Historia e pabesueshme: Zamira, gruaja që shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi

10 Tetor 2018, 19:55Lifestyle TEMA
Historia e pabesueshme: Zamira, gruaja që shpenzoi 18 milionë euro

Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi  brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.

Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish- drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbaixhanit.

Ai u arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Gjykata i kërkoi të kthejë 39 milion dollarë.

Shtatë vite më parë, një kompani “offshore” bleu shtëpinë 20 milion dollarëshe pranë dyqanit luksoz “Harrods”, në emër të bashkëshortes së Haxhijevit.

Ajo ka shpenzuar mesatarisht 5000 dollarë në ditë te ai dyqan, ose rreth 18 milionë euro në total.

Një ditë, sipas hetimeve, kishte shpenzuar rreth 200 mijë euro në parfume, stoli e ora dore. Të nesërmen ishte kthyer për blerë 2000 euro verë. Ajo kishte dy vende parkimi të garantuara te Harrods.

Zamira ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme, dhe se ajo e bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe.

Avokatët thonë se bashkëshorti i saj është dënuar vetëm sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeruit që ta marrin në mbrojtje.

10 komente në “Historia e pabesueshme: Zamira, gruaja që shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi”

  1. zamiri says:

    10 dite apo 10 vite. mos lini nam o Tema.

  2. Jo,po fajin e ka Amerika e Perendimi qe nuk ndihmojne te varferit ne vendet islame

  3. z-amir says:

    Noizy dhe Varrosi, edhe me shume kenge nga ju, jeni te pa pare.

  4. Moni says:

    Jane keq keto pabukset kur bien ne para, kalojne ne marrezi, si per tu hakmarre per skamjen e meparshme. Te shpenzosh 18M vetem per veshje bizhuteri dhe aksesore eshte nje hajvanllek me brire.
    Dmth totalisht te gjithe parate qe ka vjedhur i shoqi kjo i ka bere rrush e kumbulla tek nje dyqan i vetem. Edhe shtepine e ka blere prane dyqanit. Patetike!
    Por me idioti ka qene i shoqi qe ja ka lene kesaj debiles ne dore.

  5. mirel says:

    Zamira apo Liv Tyler!? Ju ka marre me qafe babalja

  6. ka per te te tere says:

    Jane te pafajshem u bien kot ne qafe rrogtar me shtepi 20 milion dollare, 5 mije euro ne dite shpenzime luksi, si p.sh. nje penis (kar) vibrator, si ato qe sheshojne betonin para ngrirjes dhe krehera per te krehur pidhin kur e le pa rruar per mode.
    Zamira per shpenzime qeifi, per te ardhur ne qejf vjen e dyta ne renditje , e para eshte Virgjeresha Armine, dashnorja e qoses, Shkelzen.

  7. Futjakot says:

    @Moni. Dyqani eshte i tyre. Quhet pastrim parash.
    Eshte e thjeshte. Kur nuk dini mos komentoni vend e pa vend. Pa cka gazetari e ben lajmin si te jete quiz.

  8. BRSS says:

    ÇA E KA SALI BERISHEN KY HAXHIJEVI NGA AZERBAXHANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje