Për një rikthim të Zagories si një Bashki më vete

9 Tetor 2018, 20:11Blog TEMA
Për një rikthim të Zagories si një Bashki më vete

 

   Llukan Saqellari

 

Qysh ka pas qenë qëmoti

Zagoria ka qenë një njësi administrative më vete e cila përfshin gjithë Luginën nga Pogoni deri në Peshtan. Ka qenë një dhe e pandarë, si e ka pas krijuar “Nëna Natyre “.Dhe me von, si e bekoi Zoti! Me vendbanime të lashta , mbështetur në përherin e malit të Lunxherise e Dhëmbelit. Me hapësirë luginore të kufizuar, sa, kur thërret në majemal oshëtima shpërndahet në Luginë. Edhe thëllezat e Maleshovës , Limarit e Peshtanit nuk njohin kufij, po kullosin majezen e barit ne mal te Hoshtevës e tutje në Nivan e Sheper.. Nëpër këtë Luginë ka shkuar  njera degë e rrugës Egnatia ku në Manastirin e Shënsotirit takohej me rrugën Delvinë- Cajup -Përmet dhe karvanet pushonin një natë.

 

Po sot si është ?

Mjerisht e ndarë, e sakatepsur  në tri copa.E para,  Zagoria në një bashki me Libohovën!!!… Hane shan, hane Bagdad! Pa asnjë kufi gjeografik dhe pa asnjë “urë” që t’i bashkojë për nga fijet e holla të traditave të ngushta etno- kulturore, farefisnore, lidhjet martesore,  fetare,  etj. Jo pa të drejtë flitet se “qendra” e perdor krahinën si lopë pëlle. Për t’i mjelur kullotat malore , drutë e zjarrit, taksat e shumta…E dyta, .Maleshova.bashkuar  me rrethin e Përmetit dhe e treta,  Peshtani,  me Tepelenën…

Përpjekjet për ta bërë bashkë..

Qeveria e Nolit kishte  bërë plan për bashkimin administrativ të  Zagories me zonën Maleshovë -Limar-Peshtan- Kala, si një zonë e tërë  unike si për nga shtrirja gjeografike, por sidomos nga fakti që fshatrat tej e mbanë luginës ishin ngritur e gjallonin prej shekujsh me të njëjtat  zakone, kulturë, histori, mardhëne njerëzore,etj. Hoshtevën e caktoi si qendër të Luginës.

Ideja e bashkimit u hodh edhe prej Sejfulla Maleshovës kur në Byronë Politike, në vitin 1946 u miratuan tri rrugët e para, midis të cilave ishte dhe rruga automobilistike Peshtan- Zagorie. Në gazetën “Zagoria ”   G. Baze, shkroi kujtime për projektimin nga një Ing. italian dhe fillimin e punimeve nga Brigadat vullnetare të Rinisë. Edhe unë mbaj mend prerjen e pyllit në rrëzat Doshnicë- Hoshtevë, ku do të kalonte gjurma e  xhadesë… Por Sejfulla Maleshova u dënua që në fillimet e  atij pushteti dhe . bashkë me të dhe projekti i rrugës së filluar u çregjistrua !

Pse duhet bashkuar ?

Arsye e parë  është vazhdimësia gjeografike dhe gjeomorfologjike e Luginës. Dy vargmale që ndërpriten nga lumi Vjosa dhe afluenti i saj, lumi i Zagories.

 

Arsye e  dytë  se Lugina  padrejtësisht  është këputur në mes. Kalaja e Limarit nuk ka kuptim pa vendbanimin e lashtë të Dërmazit në Zagorie. Dy qendra të lashta të qytetërimit prehistorik. Ende të pa eksploruara prej çekiçit të Arkeologut. Erozioni ka bërë punën e tij, sidomos në pjerrësinë e Dërmazit. Pa përmendur vendbanimet e lashta të Lukajt ( Nivan ), të Pleshës, të Vërrisë së Zhejit, të Peshtan-Limarit,Kalasë, etj……Këto vendbanime , të lidhura me vendbanimet e Vjosës së sipërme flasin për shtrirjen e fisi Ilir të Parauejve.

Po dhe ngjarje të reja historike, si lufta trup me trup në malin e Golikut ndërmjet ushtareve grekë e atyre italjanë. Edhe sivjet, pas afër 80 vjet, familjarë të ushtarëve italianë identifikuan ushtarë te vrare.

Aresye e tretë  janë kërkesat turistike që veprojnë jo me ” parcellat politike të Partive”, por me ligjësitë moderne turistike , me vazhdimësinë gjeografike e  historike të Luginës. Kam parë grupe turistësh këmbësorë ose të hipur në kuaj, që duan të shohin Urat e Ali Pashait , vendbanime të lashta, Parqet Natyrore…Copëzimi administrativ i kësaj zone unike dhe atashimi i secilës cope në tri bashki, të tri rretheve te ndryshme, vetvetiu krijon pështjellim në ndërtimin e menaxhimin e  një  udhërrëfyesi  turistik,  përveç faktit që ndarja në tri copë, të tria në periferitë e bashkive  përkatëse,  i ka lenë e do t’i lërë këto zona në periferi të vëmendjes, të mbështetjes, të investimeve, etj,..

Arsye tjetër  për ne, banorët moshatarë të kësaj Lugine, për studjuesit, është lidhja shpirtërore e Luginës . Zakonet e njëjta, të kënduarit labçe, miqësitë e krushqitë e Peshtan-Malshovës sidomos me Zhejin, Hoshtevën gjer në Sheper, traditat kulturore e historike të njëjta, etj..mbeten dëshmia më  domethënëse se,edhe në tridhjet copa ta ndajë politika Luginën, ajo mbetet një dhe e pandarë në mëmorjen e fshatrave e të banorëve të saj .

Qëndresa e pakuptimtë e Deputetëve të Qarkut të Gjirokastrës që, edhe në zgjedhjet e ardhshme ta kenë këtë zonë, unike për nga natyra, te parceluar nga politika, i mallkoftë , Nena Natyre dhe Lugina si një e tere dhe e pandare

Perfundimi : Nje Bashki e re ne këtë Lugine plake e te virgjer do sjelle zhvillim, nxitje te Qeverrive per te ruajtur Monumentet e Kultures . Do te rishenoje te tjera Monumente lokale qe do rrisin interesin e Turizmit. Fjala vjen: Rema e Doshnices  , ujevara 22 metra e larte qe sherben si porte natyrore per “syrite ” e peshqe….Ose Tuneli i Rakanje ne Sheper, pjeserisht i mbuluar… Vrima e Peshturise ne malin e Hoshteves, honet e thepisura dhe  masivet shkëmborë që varen thikë  përgjatë  segmentit Doshnicë- Limar-Peshtan-Kala  etj.,përbejnë  bukuri e mahni të vërteta natyrore….Cdo fshat i Luginës ka Monumente te “fshehura” te paregjistruara e te pa shkelura prej zyrtareve dembele!

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje