Problemet me pasurinë që sollën shkarkimin e gjyqtarit e Kushtetueses Fatmir Hoxha

25 Shtator 2018, 17:52Kronika TEMA

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha është shkarkuar nga detyra në bazë të një vendimi të Kolegjit të Pavarur të Apelimit.

Sipas KPA-së, vendimi i dhënë më datë 18 maj të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ishte i drejtë.

Kujtojmë se Hoxha kishte ankimuar vendimin e KPK-së, por pavarësisht këtij hapi, ai nuk e kaloi vettingun.

Problemet me pasurinë 

Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtronte detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, KPK vuri theksin te një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila ishte blerë në shumën 145 mijë euro.

Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohej, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungonte justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.

Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij kishte marre borxh 28 mijë euro nga kunati i tij për blerjen e këtij apartamenti. Avokati theksoi se gjyqtari Hoxha kishte jetuar në apartamentin e blerë edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vlerës.

Një tjetër problematike e konstatuar ka qenë pasuria e deklaruar në vitin 2004, që sipas KPK-së ishte më e madhe se të ardhurat e tij vjetore.

Avokati i gjyqtarit pohoi në atë kohe se shtesa në pasuri ka ardhur prej parave që i kanë hedhur në dasmë. Për këtë gjyqtari vuri në dispozicion të trupës gjyqësore edhe videot e dasmave, por kjo provë nuk u pranua nga KPK-ja.

1 komente në “Problemet me pasurinë që sollën shkarkimin e gjyqtarit e Kushtetueses Fatmir Hoxha”

  1. IVONI says:

    .. ESHTE KOMENTI I IM , JO I JUAJI ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje