Në Paris nuk ka më vendet në… varreza

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Paris, në kryeqytetin që bashkon gjithë fuqinë politike, ekonomike dhe kulturore të vendit, me gati 20% të popullsisë franceze të përqendruar atje, nuk po bëhet problem vetëm strehimi me kosto të tepruara, por edhe mungesa e vendeve në varreza, thekson gazeta më e njohur franceze ‘’Le Monde’’, raporton ata.

”Në 2017 kanë qenë 5 000 kërkesa të refuzuara”, thotë Dhoma Rajonale e Llogarive ”Ile-de-France”, që jep alarmin.

Në vitet e ardhshme, pritet një rritje e vdekshmërisë për shkak të një popullsie të plakur dhe organet kompetente janë të shqetësuara për mungesën e parashikimit dhe rritjen e kërkesës.

”Parizienët janë qytetarët e vetëm që nuk mund të imagjinojnë të varrosen në qytetin e tyre, pasi ndarja e vendeve bëhet në mënyrë të errët’’, theksoi Eric Asieren, president i grupimit ”MoDem”.

Vitin e kaluar, 4 948 parisianë përfunduan në gjashtë varreza të periferive, ndërsa autoritetet po kërkojnë si zgjidhje kufizimin e koncesioneve të përjetshme të varrezave, që kanë arritur çmime të tepruara dhe bllokojnë qasjen te vdekjet e reja.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Në Paris nuk ka më vendet në… varreza”

  1. TRAPI says:

    BJERINI NE TUFINE…

  2. iliri says:

    PO kujt I rr….et per kete lajm,,,nuk e marr vesh../////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *