FOTOT: Një aventurë 44 km me biçikleta, 20 guida vizitojnë vendet më përrallore të Shqipërisë

6 Tetor 2018, 10:37Turizëm TEMA
FOTOT: Një aventurë 44 km me biçikleta, 20 guida vizitojnë

Pas identifikimit të shtigjeve për ecje dhe biçikleta në rajonin ndërkufitar Shqipëri – Kosovë, erdhi radha e trajnimit të guidave që do të shoqërojnë turistët e apasionuar pas turizmit të sporteve dhe natyrës.

Përgjatë një itinerari prej 44 km, 20 guida të biçiklizmit nga Shqipëria dhe Kosova u trajnuan mbi organizimin e tureve me biçikleta, kujdesin që duhet treguar për të garantuar siguri gjatë udhëtimit dhe nxitjen e bashkëveprimit mes turistëve.

Shqipëria dhe Kosova ofrojnë një potencial të madh turistik dhe kulturor, ku tradita dhe mikpritja nuk kanë të krahasuar.

Turizmi malor, historik dhe kulturor, ofron mundësinë e krijimit të diversifikimit turistik jo vetëm midis dy vendeve por që tërheqin edhe interesin e turistëve të huaj.

1 komente në “FOTOT: Një aventurë 44 km me biçikleta, 20 guida vizitojnë vendet më përrallore të Shqipërisë”

  1. Erdi says:

    Per cfar mund te na hyje turizmi ne pune, kur qindra e shqiptare po e braktisin kete vend perdite e me shume. Le ta gezoje Shqiperine Edi Rama me Saliun dhe bandat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje