Ç’domethënie ka t’i japësh dikujt “Çelësin e Qytetit” (dhe kuriozitete të tjera interesante që mund të mos i keni ditur)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

-Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Kanada është 45.0 gradë Celsius, shumë më e lartë se sa piku që është regjistruar ndonjëherë në vendet tropikale si Brazili apo Tajlanda.

-Akti i “dhënies së çelësit të qytetit”, është një vazhdim i një praktike mesjetare ku qytetet zakonisht i mbyllnin dyert gjatë natës, për arsye sigurie. Por ai që kishte marrë çelësin mund të hynte dhe dilte në çdo kohë, dhe kjo cilësohej një nder shumë i madh për individin në fjalë.

-Pesë herë fituesi i Tour de France, 19-vjeçari Migeel Indurain, kishte 28 rrahje zemre në minutë kur pushonte. Një njeri i zakonshëm, ka një normë prej 60 rrahjesh në minutë, kur nuk është duke kryer ndonjë aktivitet fizik.

-Grupi muzikor austriak i quajtur ‘Das Erste Ëiener Gemüseorchester”, përdor instrumente të prodhuara tërësisht nga perimet, dhe pas shfaqjes i përdorin këto të fundit për të gatuar supë.

-Xho Arridi cilësohet si i burgosuri më i lumtur ndër të dënuarit me vdekje në SHBA. Ai kishte një koefiçent inteligjence vetëm 46, dhe luante gjithë kohës me një tren lodër, që i ishte dhënë nga drejtori i burgut. Për shkak të mungesës të të kuptuarit të realitetot, ai vetëm buzëqeshte teksa po shkonte të ekzekutohej në dhomën e gazit.

-Njerëzit që janë duke u mbytur, nuk mund të ngrenë dot krahët për të kërkuar ndihmë. Natyra i detyron ata instinktivisht të shtrijnë anash krahët e tyre, dhe ushtrojë presion poshtë në sipërfaqen e ujit. Kjo bën që ata që janë duke u mbytur, të lëvizin trupin e tyre në mënyrë që tënxjerrin gojën nga uji për të mundur të marrin frymë.

-Deri në vitin vitin 1993, Kulla BT në Britani ishte një sekret shtetëror zyrtar, pavarësisht se ishte një strukturë 177 metra e gjatë në mes të Londrës, dhe që ishte e hapur për publikun.

-Kërpudhat mund të krijojnë një fllad të lehtë, edhe kur ajri është i qetë. Ato lëshojnë avuj uji, duke e ftohur ajrin, dhe krijuar kësisoj një rryme konveksioni që ndërpret ajrin duke lëvizur, duke zhvendosur sporet e veta.

-Shumica e “parashikimeve” të bëra nga Nostradamusi janë të rreme. Ai nuk parashikoi siç duhet as vetë vdekjen e tij, pasi ishte sekretari i vet ai që e redaktoi parashikimin pas vdekjes së “profetit”.

-Pjesa lindore e Laosit u bombardua aq shumë gjatë Luftës së Vietnamit, saqë shumica e banorëve munden ende sot të plotësojnë të ardhurat e tyre duke mbledhur skrapin e municioneve. / bota.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ç’domethënie ka t’i japësh dikujt “Çelësin e Qytetit” (dhe kuriozitete të tjera interesante që mund të mos i keni ditur)”

  1. 👒 says:

    Duhet të perputhen idet për nje vendim të tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *