Lëreni Taulantin të bëjë ndonjë gabim!

7 Tetor 2018, 21:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk ka lënë të shuhet jehona e “Babales” dhe ka postuar sërish sot një foto-montazh të Taulant Ballës.

Këtë radhë ka zgjedhur një foto të një plaku me një person që Berisha thotë se është i dënuar dhe i ka vënë para në mënyrë të shëmtuar amatoreske një foto të Taulant Ballës, imazhin e së cilës e ka prerë nga një foto e tij në facebook nga një vizitë e Edi Ramës në Qarkun e Elbasanit.

Foto-montazhi pason një kërkesë të PD, që Taulant Balla të mos kryesojë delegacionin parlamentar në Parlamentin Europian, bazuar tek akuza se ai shoqërohet me trafikantë dhe përdhunues.

Në të dy rastet bëhet fjalë për dy falsifikime. Kjo që sapo ka botuar Berisha është tërësisht amatore, ndërsa çështja e Xhisielës në Fushë-Krujë jo vetëm që nuk ka ndodhur por mund të prodhojë dhe përgjegjësi ligjore për ata që e kanë shpikur.

Tani le ta lëmë mënjanë inatin e tërbuar që ka Lulzim Basha e Berisha me Taulant Ballën, për shkak se ai ka një jetë që merret me Argitën, Shkëlzenin dhe Kunatin e Lulit dhe të shikojmë seriozitetin e PD.

Kur i drejtohesh Parlamentit Evropian për një person në emër të një kauze të cilën shpreson ta bësh “kalë beteje”, minimum duhet të bësh kujdes të kesh dhe ndonjë fakt të vërtetë.

Tani nuk është puna se të dyja faktet i ka të gënjeshtra, por dhe fillimi i procedimit penal për dosjen “Babale”, krijon dhe një kontekst të fortë pabesueshmëria për opozitën, pasi është fillimi i ç’montimit të një “fabrike” të madhe lajmesh të rreme për qëllime politike.

Ndaj PD do të ishte mirë që betejën dhe urrejtjen personale të dy bashkëkryetarëve të PD, ndaj Ballës, të gjente ndonjë mënyrë tjetër për ta shprehur, jo duke heroizuar Ballën dhe duke shpikur çdo javë nga një skandal, që është thjesht gënjeshtër.

Kjo po i krijon atij një imunitet në opinionin publik dhe PD po shfaqet përditë e më shumë si një parti që bën “gjueti shtrigash” mbështetur në hallet familjare të bashkëkryetarëve të saj. Pasi do t’u ndodhë si me atë përallën e ujkut që dhe nëse Taulant Balla bën vërtet ndonjë gjë të rëndë, nuk ka për ta besuar njeri, duke e thënë PD.

Por sidoqoftë lëreni Taulantin të bëjë ndonjë gabim, ta kapni vërtetë në një aferë, që mund ta inkriminoni dhe t’ua tregoni shqiptarëve.

Se kështu vetëm sa ia rrisni vigjilencën dhe e bëni dhe më të besueshëm jo vetëm në PS por dhe në Bruksel.

 

15 komente në “Lëreni Taulantin të bëjë ndonjë gabim!”

  1. Sali pekmezi says:

    I dashur poplli im,te dashur shqipetar,
    kurrn e kurrs mos i besoni cfare thote dhe cfare shkruajn.Opingaret e opozites me ne krye nje fundrine nje zagar nje ndyresire.Nuk imagjinohet qe ky njeri i pa skrupull,nuk e kam imagjinuar kete Kafshe te jete kaq i poshter.Ky zagar eshte langaraq burr dhe duhe asgjesuar.
    Ky plak i pa cipe nuk le gur pa levizur per kundershtaret kryesor si Edi Ramen dhe Taulant Ballen se me keta dy figura nuk ja mban bytha repacukut.Vazhdo
    repacuk, ti je mizerje plak ti je i pa fytyre qe merr ne per goje njerzit ore pise njeri.

    1. ben says:

      Mero
      Je kapur me presh ne duar ti edhe taulanti. Sepse Duket si drita e diellit qe jane 2 fotografi te ndryshme!!!!!!
      Ajo qe nuk ndryshon dot kurrrrreeee ne 1 foto eshte kendi I marjes se fotos.
      Ne foton e taulantit me kr rilindasin foto eshte mare me kend nga poshte lart.
      Ndersa ne foton e taulantit me trafikantitn kendi I fotos eshte mare perballe.
      Taulant thuaj Arta Markut ti beje ekspertizen se e sigurt qe e nxjer fotomontazh.
      Kurse per keta rilindasit qe komentojne keta po ta gjejne gruan me ndonje tjeter siper dhe partia e mero tju thote qe eshte fotomontazh e sigurt QE besojne
      Me as kuptohet po njelloj eshte edhe babalja.
      Rilindja nuk njeh kufi kur eshte puna te mashtrimi

  2. Komentuesi says:

    Eshte çudi,se, si disa i besojne akoma nje plaku te çmendur si Sali Berisha.Atij i ka shkuar bytha ne gardh,dhe disa i han kolloqiftet qe nxier Saliu.Turp.Sali Berisha eshte ai qe me sjelljet dhe lajthitjet e tija ka mere meqafe pd-ke.Ajo nuk vjen ne pushtet kurre se ka ne krye plakun matuf dhe Lulzim Budallajin,Edi Paloqen.Pa le pastaj pykalanin e Fahri Balliut.

  3. As-kushi says:

    Ha ha ha ha, o Mero djali…, lëreni Taulantin(kok-shinikun) …,të kërkoi një motër (kok-shinike) , ball Kazani, ha ha ha ha ha

  4. Askushi says:

    Ha ha ha ha, o Mero djali…, lëreni Taulantin(kok-shinikun) , të bëjë ndonjë gabim …,të kërkojë ndonjë motër (kok-shinike) , ball Kazani, ha ha ha ha ha

  5. Toku says:

    Mero perfundimisht qenke funderrine.Qe Saliu eshte plere kete e dime te gjithe,po ti te mbrosh Taulant Ballen je ne nje nivel me Saliun.Turp per ty dhe per ne qe te lexojme akoma.

    1. ppa says:

      O Toku dhia, si mund te jete i tille Mero, kur cdo gje e shkruan dhe firmos me doren e tij, ndersa ti rri si mi dhe urith dhe shkruan si anonim, i pafytyre!

  6. leka i madh says:

    une nuk e kam kuptuar kurre se si e lane te rihynte ne politike kete person mbas grushtit te shtetit te ’98 , e majta ne pushtet kishte te gjitha arsyet dhe motivet per ta nxjerre nga loja kete funderrine spiun te serbeve…prandaj mbaheni edhe sot e 20 vjet pas e pijani lengun..

  7. No censure please.. says:

    Nuk e kuptoj pse nje koment i bere ne dhjetor 2013 i derguar
    para shume oresh qe eshte me shume aktual sot
    nuk eshte publikuar
    .
    Aty tregohet se Rama ne vend te hapte defteret e krimeve e salisatanait (burrit te shtetit te arvizuse) merret me kockat e enverit
    .
    Ky mos publikim komenti tregon pse Mero eshte katandisur ne 10 komente nga 100-200 qe kishte dikur
    ..atehere kishte ide te mira dhe pak reklama
    sot k a shume reklama dhe asnje ide

  8. MH says:

    Toku!
    Gazetari Mero Baze nuk asht amator por profesionist i vertet ne ushtrimin e artit te gazetarise.Pershkruan te verteten.E verteta larterson profesionalismin e gazetarit.Ky nuk po mbron asnjerin vec te verteten e ngjarjeve rreale.Ka spikatur mjaft bukur:Lereni Taulantin te beje ndonji gabim!Ku asht mbrojtja ketu askund.Pse kjo shprehje godet fort kundershtaret,shpiksit e intrigave pa baze vertetesie nuk duhet ta merrni per mbrojtje te z.Balla. Por duhet ti vini gishtin kokes qe te ktheheni ne rrealitetin e karakterit e shendoshet e te ndershem njerezore.

  9. Zigur Qarri says:

    “….sërish një foto montazh të Taulant Ballës?!
    Foto eshte marre nga nje video,qe u publikua tani.Kjo tregon,se mashtrimet e “rilindjes”parkrahen automatikisht,
    pa u vene kurre ne dyshim!!!Prova me e madhe e mashtrimit te madh te”rilindjes” dhe megafonave te saj.

  10. Per Taon says:

    E doni dhe me video ate pallen e Librazhdit? Ja tek ua sjell edhe me vidio sala. Tani, ky Merhumi i temes le ti montoje muziken e pogonishte skesaj vidio dhe le te heqi nje valle ?
    https://lapsi.al/2018/10/08/berisha-publikon-videon-per-ballen-ja-taulant-bego-me-bossin-e-kokaines/

    Rrini si ai ne shi tani te gjithe ju komentuesit e palles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje