Java e derbit të kryeqytetit, ja ato që nuk dini

25 Shtator 2018, 14:24Sport TEMA

Të premten në orën 19:45 do të nisë të luhet derbi i kryeqytetit, ku do të zhvillohet takimi numër 150 në të gjitha evenimentet, si Kupë dhe kampionat që prej vitit 1947.

Tifozët e kuq mund të ndihen krenarë për skuadrën e tyre, e cila në 149 takime ka arritur që të fitojë 62 prej tyre, ka humbur 40 dhe ka barazuar 47 herë.

Bardheblutë janë inferiorë dhe në aspektin e golave të shënuar, ku të kuqtë kanë gjetur rrjetën 216 herë, ndërkohë që Tirana vetëm 164 gola ka shënuar.

Takimi i fundit mes “Demave” dhe Tiranës ka përfunduar me rezultatin 2-1, ku për Partizanin shënonin Idriz Batha dhe Xhevahir Sukaj, ndërsa për Tiranën Ifeyani Edeh më 28 prill të vitit 2017.

Historia vijon të flasë për Partizanin, skuadër që e ka fituar derbin me rezultatin më të thellë, 8-0. Ndërkohë që ky takim është luajtur në vitin e largët 1947. Fitorja më e thellë për Tiranën daton më 22 shtator 1985, kur bardheblutë morën tri pikët pas rezultatit 7-3.

Me statusin e lojtarit që ka veshur dy fanellat në këtë sfidë janë tre futbollistë. Erando Karabeci, i cili fillimet e tij i ka pasur te Partizani dhe më pas është transferuar te Tirana.

Ndërkohë që Asion Daja ka veshur fanellat e të dyja skuadrave, më parë të të kuqve e më vonë te Tirana. Renaldo Kalari është lojtari i radhës që nuk mund të harrohet, kaloi një periudhë të gjatë kohore te bardheblutë dhe tani është te Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje