Jari i shkruan Mzatit të Kamzës: Të jemi mirënjohës që e mbylle shpejt me “Shamikuqen”

2 Tetor 2018, 18:55Antena TEMA

Pas zhvillimeve të fundit dramatike me Xhisielën, Jari vendosi t’i bëjë një falenderim publik Mzatit të Kamzës, që në një rast të ngjashëm skandali të dhunimit të një femre, e mbylli pa shumë zhurmë:

“Ata që krahasojnë Mzatin me Rrahjen, gabojnë rëndë.

Shikoni mbiemrat. Njërin e ka bërë Zoti për Mëzat, tjetrin për Rrahje”.

Pastaj bëri sqarimin e tij të përhershëm:

“Të dashur lexues!

Jari ju sqaron!

Ka një përpjekje për të krahasuar rastin e Mzatit të Kamzës, siç njihet tani për shkak të pasionit për punonjëset e Bashkisë, me rastin e Rrahjes.

Ky është spekulim i madh.

Nuk e mohoj s Mzati i ka pasion punonjëset e Bashkisë, dhe siç e thoshte dhe vet në mesazhet me “Shamikuqen”, ato e humbisnin lirinë në zyrën e tij.

Problemi është si të mos bëhet problem shoqëror.

Se dhuna është e rrezikshme kur bëhet model.

Në këtë pike, nuk ka asnjë krahasim.

Rasti i “Shamikuqes” që protestoi kundër Mzatit, u mbyll falë aftësive të Mzatit.

Ai nuk lejoi të përhapej në shtyp, përveç ndonjë gazete, dhe diti si ta largojë atë nga Shqipëria.

Edhe OJQ-të që merren me gratë, e panë më shumë të udhës të respektojnë Mzatin, se sa viktimën.

Shikoni paaftësinë e Rrahjes.

Ai jo vetëm që nuk ka ditur si ta mbyllë këtë çështje, por ka arritur deri atje sa të fusë dhe në telashe partinë e tij për të.

Kurse Mzati nuk i solli asnjë telash partisë.

Edhe pse ishte në fushatë të zgjedhjeve, partia e mbështeti, biles i dha dhe një mandat tjetër.

Tani biles dhe ata që e ndihmuan “Shamikuqen” të denoncojë Xhelalin, janë bërë me Xhelalin.

Epo kjo zotërinj, është aftësi.

Të bësh për vete armikun në këto raste, do të thotë që ke një aftësi, dhe nuk mund ta krahasosh me dikë që nuk di t’i mbyllë gojën asnjë vajze.

Ndaj mos u lodhni kot të krahasoni Mzatin me Rahjen.

Mzati është Mzat dhe nuk gjykohet kujt ja hipën, kurse ky e ka të keqen tek mbiemri, se e ka “Rrahja”, pra vet mbiemri tregon që ky të rreh.

Kurse Mzati duket nga emri që vetëm të q…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje