Shtypi botëror lartëson Luka Modric, flet për mbylljen e epokës “Messi-Ronaldo”

25 Shtator 2018, 11:15Sport TEMA

Luka Modric fitoi çmimin “The Best 2018” përpara Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah. Kroati i Real Madridit shfaqet sot në të gjitha faqet e para të mediave të botës.

Në Angli përqendrohen te mposhtja e Salah, i cili duhej të ngushëllonte veten me “golin e vitit”.

Në Itali dhe Portugali, qendra e vëmendjes është ylli i Juventusit, i cili “shkëlqeu” me mungesën e tij.

Nga ana tjetër, në Kroaci dominon fotoja e madhe e Modric, me kryetitull: “Të lumtë kapiten!”

Në një nga artikujt e medias kroate kujtojnë se si “Florentino Pérez nuk e donte atë fillimisht, sepse ishte një trill i José Mourinhos”.

Këto janë disa nga titujt e shtypit botëror:

Mirror: “Salah shënon golin e sezonit, por Modric merr çmimin e madh”.

“The Sun”: “Modric mundi Salah dhe Ronaldon për çmimit “lojtarit më të mirë të vitit”, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt finales së Kupës së Botës dhe ishte lojtar kyç në Ligën e Kampionëve, të fituar nga Real Madrid”.

“Daily Mail”: “Modric privon Salah për të qenë lojtari më i mirë i FIFA-s në botë dhe përfundon një dekadë dominimi mes Ronaldos dhe Messit”.

“Telegraph”: “Luka Modric shpallet lojtari më i mirë i vitit në mungesë të Ronaldos dhe Messit”.

“La Gazzeta dello Sport”: “Triumfon Modric në çmimin e më të mirit për vitin 2018. Mposhten CR7 dhe Salah”.

“Corriere dello Sport”: “Ronaldo i mërzitur, Modric më i miri”.

“Tuttosport”: “Triumfon Modric, ndërsa Salah është “goli më i bukur”.

Portugali

“Record”: “Modric, më i miri në botë. Cristiano i dyti”.

“A Bola”: “Ronaldo, i dyti në përzgjedhjen e “The Best”.

Francë

“L’Equipe”: “Më i miri është Modric”.

“Le Parisien”: “Topi i Artë”, kujdes nga Modric!”

Kroaci

“24sata”: “Të lumtë kapiten”.

Gjermani

“Bild”: “Fitorja e Modricit, mungesa e Ronaldos”.

“Kicker”: “Modric përmbyll një epokë”.

Argjentinë

“Olé”: “Modriç më i miri, mposht Salah dhe Cristiano Ronaldon. Mungon në ceremoni Messi, i cili përfundoi i pesti”.

Brazil

“Globoesporte”: “Modric “driblon” me çmimin e lojtarit më të mirë në botë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje