribunat H1 dhe H2 do të kushtojnë 400 Lek

Biletat kanë dal në shitje duke filluar nga sot , pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje