Gazetari Artan Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia. Gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të Fredi Alizotit me një eksponent pranë PD, Sali Lushajn, babai i reperit Stresi, ish-truprojë i Sali Berishës. Gjithashtu, emri i Sali Lushajt ka dalë edhe në përgjimet e Prokurorisë me Fredi Alizotin. Në një bisedë telefonike, një i njohur i thotë Alizotit që të shkojë dhe të flejë të shtëpia e Saliut (Sali Lushës).

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë, foto ekskluzive ku shihet Fredi Alizoti në një lokal në shoqërinë e Sali Lushajt, eksponent i njohur në Partinë Demokratike.

Ndërkohë, Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në “Repolitix”, sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, “Babales”, ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se trafikonte kanabis drejt talisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.

“Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej”, tha Ylli Rakipi.

Z.Rakipi, ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?

Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.

Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?

Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte.

Gazetari Artan Hoxha: Nuk është i panjohur për PD. U tha se më datë 1 këtë e kishte marrë Ardi Veliu, dhe një Taulant, që bëhej fjalë për Taulant Ballën. Pasi ka marrë sallën operative, rreth muajve tetor-nëntor ka thënë se donte të bënte një regjistrim për Agron Xhafajn, por ai se afronte Babalen.

Avokati Çlirim Gjata: Pse po e jep këtë fotografi, na thuaj, ç’tregon?

Gazetari Artan Hoxha: Që do të thotë se ky nuk është personazh i panjohur.

Gazetari Ylli Rakipi: Sali Lushajn e kam takuar edhe unë. Kjo është foto që s’tregon gjë.

Gazetari Artan Hoxha: Tregon që është në dosje dhe ky person ka qenë në Tiranë.

Gazetari Ylli Rakipi: Mund të ketë qenë Saliu në Vlorë…

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Gazetari Artan Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn”

  1. AMSTERDAM says:

    PRA GRUPI I PJERDHURINAVE TE PEDEVE SHPELLARE.NGA HALEMADHI BQ SAL LOQKA TE SAL HALEJA TEK FLORONC POLICI TE BABOLE TRAPI TEK FRED HAJDUTI TE SHPELLARE PA FUND QE I MARRIN FRYMEN SHQIPTAREVE E PLEHRAT E PROKURORISZ RRINE E BEJNE SEHIR.JA KJO ESHTE PEDEJA JA KESHTU DUAN TE VIJNE NE PUSHTET ME PICKEN E XHJESIKES MALOKE.

  2. vezhguesi says:

    Illi Rakipi nje lehes i saliut ,njeri ordiner me amnezi lokale te qellimshme.Duhet pyetur e jape llogari pasi eshte ne dijeni te plote te shume krimeve qe ka bere pd-ja e ne vecanti Saliu.Televizioni ku ai llomotit dihet qe eshte prodhim berishjan,por prezenca e tij si drejtues emisionesh investigative ja ka ulur breket ne fund te kembeve.

    1. Bureto says:

      Ylli Rakipi ka qenë drejtor i gazetës së Sali Berishës, “Albania”, e cila botonte gjithë subversionin që kryente ShIK-u i tij, ndaj kujtdo që ishte kundër tij, brenda dge jashtë PD. Në këtë gazetë është botuar dhe shkrimi me 25 pyetje për Azem Hajdarin, duke e akuzuar për ish bashkëpunëtor të Sigurimit, kontrabandist dhe kollonë e pestë e Ramiz Alisë në ngjarjet e dhjetorit 1990. Shkrimi kshte nënëshkrimin ‘Vëzhguesi’, ku flitet se pas tij fshihej Berisha vetë, por më mirë se kushdo këtë e di Ylli dhe kryeredaktori i ‘Albanias’, Lorenc Vangjeli. Këta dhe moralistë të tjerë në media, kanë 27 vjet që janë përzjerë në shumë afera të pista të politikës, qoftë dhe si altoparlantë të saj. Me rënien e Berishës nga pushteti në vitin 1997 u mbyll dhe vetë gazeta !…

  3. Dori says:

    Policia duhet te mbaje nen mbrojtje Fred Alizotin, sepse Salite dhe Salianjet do ta vrasin me aksident…

  4. tori says:

    A mos ka ardhur koha qe lobi tropojan aq I rrezikshem e agresiv te largohen nga politika e rrjedhimisht edhe nga TIRANA?

  5. Roland says:

    Pd-ja nga parti e idealeve te dhjetorit , u kthye ne perti ” babalesh ” per turp te lulush moterqirit ….

  6. Roland says:

    Ketyre qe e quajn veten njerez te pd -se , si lulushi me shoke , u duhen qire grate , qe te behen demokrate ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *