Lulzim Basha si Enveri: Sa të marrim pushtetin, mjerë pronarët

25 Shtator 2018, 19:55Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Edhe të ma kishte thënë njeri, nuk do ta kisha besuar, që lideri i opozitës së “bashkuar” do të arrinte deri atje, sa të paralajmeronte si dikur Enveri pronarë dhe biznesmenë se “po erdha një ditë në pushtet mjerë ju”. Ai në daljen e rradhës ka listuar dhjetra e dhjetra biznese, me emra dhe mbiemra, pronarë firmash dhe kompanish private, që kanë mbi 25 vjet që ndërtojnë, kontribuojnë, derdhin taksa dhe ndihmojnë (madje financiarisht shumë edhe PD) në rritjen ekonomike, punësimin dhe zhvillimin e vendit.

Por ja që Lulzim Basha kryetari i një partie e cila ka 30 vjet që thotë se “jam e djathtë” por që në fakt është thelbësisht e majtë, e cila ka 30 vjet që thotë se “jemi për ekonominë e tregut”, por që në fakt është për biznesin e xhepit, e cila ka 30 vjet që thotë se “jemi europianistë” por që në fakt janë puro majtistë, nuk e duan biznesin. Nxitoi zoti Basha dhe doli në ekrane dhe faqe gazetash duke deklaruar, dhe paralajmëroi me mburrje madje se “sa të vijmë ne në pushtet, të gjithë oligarkët do të japin llogari, do të penalizohen dhe do tu merren paratë dhe pasuritë”, duke mos kursyer as kunatin e tij oligark. Deklaratë të tillë do të bënte Enver Hoxha dikur nga Kongresi Përmetit, por që ta bënte edhe pas 70 e ca vitesh edhe kryetari i një partie të djathtë, këtë nuk do ta kishte besuar as vetë diktatori. Por si ka mundësi që Lulzim Basha nuk rresht së gjeturi shkaqe, arsye dhe mundësi qëllimboshe, për të bërë të pamundurën të jetë protagonist në politikë dhe opozitar i “paepur”.

Si mundet që një kryetar i një force politike të djathtë (që ka brënda shumicë të majtë ama) të mos lerë gur pa lëvizur derisa të inatosë së fundi edhe pronarët dhe biznesmenët e këtij vendi, vetëm e vetëm të bëhet objekt diskutimi dhe përgjërimi për ata ? Përse Lulzim Basha nuk merret me hartime programesh dhe prezantime idesh, që rrisin kredibilitetin në popull por dhe bashkëpunimin institucional me mazhorancën në të mirë të vendin, por gjithmonë sulmet absurde i shigjeton pas “pilafit” ?

Përse Lulzim Basha e ka kapitulluar Partinë Demokratike dhe sfondin opozitar duke i paraprirë vetë i pari, një humbje tjetër katastrofike forcës tij politike edhe në zgjedhjet e 2019 ? Natyrisht përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe dhjetra pyetjeve të tjera, zoti Basha dhe pasanikët që mban rreth tij, duhet t’ja japin shqiptarëve me sinqeritet dhe jo me hipokrizi, tani dhe jo në fushata elektorale.

Duke parë dhe lexuar deklaratën e tij, mendoj se me vetëdije të plotë nuk e ka harruar edhe kunatin e tij biznesmen (oligark) vetëm e vetëm të bëhet protagonist kryesor në politikën e sotme shqiptare. Kryetari i një partie të djathtë, që pretendon të marrë një ditë pushtetin, mburret dhe paralajmëron taksapaguesit më të mëdhanj të këtij vendi, se “do tu marrim çdo qindarkë të fituar nga pazaret me pushtetin”.

Si mundet që një kryetar partie të bëhet njëherë ministër i Brëndshëm, njëherë prokuror, njëherë gjyqtar, njëherë investigues përgjimesh, dhe të mos e ndjejë se gabon, të mos e ndjejë se po lëndon shtresa që dikur, apo dhe sot e kësaj dite e ndihmojnë atë financiarisht në fushata elektorale, në mitingje të ligjshme dhe të paligjshme, në festa dhe gostira politike? 

Të bësh opozitarin, nuk do të thotë domosdo të çirresh dhe ofendosh qeveritarin, nuk do të thotë domosdo të shinjestrosh cilindo që dikur ishte me ty dhe sot ka dalë në llogoren e duhur, nuk do të thotë të paralajmërosh dhe kërcënosh biznesin që dikur ishte “blu” dhe sot ka ndryshuar ngjyrë, apo të shpikësh Vetting për politikanët. 

Biznesi dhe në veçanti ai i madh, ka qenë dhe mbetet shtresa më kryesore dhe më kontributore në rritjen e të ardhurave, për vetë nivelin e lartë të taksave që ata derdhin në arkën e shtetit. Zoti Basha, Shqipëria nuk është në ditën e çlirimit, por në ditët e lulëzimit dhe integrimit europian, ndaj dhe deklarata juaj thjesht mund të merret seriozisht për momentin, pastaj gjithçka shkon në vendin e vet.

 Deklarata juaj thjesht e kthen PD, 70 e ca vite pas, duke larguar nga ajo parti edhe ata “oligarkë” që deri dje ju kanë ndihmuar, dhe asgjë tjetër.

10 komente në “Lulzim Basha si Enveri: Sa të marrim pushtetin, mjerë pronarët”

  1. Alban Dega says:

    Replike e detyruar ne nje kusar te kllonuar !

    HUNVEIBINI I SALI BERISHES NE SULM KUNDER KAPITALIT !

    – Gardisti i Kuq i Sali Cizmes, Lulezim Basha, u shpall lufte shtabeve te kapitalit dhe ekonomise se tregut !

    – Tri 13 kobezeza per kobezinjet e Shqiperise

    – Nga Alban Dega, New York

    Me mesimet e ndritura te Partise dhe shokut Sali Berisha ne krye, Shvejku i tij Lulezim Basha nxori sot shpaten e Don Kishotit te Mances kunder mizave, dhe iu versul me vrull revolucionar pionereve te ekonomise se tregut dhe Kapitalit te urryer borgjezo-revizionist ne Shqiperi !
    Van Hong Veni i Tiranes shpalli sot listen e zeze te 13 “gjeneraleve te shtabit te kunderrevolucionit, “gjakepireseve” te Kapitalit dhe u dha paralajmerimin e fundit per tu konfiskuar cdo cent e pasuri te krijuar me djersen e trurit dhe te mundit e jo si ai dhe Banda e Gangstereve qe vodhen mbi 25 miliarde euro te shqiptareve dhe Shqiperise vetem ne 13 e jo ne 27 vjet si ata !
    Nuk eshte aspak rastesi qe 13- kunderrevolucionare koincidon me 13 vjet sundim absolut korrupsioni e kusarie, ku vet kryegardisti i kuq i kryetarit Berisha, Lulezim Basha mban rekordin e 600 milione eurove vetem nga Autostrada e Kusarise se Kombit, pra vetem me nje dore !
    Aq me pak eshte rastesi qe 13 eshte edhe numri i kryepeshqeve te Bandes se Gangstereve politike e biologjike te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Like Floririt, Xen e Argita Berishes, Fatmir Mediut, Genc Pollos, Mona Cizmes, Genc Pollos, Genc Rulit, Adriatik Palles, Xhind Xhonit, Adrian Fullanit…
    Kur ne opozite na ben te fortín, garipin, karaduzen e Vicidolit, kryeprokuhorin dhe kryegjykstesin ala Sali Berisha, Adriatik Palla, ala Zagarnjori, ala Xhind Xhoni, ala Mona Cizmja…po po te vije ne pushtet cfare pritet te beje ky kryehajdut me cizme i 600 milione eurove te Autostraden e Kusarise se Kombit !?
    Banda e Gangstereve te Sali Lul Like Cizme Berishes u ka vjedhur e plackitur shqiptareve 25 miliarde euro ne 13 vjet Salikraci kurse ky hunveibini i Berishes merr guximin te nxjerre lista te zeza re pionereve te ekonomise se tregut dhe kapitalit ne Shqiperi !?
    E gjithe kete gjeme ala enveriste e ben kryeopozitari qe me keto kercenime, shantazhe, thirrje ala kastriste per revolucion me dhune kurre nuk do ta marre pushteti ne Shqiperi
    A nuk eshte kjo politike shantazhesh e gjobash nje kushtrim per shqiptaret qe me voten e lire ta lene ne opozite sot e mot derisa demokratet e vertete te krijojne nje opozite vertete demokratike kunder kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit, kunder kesaj Opozita cartiste, te cartun nga truri qe i ka ikur fare per lesh nga paniku, tmerri dhe lemeria nga Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, nga Byroja Kombetare e Hetimit dhe SPAK-u made in USA -BE !?
    Kambanat bien per ata qe Kane veshe te degjojne e sy te shikojne !
    Jane kambanat e ligjit dhe te drejtesise qe edhe mund te vonojne por kurre asnjehere nuk harrojne !
    Ato po bien… po bien… po bien per dite e me fort !
    Eshte koha qe haka te kthehet tek i Zoti, tek populli shqiptar jo nga pioneret e Kapitalit dhe ekonomise se tregut qe e bene dhe po e bejne ate me te bukur, me te begate, me te forte, por nga kusaret dhe zuzaret, nga vrasesit dhe atdheshitesit qe plackiten, vodhen, grabiten popullin dhe Shqiperine tone hyjnore duke e lene rrase ne Diell e Kandahar !
    Shqiperia tu kthehet shqiptareve, popullit- pronarit te saj te ligjshem !

  2. Besniku says:

    Sa merr vesh gomari nga muzika merr vesh Lylzimi nga politika .

  3. Zambi says:

    Ne cilin vend te botes demokratike dikush qe vjedh pasurine publike quhet biznesmen i sukseshem?!

    1. Xhexhe says:

      Zambi, pyt Kunatin e bashes, mbase I pergjigjet pytjes suaj

  4. o papas says:

    .. mjaft e morret neper goje Enverin o pleshta , e as pleshta para tij ..! .. nuk e kam pasur mik , nuk kam perfituar prej tij , por rruga qe ai ndoqi ,per kohen ishte e vetme ..! vazhdimesia , do te jete e sigurt ..!

  5. Genti35 says:

    Prit Basha sa ti bien koqet dashit. Kur ti bien, kapi dhe pastaj mer pushtetin.

  6. alma tirane says:

    o lulo, e ke kot, edhe 8 vjet je ne opozite.
    largo llumaxhinjte qe ke rrethe vehtes sepse e ke humbur si xhaferri simiten.
    kjo me biznesin ishte turp e faqja zeze…

  7. Johani says:

    Ma para bahet njeri noka flamur sesa basha ta merr pushtetin, te vetmen shans per tu ba kryekriminel lumi e ka vetem nese i ban zgjedhjet ne qader por edhe aty veshtire se dola fitoi pasi ka kokmadhen kunderkandidat por edhe nese do fiton te gjithe atyre qe i kercenon lumi do tua haje zhelet bashke me salijanin e alibeajn,e nese nuk ngopen jua jap edhe te miat ka thane jozefina.

  8. Johani says:

    Ma para e merr mullarin tim ne goje se pushtetin,ama le ta dije luli se mullarit ma lehte i mshoi sakice sesa ja jepi qiftit te lulit e nokes e salijanit,pallokes po ja kisha dhan pak se ai i ka buzet e trasha e nuk mun e shtrengon,kshtu qe paska mbet luli pa pushtet e pa mullar ,nuk ka ndodhur kurre qe zgjefhjet te mbahen ne stalla magarsh por as ne qadra kriminelsh.

  9. Jozi says:

    Mos e merni serizisht lulin “ta kesh mik te prish pune ,ta kesh armik te ha m….” thot nje fjale e urte nga anet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje