Lulzim Basha ose duhet të dorëzojë Salianjin, ose “Babalen”, ose vetë!

9 Tetor 2018, 19:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka vetëm dy mundësi që Lulzim Basha të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me dosjen “Babale”.

E para, dhe ajo që është më e provueshme, është të përballet me të vërtetën që del nga hetimet. Tani Prokuroria ka hetuar faktet e tjera, përveç regjistrimit dhe ekspertizës së zërit, dhe ka provuar se një zyrtar i lartë i PD, ka mbështetur skenarin e prodhimit fallco të një dosjeje për të goditur ministrin e Brendshëm politikisht.

Mjafton fakti që dy personazhet flasin për shuma të premtuara parash nga Partia Demokratike, dhe njëri e pohon këtë edhe para prokurorit, për të qenë para një fakti të rëndë.

Ajo që mund të bëjë Lulzim Basha, është që të mbrohet se nuk ka pasur dijeni për atë çfarë bënte Ervin Salianji me dy personazhet e dosjes “Babale”, dhe të distancohet prej tij.

Me këtë rast duhet të kërkojë largimin e tij nga grupi parlamentar i PD dhe t’i kërkojë drejtësisë të jetë e lirë në hetimin e tij.

Ky është një version që kundërshtari e tij, e ka bërë disa here këto vite, duke ja dorëzuar drejtësisë deputetët që përballeshin me ligjin.

Biles jo më larg se një muaj më parë, ai ka larguar nga grupi parlamentar dhe dikë që ka tentuar të shantazhojë policinë për vende pune.

Versioni i dytë i Lulzim Bashës është që të mbrojë dhe Salianjin, dhe të thotë që të dyve, edhe atij, edhe Salianjit, ua kanë hedhur dy personazhet e dosjes “Babale”, dhe ata kanë menduar se vërtet bëhej fjalë për regjistrimin e  vëllait të Fatmir Xhafajt.

Kjo është më qesharake, por profilit të Bashës si një politikan i pacipë, nuk është se nuk i shkon.

Në këtë rast ata duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore përse kanë paguar për këtë gjë, pasi kjo është e paligjshme.

Por kjo që do të bëjë Basha dhe avokatët e tij në shtyp, që të mos pranojnë faktet, biles të marrin në mbrojtje dhe personazhet e dosjes “Babale”, është skenari më i keq, pasi kjo tregon se Lulzim Basha është i implikuar direkt me “Babalen” në këtë histori, pasi nuk guxon të shesë as atë.

I njëjti politikan, që kërkoi linçimin dhe burgosjen e Saimir Tahirit, se dy batakçinj flasin në telefon përralla për të, dhe deri tani nuk është provuar asgjë nga hetimet në Itali dhe Shqipëri, i njëjti hedh poshtë provat e Prokurorisë, dhe jo vetëm bisedat mes dy personazheve të dosjes “Babale”, se janë paguar nga Lulzim Basha të fabrikojnë këtë histori.

Me këtë standard mos pranimi akuze, Lulzim Basha e bën tërësisht të paqenë dosjen “Tahiri”, dhe rrëzon gjithë betejën një vjeçare që ka bërë kundër tij, dhe implikohet vetë rëndë, si koka e kësaj historie.

Ai nuk pranon as që e ka gënjyer Salianji, as që është gënjyer Salianji, dhe as që të dy i ka gënjyer “Babalja”, dhe kjo në fakt është guxim i madh, pasi tregon se ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë po gatuhej në këtë histori të shëmtuar.

Dhe nëse është kështu, nëse ai nuk distancohet nga Salianji dhe të kërkojë shkarkimin e tij, apo nëse nuk pranon së paku se atë dhe Salianjin i kanë gënjyer dy personazhet në fjalë, duhet të merret vetë si i pandehur në këtë histori.

Saimir Tahiri ju dorëzua drejtësisë për një përfolje në biseda mes dy trafikantësh, ndërsa Lulzim Basha është i implikuar nga dy personazhet që ai ka përdorur për të prodhuar një akuzë fallco dhe ka dhjetëra prova që u është premtuar pagesë nga PD, për këtë histori.

Këtu ka më shumë se një nen që ai duhet të merret i pandehur, qysh tek shpifja për qëllime politike, pagesa të zeza nën dorë për qëllime korruptive, e deri tek ndihma ndaj një të kërkuari nga policia për t’iu fshehur drejtësisë.

Hapësirat për t’u mbrojtur janë shumë të vogla dhe tani Lulzim Basha duhet të zgjedhë, ose të shesë Salianjin, ose “Babalen”.

Duke i mbrojtur të dy, në fakt tregon se ata vërtet nuk kanë faj, pasi në krye të kësaj historie është vetë Basha.

25 komente në “Lulzim Basha ose duhet të dorëzojë Salianjin, ose “Babalen”, ose vetë!”

  1. kombi says:

    SHUME HISTRI E RENDE PER NJE KRYETAR OPOZITE ,POR ESHTE I PAPREKSHMEN , PRANDAJ HECEN SHUME KRENAR . PD KA SHUME FAKTE PER PISLLIQET E PS , PRANDAJ KANE ERE NJE PAKT ,MOS ME NGACMO , …………

    1. ben says:

      Mero
      Njelloj si me editorialin qe mbroje taulant ballen dhe pa kaluar 24 ore dole bllof me foton me trafikante qe ishte edhe video.
      E njejta gje edhe me babalen. Dje ne darke te OPINION shqiptaret pane me ze e figure se kush I kishte ofruar 200 mije euro babales dhe se perseri ishte I ingranuar I gjithe shteti perfshi edhe taulantin tend te dashur per te manipuluar provat.
      Mero
      Me gjithe rilindjen jeni kapur mat.
      PS: perse prokuroria nuk dergoi per egzaminim ne angli materialin origjinal te pergjimit .
      Perse mediat rilindase genjyen se PD nuk jepte materialin origjinal nderkohe qe prokuroria me shkrese zyrtare nuk kishte kerkuar orgjinalin.
      Mjaftojne vetem pergjigjet e ketyre 2 pyetjeve per te kuptuar se pse laboratori me I spcializuar ne bote ai I surelit e nxori pergjigjen per 24 ore!!!!!!!
      Jeni kaq mat sa nuk ju shpeton me as zoti.

  2. Virusi says:

    Te ndiqen penalisht. Burra legena. Terbuan miletin me rrena, si kalamajt Jo si politikan.

  3. Me shprese says:

    Se cdo beje Basha eshte pune e tij dhe pak rendesi ka per ne Shqiptaret. E rendesishme eshte cdo beje Rama. A do i rezervoje prape nje karamele, per tja future koken ne mut per tere jeten dhe te shpalli veten mbret, apo do mendoje si njeri normal per te sheruar Shqiperine. Mbetem me shprese se kjo do jete kethese per Ramen per te vene Shqiperine para vetes.

    1. ari says:

      hani hani se mut ka negjmija sa te doni,nuk ju mjaftoi i babales por tash dhe te alizotit.

  4. LORA says:

    Ceshtja e pageses per babalen eshte hicgje krahasuar me pagesen 600-mije euroshe te ruseve ,per operacionin kibernetik te tjetersimit te vullnetit Sovran shqiptar ,ne zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit 2017-te.
    Aktet kriminale dhe antishqiptare te lul-it ,,,e kane ne fund te rreshtit babalen.
    Tek e fundit, leket e babales mbeten ne Shqiperi.

    1. ari says:

      lora sa ke paguar ti 600 mi cop muti te geron edvin qelbesur xhaf rames

  5. lexuesi says:

    Bukur e the, por kujt ia the.. :(((

  6. Nakua says:

    PD-ja u fundos. Shpresën e kemi tek Patozi dhe Topalli .
    Po s’u bën të gjallë, vate kjo punë.

    1. Cudia says:

      Te thuash shpresa eshte Patozi apo Topalli eshte njelloj sikur PD nuk a me. Keto te dy vetem pine qumeshtin te PDja dhe nuk u plasi kurre per vlera demokratike. E kane mbajtur gojen te mbyllur gjate gjithe kohes qe PDja i shkeli ligjet me te dyja kembet.

  7. Demokrati says:

    Z.Mero mire thua por kujt ja thua,lulkes i duket vrima e miut 500 grosh!

  8. Zigur Qarri says:

    Nga e gjitha kjo loje e ndyre e qeverise se “rilindjes”,te humburit jan Sheti dhe populli shqiptare.Çeshtja Xhafaj,gerrvishi
    plaget e vjetra te politikes,sakrifikimin e Shtetit per interesa politike.Kurre me pare nuk ka qene shoqeria shqiptare kaq
    e polarizuar dhe ideologjikisht kaq e perçare.Edvin Rama duhet ti dorezoje drejtesise mbi 50% te”rilindasve”.Duhet ti
    dorezoje! Mundet ti dorezoje,por vetem nese nuk eshte vete i perlyer.Por Edvini eshte ortak me mbi 50% te inkriminuarve,
    prandaj i mbron deri ne fund,edhe pse kjo ka pasoja katastrofale per Shtetin shqiptare.Alternativa e vetme burrerore
    mbetet,qe Rama ti dorezohet vete drejtesise,te tjeret s’ka problem.Hiqet trau kryesore,bie e gjith çatia,Ky veprim,perveç
    se bën histori,do te jete edhe nje periudhe e re,vertete rilindase (jo mashtruese si deri tani) per Kombin dhe Shtetin
    shqiptare.qe do ti jape frymarrje sistemit te asfiksuar te drejtesise.

  9. Ergys says:

    Rama e ka mik Bashen.Nuk besoj se do ta lere ne pozite te veshtire.Do ta ndihmoje dhe kete here.

  10. Korkodili says:

    nuk u be kaq zhurme kur u vra gjyqtari ne Vlore,pra e vran vert zhurmuesit????
    Nuk u be kqaq zhurme kur u vra kryetari i deges ne Dures , sipas ekspertiqez Gjermani i kishin prer gjuhen. , pra e kan vrar vet zhurmuesit.
    Cfar behet ketu ????? kleta ishin funksionar shteti dhe u varosen pa mi vleresuar panvaresishte se u vran per punet e shtetit.
    U VRAN per pu8nen e shtetit dhe shteti nuk i perfilli fare.
    merem me babalen, xhesilen dhe vrasjet ne bllok!!!!!!!!!!!!

  11. Komentuesi says:

    Eh o zoti Mero! Ku ka bythe Basha te perjashtoi Salianjin nga grupi parlamentar,dhe ta lere te lire te hetohet.Bashes i shkojne pordhet nga shtate.Basha nuk eshte trim si Edi Rama,qe te gjithe ata ne ps-te,qe jane pergojuar nuk i ka mbrojtur,por i ka lene ne doren e drejtesie,e cila eshte ajo qe vendos.Kurse ne pd-ke vendos Saliu me Bastardin Basha.

  12. Tirona says:

    Fakti qe nuk u ndje kur plasi skandali i SMS erotike ne lidhje me kte kurven korcare do te thote shume!!
    Kjo gjelle ka kohe qe po gatuhej ne PD dhe nuk mund ta sakrifikonte telenovelen ne mes ate periudhe.
    Burra bythqira qe nje popull i tere ka fije shprese si ne gjithe boten tek oponenca opozitare!! Fatkeq ne per kta lurva me emrin “ opozite”

  13. Soni says:

    Kjo tregon katandine e gazetareve qe jane bere pale me pushtetin. Shikpni videon e re qe ka dal ne qarkullim. Mjere ky popull…..

  14. Bardhi Tolabi says:

    Sa i zgjuar del Edi Rama,po te nisesh nga llogjika PD-iste….
    I dha vjerit te Lulzim-es ,13-14 million euro,sepse e dinte qe Luli,nuk di te kurseje apo te prishe parate…
    Si budalla qe eshte,Luli,filloj te realizoje filma seriale me “babale” dhe “Emiliano Nuhe” dhe ti paguaje ketyre shuma te medha eurosh…
    Sot,pame tek “Opinion” ne KlanTV, nje video alla “babale” te re…Shpikja e re ishte se,ne interviste,i eshte bere nje “gershetim”, “babales” te Vlores me rastin “Xhisielen” e Fushe Krujes.Kjo vetem per nje arsye,ne videopergjimin e ri, te “futej” i “kudondodhuri” sipas SHQUP-it, Taulant Balla,”perfaqesuesi” zyrtar i Edi Rames ,ne “marredheniet”,gjithmone sipaS SHQUP,”qeveri-krim”.
    Meqenese Taulanti,gjitmone ri i veshur me kostum,”intervistuesi”,nuk harron ta pyese te “intervistuarin”:Taulanti,ishte i veshur me kostum?
    Ne mos gaboj se,nuk e kapa mire,mund t’i kete kerkuar te intervistuarit,te thoshte dhe ngjyren e zeze te kostumit…
    Jovan Bregu i madh,do te thoshte per keta,SHQUP-istat: Po kaq budallenj keta djemte tane….

  15. ari says:

    o mero si do ta han ter at mut tash qe edhe alizoti ju dhjeu.

  16. huri says:

    huri Beeaking news:BREKING NEWS:(sipas ligjit Borvegjez,vetëm një media e paguar është media e lirë.Më detyroheni :1lek ai që e lexon lajmin :Prej 5-6 dirësh ndodhet i plagosur në një Atentat mafioz i shtruar në spital në Vjenë të AUSTRISË më i pasuri ndonjëherë nga shqiptarët zoti ZAMIR MANE . Në gjendje kome ,i urojmë nga ana e agjensisë huri,shërim të shpejtë.Kush lexon këtë lajm .,sipas ligjit Norvegjez :vetëm media e paguar është media e lirë:Më detyroheni 1 lek për këtë lajm tronditës ,që këtu transmetohet i pari.Mafiozët të cilët i bënë z ZAMIR MANE atrntatin ,kanë ikur në drejtim të paditur,siç nuk njofton as policia,që hjithmonë është në sjërbim të komunitetit….

  17. AZ... says:

    Per te zgjeruar horizontin lexoni sa me shume editorialin e MERO BAZE-s do mesoni shume gjera PER SHEMBULL :Lulezim basha pordhi, pordhi Lulezim basha, Lulezim basha ka pjerdh, ka pjerdh Lulezim basha, u dhje Lulezim basha, Lulezim basha u dhje.

  18. babo says:

    Mos u tallni me ne zoti Mero…! Po të kishim shtet e drejtësi (që nuk do t’i kemi kurrë…), skizofreni hajdut e gjakatar Berisha, bajga e tij Basha dhe të paktën gjysma e kupolës drejtuese të PD-së, so do të ishin prapa hekurave…, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, sepse këto fundërrina jo vetëm “MBROHEN”, por do qeverisin përsëri… (nuk dua të zgjatem më tej, sepse secili mund të kuptojë shumë gjera…)

  19. orient says:

    ..mendoj ,se serite e reja te babales e rrezojne imunitetin e Salianit…PD po vet rrenohet..po pres zhvillimet e reja..çudirat nuk kane te sosur..

  20. Lumi says:

    Sa per komentuesin Ari do ti shkonte pershtat edhe germa “K” para.
    Sa i perket dashurise midis Lulit dheRames (Romeos dhe Zhulit ) mendoje qe dote ndodhe sic ka treguar pervoja e deritanishme e Rames “Kalova lumin te dhjefsha kalin) Lumin e ka kaluar edhe per nja 10-15 vjet me kete opzite leshi, tani i ngelet te dhjes Kalin (pra Lulin) dhe munt te ndodhe qe opozita pas 10 vjetesh te vije ne pushtet dheRama ne ate kohe do te jete ne prag pensioni .

  21. mirel says:

    O mjerane. Lulezim Basha duhet te ishte vene nen pranga qe ne 2013en.
    Mbi te rendojne akuza te renda: krim tradhetie kombetare, shitja e detit..vjedhje ne detyre, korrupsion, spiunazh dhe sabotim te UCKse..vjedhja e rruges se Kombit.
    Te mendosh qe Edi Rama dhe Mero Baze po e vene ne pergjegjesi per ceshtjen Babale kjo eshte jo vetem qesharake, por tregon se vija dalluese ndermjet Rames dhe Bashes eshte pothuaj e padukshme, ose inekzistente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje