Loja me një video të re e Salianjit për t’i shpëtuar burgut, Taulant Balla, Ardi Veliu dhe çfarë thotë Erzen Breçani

10 Tetor 2018, 09:47Politika TEMA

Ervin Salianji, në përpjekje për t’i shpëtuar burgut, ka publikuar dje në “Opinion” një video të re.

Në të, Fredi Alizoti, personi që ka pranuar se ka bërë zërin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj në audio-përgjimin e “Babales”, pasi iu premtuan 100 mijë euro, thotë se i është bërë presion nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të pranuar këtë version.

Dhe si zakonisht, në këtë çështje, kanë futur edhe emrin e Taulant Ballës.

Ardi Veliu nga ana tjetër e mohon kategorikisht këtë video.

“Me një milion përqind garantoj publikun shqiptar se atë person nuk e kam takuar dhe se nuk ka asnjë shans që ai person, që foli në video, të ketë hypur në makinën time.

E ka çuar Policia e Fierit te Prokuroria e Krimëve të Rënda. Kjo është e verteta”, tha Veliu nga SHBA.

Nga ana tjetër, një personazh pranë PD-së, si Erzen Breçani, thotë të kundërtën.

Ai pranoi se video “Babale” është bërë për qëllime politike dhe se Fredi Alizoti e kishte takuar dhe i kishte thënë se me anë të përfshirjes në atë video, kërkonte të fitonte azil politik.

Pra, Breçani konfirmon se Alizoti ka bërë zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt, në audi-përgjimin e montuar në zyrat e PD-së.

Dhe Breçani e di mirë këtë gjë, pasi është shumë i afërt me PD-në.

Për më tepër se, sipas dëshmisë së Breçanit, të cilën e ka konfirmuar vetë, ai ka folur me Alizotin më datën 29 maj, dhe ky i fundit i ka pohuar se audio-përgjimi ishte i montuar dhe ai kishte bërë zërin e vëllait të Xhafajt.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Breçani e ka konfirmuar këtë telefonatë.

Ndërkohë, video e paraqitur nga Salianji, është bërë më 1 qershor, pra dy ditë pas bisedës Alizoti-Breçani.

Gjë që tregon se, do të ishte budallallëk t’i bëhej presion Alizotit, siç pretendohet në videon e Salianjit, duke qenë se ai vetë e kishte pranuar dy ditë para se të bëhej kjo video, që audio-përgjimi për vëllain e Xhafajt ishte fals.

Nga ana tjetër, Ervin Salianji nuk ka pranuar të dorëzojë filmimet e paraqitura në “Opinion”, të cilat do të tregonin se kur janë bërë ato dhe nëse kemi të bëjmë me një “Babale” tjetër.

Dhe nëse do ta përjashtonim fare nga kjo çështje Fredi Alizotin, nga përgjimet e siguruara deri më tani, rezulton se Ervin Salianji ka kryer dhjetra telefonata me “Babalen”, që tregon përfshirjen e tij në këtë çështje.

Për më tepër që vetë Albert Veliu, e pranon në përgjimet e dala në publik, se e ka bërë këtë audio-përgjim të montuar, për para dhe azil.

Hetim që ka zgjatur gati katër muaj, sipas Shqiptarja.com, ka zbuluar dhe një të dhënë tjetër interesante, pasi ka provuar se deputeti i PD Salianji, ka telefonuar Jetmir Olldashin në orën 1:30 të natës, duke i kërkuar që të paraqitej në selinë e Partisë Demokartike, pasi e kërkonte Albert Veliu.

Olldashi ka shkuar në PD dhe pikërisht atë natë, rreth orës 03:00 e ka intervistuar Albert Veliun, intervistë që më pas është publikuar nga PD, në selinë e saj.

Tre personat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe për më tepër kanë qënë në një linjë në veprimet e tyre për të krijuar një material përgjimi dhe më pas për ta publikuar atë.(TemA)

3 komente në “Loja me një video të re e Salianjit për t’i shpëtuar burgut, Taulant Balla, Ardi Veliu dhe çfarë thotë Erzen Breçani”

  1. rumpallhana e ripjelljes says:

    Rilindasit ky sekt qesharak kane hedhur ne teren gjithe katundaret per te mbyllur gjerat. Katundaret si te pa cipe i mbyllin gjerat ne menyren me te trashe te mundeshme dhe prototipat e kesaj gjeje, gjeniu Ulsiu Manja me dranet e prekurorise dhe Tao Balla me bolet e policise.

  2. Virusi says:

    Me llafe kane vite qe genjejne. Vetem burgu I sjell ne vete.

  3. Lexusi says:

    Futini ne burg kta plera nga salianji tek babalja dhe te ter kush ka mar pjes ne kto pushtlleqe , mjaft me fjal , prokuroria duhet te arrestoj direkt salianjin ne te kundert dilni ne televizion dhe deklaroni hapur se nuk keni buth te beni shtet . po nuk u ndeshkuan fajtoret kushdoqofshin ata per mostruozitete qe shqetesojn nje popull te ter pra ca rrugaç ordiner te zhytur ne politik, ktu nuk do bej prokopi ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje