Jari dyshon se Rama po përdor ngjarjen në Bllok, për të njollosur opozitën

5 Tetor 2018, 19:33Antena TEMA

Ngjarja në Bllok, edhe pse mund të ketë motive banale, duket se ka zgjuar dyshimet e Jarit për një komplot të Edi Ramës.

Për këtë, ai ka disa pista.

Në një postim të tij, thuhet:

“Drejtësia e Edi Ramës më shpall njësoj dhe mua në kërkim, dhe të fejuarin e Elvanës.

Duan të na inkriminojnë”.

Dhë më pas, bëri sqarimin e nevojshëm:

“Të dashur lexues.

Jari ju sqaron!

Kjo që po ndodh pas ngjarjes së dhimbshme në Bllok duket si një komplot i Edi Ramës.

Një ditë pasi gjykata më shpalli mua në kërkim, pasi nuk më gjen dot shtëpinë ngaqë jetoj në shtëpitë e gruas, ajo shpalli në kërkim dhe të fejuarin e Elvana Gjatës.

Me këtë, Edi Rama do të tregojë se ne jemi njësoj, derisa jemi në kërkim.

Kështu, nuk është çudi që në një nga këto ditë, policia të shpallë që arriti të zbulojë vendodhjen time dhe tani i ka ngelur vetëm ajo e të fejuarit të Elvanës.

Dhe këtë e bën vetëm nga inati se Elvana ka shumë fotografi me Karminën dhe Zenin.

E dyta, ai kërkon të eklipsojë historinë e Xhiseilës.

Ai do të tregojë se për ngjarjet e fundit të rënda në Shqipëri, nuk e kanë fajin meshkujt, por femrat.

Kështu, ai do të justifikojë dhe ngjarjen e Fushë Krujës, sikur e ka fajin Elvana që do privilegje nga i dashuri i pasur, dhe jo ai djali i deputetit .

Dhe në këtë rast, ai më shumë po i përmend emrin Elvanës, se sa burrit të saj, që është shpallur në kërkim.

E gjithë kjo ka një prapavijë të qartë dhe lidhet me strategjinë e Edi Ramës, për të zhvlerësuar skandalet e fundit.

Ndaj duhet të jemi vigjilentë.

Unë do dorëzohem vullnetarisht në Gjykatë, që të mos kem status të njëjtë me të fejuarin e Elvanës.

Por nga ana tjetër duhet të theksojmë se si Xhisiela, dhe Elvana, janë të pafajshme në këtë histori, dhe Edi Rama nuk e shpëton dot djalin e deputetit, duke vënë drejtësinë kundër femrave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje