“Videoja” e dytë e “Babales”, tregon më shumë se e para!

10 Tetor 2018, 18:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po zhytet përditë e më shumë në spiralen e një historie të sajuar keq dhe dhe sot heronjtë e saj, janë dy kunetër ordinerë nga Vlora, të cilët vetëm një gjë nuk përgënjeshtrojnë në çdo histori, që duan lekë për atë që thonë.

I pari, heroi kryesor i PD, është në duart e Policisë së Kosovës dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri, ndërsa i dyti, është në duart e Policisë në Tiranë.

Pasi është mësuar nga PD, se ai ka telefonuar policinë me dëshirë të tij dhe ka dëshmuar sipas kodit të procedurës penale para prokurorit, duket se ka pasur një telash të ri nga njeriu më i afërt i Lulzim Bashës.

Badigardi i tij, që dikur ka drejtuar Policinë Bashkiake të Tiranës, ka sajuar atë që quhet “Babale 1”, fraksion 2.

Ai shihet qartë në video, që më shumë se sa të pyesë, ka hall që Alizoti të pohojë pyetjet e tij të tipit, “ishte dhe Taulant Balla aty”, “Ishte Ard Veliu” etj.

Në fakt, videoja e dytë është më e rëndë se e para.

E dyta është më e rëndë, pasi tregon se operacionin e dytë, e ka drejtuar vetë Lulzim Basha.

Pasi ka rënë në panik nga denoncimi që ka bërë Alizoti në polici për historinë e “Babales”, Lulzim Basha ka kërkuar jo vetëm frikësimin e tij, por praktikisht e ka marrë peng përmes badigardit të tij, të quajtur “gishtpremi”.

Rrëmbimi i dhunshëm nga badigardi personal dhe familjar i Lulzim Bashës, tregon se në krye të këtij operacioni nuk qëndron Salianji, ai është thjesht një ushtar.

Operacioni drejtohet nga vetë Lulzim Basha, dhe se ai ka tentuar të marrë edhe kontrollin për sigurinë e alibisë, pas dekonspirimit të “Babales”.

Videoja e dytë është më e rëndë se e para, pasi provon që videoja e parë, ka qenë një fallsifikim me vetëdije dhe tani është bërë urgjente të deklasohen personazhet, duke thënë që ata janë jo seriozë dhe siç na kanë gënjyer ne, mund të gënjejnë dhe Prokurorinë.

Videoja e dytë në fakt është një akt i mirëfilltë i përpjekjeve për fshehje të krimit dhe prishje të provave, nga vet Lulzim Basha.

Është ku e ku më larg, se akuzat e Bashës që “Xhisiela po flet nën presion” se është e kërcënuar.

Alizoti duket jo vetëm i kërcënuar, por i terrorizuar nga badigardi i Lulzim Bashës, që e merr në pyetje.

Nga ana tjetër, videoja e dytë hedh dritë mbi gjithë sistemin e falsifikimit përmes kasetave  të Lulzim Bashës, pasi lidh disa histori bashkë.

Një detaj që tregon se tek historia e Xhisielës dhe policit Nuhu, si dhe tek kaseta e Alizotit, është e njëjta dorë, është detaji që lidhet me Taulant Ballën.

Siç po del, ky regjistrim është bërë diku nga qershori, kur u muar vesh që kunati i “Babales” ka denoncuar skandalin në Prokurori.

Qysh atëhere, Basha ka vënë në fokus Taulant Ballën dhe mes pyetjeve të imponuara, duket që është dhe ajo për Taulant Ballën.

Ndërkohë, ky operacion dekonspiron dhe skenarin e policit Nuhu, të cilit po ashtu si Alizotit, i është imponuar përmendja e Ballës.

Pra, vetë emri i Taulant Ballës në të dy kasetat, si të policit Nuhu, dhe të Alizotit, tregon se ato janë bërë nga një dorë, kanë një ide dhe tipologji, dhe janë strategjia me të cilën Basha po tenton të prodhojë një steriotip negativ të kundërshtarit përmes kasetave të prodhuara në SHQUP.

Në fund, videoja  e dytë tregon dhe degradimin e nivelit të PD dhe personazheve në dorë të të cilëve ka mbetur.

“Babalja” dhe kunati i tij janë personazhe të rekrutuar nga PD për aksion politik në Vlorë.

Dikur në atë qytet PD ka pasur Ibrahim Vasjarin, Elham Sharrën, Roland Tafilin apo Gëzim Zilen, dhe ka fituar me ta edhe në mars 1991, ndërsa sot ka “Babalen” dhe Alizotin, dhe nuk merr dot as dy deputetë në gjithë Qarkun. Dhe kjo, falë mënyrës se si Lulzim Basha e ndërton politikën, duke bërë partner jo demokratët apo personalitet me integritet, por llumin e qytetit.

Pra ajo që është e re nga videoja e dytë, është se na tregon më shumë se çfarë dinim për videon e parë të “Babales”, na tregon se në PD ekziston një grup që merret vetëm me prodhim videosh për kundërshtarët, të gjitha të sajuara, dhe mbi të gjitha na tregon se Lulzim Basha është në krye të këtij operacioni.

“Video-montazhet” janë të vetmet ide të tij politike dhe të vetmet mjete politike që po përdor deri më sot.

Për të qenë të sinqertë, as videot nuk nuk janë ide e tij, por të kunatit, pasi kompania e kunatit të vet, ka investuar boll para në këtë fushë.

Ai video shet, ose si reklamë dhe gjoba për biznesin, ose si gjoba për politikën.

42 komente në ““Videoja” e dytë e “Babales”, tregon më shumë se e para!”

  1. mirel says:

    Eshte angazhuar gjithe shteti shqiptar me nje histori banale si Babalja.
    E thashe dhe ne editorialin e meparshem. Nqs Edi Rama paska ngelur keq per fakte qe kriminalizojne Bashen, Babalja eshte me qesharakja.
    Pervec thashethemeve dhe pazaret e supozuara te dy legenave ordinere, Lul Basha nuk rendon asgje nga biografia e tij shume me e pasur kriminale .
    Puna eshte perse i fryn kaq shume Ramuti dhe media ketij skenari banalo- babal?
    Ne qofte se kho eshte vija e diferences ndermhet Ramiut si kryetar shteti, dhe Bashes si kryetar i opozites, atehere duhet qe Edi Rama te deklaroje publikisht se nuk ka asnje dallim tjeter midis tij dhe nje personi qe nuk u akuzua kurre zyrtarisht per tradheti kombetare, qe nuk u procedua kurre zyrtarisht per vjedhjen e Rruges se Kombit. Dhe as per spiunazh te UDB..e as 10tra pislleqe te tjera te cilat PSja dhe Ramuti ja falen njelloj si krimet e pandeshkuara te Berishes.
    Kjo tregon qe Ramuti eshte i njejti brum kriminal si Basha. Sepse ka kryer dhe po kryen te njejtat krime kombetare si Basha.
    Sepse nga Berisha ate e ndan vetem qellimi ndaj protestuesve te incineratorit, ose te fshatareve te Marinzes, dhe shume shume pak nga gjakosja e kukesianeve.
    Kwto jabe shenja qe i eshte afruar rrezikshem Berishes. Dhe Berishen nga kriminel qe e ka vendin ne burg, na e ka transformuar ne plakushin qesharak te cirkut shqiptar te politikes..
    Po te dalesh dhe te angazhosh nje seri te tere strukturash te shtetit per nje bajat si Babale, ky eshte vetedemaskimi me i madh qe Ramuti i ven vetes dhe gjithe pellgut te qehallareve qe nuk ndryshojne nga Basha vec me nje njesi “Babale”.

    1. Zigur Qarri says:

      E gjith kjo tregon,se Ramutit nuk i plas per institucionet shtetrore fare,e gjith kjo tregon,se Ramuti e ka dhjere sistemin e drejtesise.
      Kllounit Ramut i intereson vetem pushtteti i tij pa kufi,dhe çdo e vertete qe zbulon korrupsionin e mafies se “rilindjes”,eshte Babolja
      e rradhes,gallata e rradhes,karagjozlliku i rradhes,mashtrimi rradhes.Aq te ndyre,aq jo serioze jan keta bastarde,sa edhe BE-ja ka koh
      qe nuk i merr më seriozisht,sepse genjejn aq paturpesisht,sikur te jete gjeja me normale!Ne cilin Shtet te Botes,jo vetem opozita,por
      edhe qytetaret e thjeshte,akuzojn kryeministrin si perdorues droge,dhe askujt nuk i ben pershtypje?!

      1. i revoltuar says:

        Zigur Cari, o gomar pa zile! Nese raca jote e ndyre pedeiste, bashke me lulrat e babalet jeni halabake e funderrina, ky nuk eshte faji i Edi Rames! Ju jeni te tille dhe kete e dine gjithe shqiptaret tashme. Keni filluar te ankoheni se perse nuk po ju denon Edi Rama? Shih shih! Pra nuk ju intereson se jeni kriminele dhe halabake, por po hidhni vickla : pse nuk na denon Edi Rama!? Se ai eshte njesoj si ne, prandaj ? Edi Rama eshte Kryeminister dhe jo Gjykates o rrot cari Zigur Bobolja. Ne shpresojme qe sa me shpejt te reformohet dhe forcohet sistemi i drejtesise (qe ju halabaket e PD-se keni kaq vite qe e pengoni), qe Gjykatesi qe do flase ne emer te popullit, t’ja u shkerdheje racen tuaj te felliqur me rrenje e me dege !!!!!

        1. Zigur Qarri says:

          Ik ore halabak!

    2. zorro says:

      Domethene, drejtesia duhet ta lejoje Lulzeim bashen te shpife sa te doje, sepse fundja ai paska bere zullume me te medha se kjo video? Hajde llogjike, hajde. Kur te ndertohet sistemi, do ngrihen dhe te vdekurit nga varri dhe do ta gjykojne Lulin me Sali qenin edhe per ata zullumet e medha qe flet ti…Prit se s’ke pare gje… ?

      1. mirel says:

        Jo, une po flas shqip dhe drejteperdrejt. Drejtesia nuk duhet ta lere Lulezim Bashen te flase. Asnje fjale.
        Sepse ka konsumuar cdo krim te denueshem nga Ligji para estrades Babale.
        Pse nuk eshte denuar per krimet me te renda?
        Kaq pergjegjesi a ja vini dot pushtetit?
        Pastaj kuptohet qe Babalja nuk eshte fenomen i ri.
        Vete politika shqiptare eshte sinonim i Babalizmit.
        Babale jane gjithe politikanet shqiptare. Ka 27 vjet qe luhet babalizmi ne qeveri dhe ne skenen e parlamentit, juve nuk paskeni pare gje akoma.
        Ku rroni, apo ne hene..

  2. Zigur Qarri says:

    Jo “Videoja” e dytë e “Babales”,por “Videoja” e dytë e çështjes Xhafaj,e mafiozit Agron Xhafaj dhe Vellait te tij,
    Ministrit te brendeshem qe mashtron,qe shkel ligjet per interesa personale dhe partiake.Perse e lan te ikte
    Agron Xhafajn?Kush eshte pergjigja e ekspertizes italiane per audopergjimin?Audiopergjimi dhe video,jan fakte
    te pamohueshme,qe tregojn,se qeveria shqiptare eshte nje organizate mafioze.Dilema sotme e politikes
    shqiptare eshte,Shteti apo Partia.”Rilindja”thote Partia mbi te gjitha!Kjo do te thote,tritol institucioneve shtetrore.

    1. rrypi says:

      Siku e ke humbur fillin e llogjikes o Zigur, te paska zene halli. Fakti qe drejtesia merret me faktet e PD-se kundra ministrit te brendshem, do te thote qe akuzat jane marre shume seriozisht, tani i mbetet akuzuesit te provoje akuzat e tij. Nese ka te drejte, Xhafa do penalizohet, nese kane genjyer, ata trimat e PD-se do penalizohen…Drejtesi te barabarte per te gjithe, apo jo?

      1. Zigur Qarri says:

        Jan shume pak ata qe nuk e deshirojn “drejtesine e barabarte”.
        Por,per sa koh qe forcat politike jan ne armiqesi,dhe institucionet e drejtesise ndikohen
        nga forca politike ne pushttet,nuk do te kete”drejtesi te barabarte”,por drejtesi selektive.
        Aq serioze eshte drejtesia,sa nuk ka gjykuar asnje nga ata,qe lejuan te largohej Agron
        Xhafajn,rast qe vlen edhe per penalizimin e Ministrit Xhafaj,pergjegjesi direkt.
        Po ekspertiza italiane e audiopergjimit,perse nuk publikohet?

        1. albi says:

          O Zigur, ne ate mur!

          po ca thu mer burr, duket qe nuk ke asnje lloj haberi per cfare flet. Ca leshin domethene “nuk jane gjykuar ata qe lane te ikte Agron Xhafajn”? Agron Xhafaj as ishte i kerkuar ne Tirane, as i pandehur, as i akuzuar. As i kerkuar per ektradim nga drejtesia Italiane, asnje lloj gje prej gjeje! Pra ai ikte ku ti donte. Mund te zgjidhte te ikte ne Karaibe, po ja qe zgjodhi te ikte ne Itali, qe te shfryhej gjithe kjo tullumbacja e baboles me shoke. Si do i thoshin kur te shkonte ne Rinas sipas teje? Jo prit shoku se kan dal nja dy muhabete dhe do i sqarojm icik, nuk e kemi me shum qejf qe te ikesh? A je ne terezi ti apo jo, ne ca bote jeton? Pa urdher gjykate nuk ka te drejte asnje te hape gojen, le me te te pengoje te levizesh.
          Nqse ti vazhdon i meshon ketyre argumentave idiote qe nuk qendrojne, e qe jane sqaruar e risqaruar disa here, atehere jane 2 mundesi: ose je dhe ti kallepi i ktij Boles se pergjimeve, ose ashtu ta do qesja dhe e nget muhabetin.
          Boll ja futet pordhes me argumente gjize se nuk vazhdohet me tutje keshtu….

          1. Zigur Qarri says:

            (albi,Ti kerkon te dikutosh,apo si e ke hallin?!)Po,ashtu eshte ,Agroni mund te ikte ku te te donte,si çdo qytetare i lire.
            Por,Agron Xhafaj iku direkt mbas skanadlit te publikimit te audiopergjimit,kur akuzohej si i implikuar me trafikantet e droges.
            Edhe ne Zimbabve do te jepej menjehere urdher ndalimi i personit,deri sa te verifikohej gjithshka.Por,Ministri i Brendeshem,
            shkeli ligjin per te favorizuar Vellain e tij trafikant,qe gjeti “momentin e duhur”per te bere nje denim ne harrese.Dhe po ky
            Ministri Brendeshem,merret direk me Çeshtjen Xhafaj-Babole(qe eshte ne konflikt interesi)ne Shtetin e absurdistanit!!!
            Kjo tregon,se qeveria e”rilindjes”eshte nje organizate mafioze,sepse shtylla kurrizore e Shtetit,sistemi i drejtesise,eshte
            inekzistent.

            1. albi says:

              Po si mund te thuash qe duhej dhene menjehere urdher ndalimi!? A e ke degjuar pergjimin ti apo jo? A je i qarte qe edhe SIKUR te ishte Agron Xhafaj ne ate regjistrim, aty hasell e hasell nuk ka asgje inkriminuese? Po kujt po ja shet ti keto lloj argumentash? Si u nxirrka urdher ndalimi pa asnje lloj PROVE, dhe me nje regjistrim ku praktikisht nuk thuhet ASGJE? Po hajde se po bej une nje cerek pergjimi me taksixhiun e lagjes e te thote “sode buke”, e te dal une e te them qe eshte Ziguri qe flet per kokaine, edhe oburra urdher ndalimi Zigurit! Nje pergjim pa asnje lloj autorizimi, pa asnje lloj certifikimi se ku, si kush e ka marre, nuk perben asnje lloj prove, dhe nuk ta leshon gjykates ne bote urdher ndalimin qe ti e ke qejf! Nqse pergjimi eshte zyrtar, ndryshon muhabeti! Por ne kete rast, derisa te vertetohet autenticiteti, autoresia dhe prezenca e te gjitheve ne regjistrim, nuk ka institucion qe te te kufizoje lirite! Le me pastaj serite 2-lekshe te pergjimeve qe vazhduan pas ketij muhabeti, qe e bene gjithe gurgulene tragjikomike.
              Ca dmth Ministri i brendshem merret direkt me ceshtjen? Ne cfare kuptimi u mor me ceshtjen? Me ceshtjen merret prokuroria e gjykata, ministri nxorri vetem infot mbi situatat qe e preknin personalisht. Dhe beri shume mire qe nuk dha doreheqjen, sepse nqse nuk e ke kuptuar akoma filmin, gjithe ideja ishte te ikte Xhafaj me cdo kusht, pastaj dihej qe tollumbaci do shfryhej!
              Dhe keta plehra (dhe nuk e kam per zarat Babale e Babole, por ata me lart) qe e stisen kete “cark”, qe nuk ka asgje me pak sesa grushti i shtetit ndaj institucionit te sigurise publike, ne nje moment shume delikat, vetem per perfitime te ndyra politike, qe nuk mund ti sigurojne me metoda demokratike, jane shembulli me modern i tradhetise kombetare ne shekullin 21! Jane ata plehra qe nuk duan reformen ne drejtesi, nuk duan hapjen e negociatave, nuk duan normalizimin e marredhenieve me Greqine, etj etj etj cdo lloj gjeje, qe do vinte ne pah paaftesine dhe kriminalitetin me te cilin kane qeverisur deri ne 2013!

              1. Zigur Qarri says:

                Asnje nuk eshte denuar deri tani per “Çeshtjen Xhafaj”,te gjith jan”te pafajshem”,por Agronin se ka marre kush ne
                pyetje!!!Edhe nje Polic i thjeshte ka drejte te ndali nese dyshon,dhe jo me kur flitet per nje person qe implikon edhe
                Ministrin,qe kemi te bejm me nje skandal shtetrore.Te mos ishte Vellai i Ministrit Agron(Geron)Xhafaj,jo qe do te
                ndalej nga Policia kufitare,por do ti kishin vene prangat me koh.Ne hetimin e “Çeshtjes Xhafaj”,deshmitari kryesore
                per te cilin behet gjith kjo zhurme,MUNGON!!!

            2. Qafa e Qarrit says:

              Zigur je nje Karr i marre thone shkodranet. Je nje vemje cesspooli qe ushqehesh me llumin dhe vulgun e atij ambienti ku vegjeton.

        2. Askushi says:

          Ik o zigur trapi se e di gjithe vlora qe ne video nuk eshte zeri i Agronit

    2. Moisi Golemi says:

      O Zigur!! Pse nuk shkon te vrasesh veten e te shpetosh njehere e mire nga mizerja??

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore debil!

  3. ? says:

    Qe jeni ne hall te madh as qe diskutohet me, fakti qe pervec anglezeve, italianeve, prokurorise se krimeve te renda, analizen e kasetes 1 dhe 2 po e ben edhe meroja eshte treguesi me domethenes. Sado llum dhe shpifje te besh mero tanime ne mut i zhytur eshte kryeministri dhe gjithe ju qe I vini nga pas. Po ngrini shtet bandash, hajdut dhe te degjeneruar. Ju po vrisni te tashmen dhe te ardhmen e ketij vendi edhe me banditet e rinj qe po i fusni masivisht ne administrate dhe kudo. Jane te gjithe kulisha te vegjel qe vetem te vjedhin dhe xhvasin u punon truri. Aq e kane qelbur sa po i hani vete, si rasti I atij pisit te hetimit tatimor qe ishte kryetar I p(i)s-es njesia 3 Tirane. Dhe keshtu jane 90% e hetimit tatimor tirane dhe gjithe shqiperine. Ju po qelbeni nga koka.

    1. katarakti says:

      Qenke keq fare. Kush eshte ne hall?! Qeveria apo ata qe po u behen gati prangat?! Kush i sajoi “babalet” dhe kush dilte ne konferenca shtypi duke akuzuar mbeshtetur dhe duke marre per “prova” ato qe thoshte ai idioti nga Vlora?! Hall te madhe keni ju. Behuni gati se drejtesia vonon, por nuk harron. Dhe keni bere aq krime saqe nuk ju lan dot as uji i detit. Ata qe vrane me 21 janar dhe zhduken edhe rregjistrimet e kamerave kush ishin?! Po ata qe hodhen ne ere 26 veta ne Gerdec qe shkerdhen sypeshkaqeni te shetiste neper Maldive dhe Ishujt e Majorkes kush i beri?! Mos te flasim ketu per 1997-ten etj etj. Po xhin xhonet ne gjykata qe po na dalin sot te gjithe milionere, duke filluar nga Dhalla me shoke, kush i vuri ne ato poste?! 100 vjet burg per koke dhe i keni pak!

  4. Elisa says:

    kush do te verteten do Shqiperine!!!!!!!!

  5. Ladi says:

    Ne suuulm, ne suuulm, suuulm perpara, se ju zune me ate mikun ne dore. Suuulm se ju mori muti shalet..
    pftuu te pacipe..

  6. e vertete says:

    skenari
    bravo mero respekt per ket shkrim ……………..

    1. mirel says:

      Bravo Mero!? Pse, se i ngre lapidare per PDne e Vlores?
      Elham Sharres dhe gjithe klanit te Berishes?
      Cfare do te thote Mero me kete? Qe ata te paret ishin per tu patur respekt se ishin me mafioze e me kriminelet, ndersa keta te sotmit, PD, jane ca debila qe as vete PDja e famshme e krimeve te tenda nuk duhet ti respektoje .
      E kuptoni kush eshte Mero i verteti?

  7. nick says:

    provat ku jane……………….

  8. nick says:

    provat ku jane…………………………..

  9. Ilir says:

    Edhe pas kesaj qe doli mbreme ne opinion shkruan keto Mero?!
    Qenke “ i pavarur”.

  10. Liu says:

    Mero,i shkreti ti. Te ka vene Rama te kapesh sapunin.

  11. Milan says:

    O babolet e partis kriminele ku do futeni o te dhjere

  12. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: October 9, 2018 at 6:07:59 AM EDT

    NE CFARE PLANETI JETOJNE KETA PERBINDESHA !?

    – Mire nga robi nuk paten frike….Po nga Zoti nuk paten frike keta pamendesa !

    – Vox Populi Vox Dey’s ! Zeri i Popullit Zeri i Zotit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jose Padilla, i njohur edhe me emrat Abdullah al- Muxhahir ose Muxhahir Abdullah i lindur ne Bruklin, Nju Jork me 18 tetor 1970 arrestohet ne Maj te vitit 2002 dhe gjykohet per orvajtje aktesh terroriste ne disa qytete te SHBA-se dhe denohet me 21 vite burg per terrorizem….
    Babai i tij ishte Drejtor Drejtorie Jridike ne Ministrise se Drejtesise te SHBA-se. Edhe mbas denimit te te birit ai vazhdoi ne te njejten detyre .
    Vellai i Hillari Klinton, Zonjes se Pare te SHBA-se u arrestua dhe denua me afat te gjate burgimi dhe ajo vazhdoi te ishte Zonje e Pare e Amerikes dhe me vone Sekretare Shteti e SHBA-se….
    Jane me dhjetera raste te tilla jo vetem ne SHBA e Evrope por edhe ne vende me demokraci shume me te dobeta se ato.
    Ne saje te Salikracise ne Shqiperi akoma vazhdon mendesia 24 karat enveriste e luftes se klasave qe kur nje pjestar familjeje bente nje krim e pesonte e gjithe familja.
    Ne momentin qe nje pjestar familjeje mbush moshen 21 vjec ai konsiderohet si rrritur ( adult ) dhe ai mban pergjegjesi te plote lugjore per cdo veprim te tij.
    Askush nga familja, as babai e nena, as bashkeshortja dhe as femijet e tij nuk kane asnje pasoje dhe gezojne te njejtat te drejta si cdo shtetas tjeter. Aq me pak kur behet fjale per vella e moter.
    E gjithe Shqiperia, mbare opinioni publik kombetar dhe autoritetet e interesara te aleateve tane strategjike dhe shteteve jo mike e dine se i biri biologjik i Sali Berishes Shkelzen Berisha dhe i biri i tij politik Fatmir Mediu, etj. ishin dhe mbeten shkaktare te tragjedise se Gerdecit me 26 te vrare dhe qindra te plagosur perfshi baxhanakun e Berishes.
    Si Xeni dhe Fatmiri dhunuan jo vetem ligjet shqiptare por edhe ato amerikane qe ndalojne municionet kineze. Ata me vetdije te plote dhe me qellim perfitimi material dhe financiar, nderruan kutite e fishekeve kineze dhe zhduken cdo shenje te prejardhjes se tyre nga Kina.
    Si veproi Sali Berisha ndaj tyre !?
    Nuk la gure e drure pa levizur,duke shpifur ne menyren me te eger e duke zevendesuar hetuesit e prokuroret e pakorruptueshem duke i zevendesuar me kamikaze te tij, duke i perzgjedhur gjykatesit me ne sherbim te tij qe shpiken akuzen me qesharake ne Bote te “ Aksidentit teknologjik” per pronarin e firmes Delijorgjin qe ishte mbulesa e pronareve te vertete Berisha i Ri dhe Mediu, ne nje fabrike primitive sklleverish nga 11 -12 vjec ku gjithcka kishte po jo teknologji.
    Mashtroi publikisht si shqiptaret edhe amerikanet se nuk e dinte ku bie Gerdeci dhe per baxhanakun e tij !
    E ktheu krejt qeverine e vet dhe anetaret e saj ne nje zyre noterie te cdo urdheri te Shkelzen Berishes, sic ndodhi me aferat nga me te korruptuarat e kriminale si CEZ-i, Ngjyrosja e Naftes, Interkoneksioni energjitik me Kosoven e dhjetra te tjera.
    E ka goje e akuzon kundershtaret e tij politike duke shpikur gjithfare shpifjesh, trillimesh, poshtersishe, sharjesh e kercenimesh deri me ekzekutimit me snajper te kryeministrit ne detyre, me revolucione bolshevike e permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne zgjedhje te kontrolluara krejtesisht nga kamikaze te tij qe nga Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve e 5 ministrave ne postet kyce te dhuruara nga Edi Rama, per cka vete qehajai i tij ne krye te Partise Babale pat deklaruar se ai kurre nuk do ta kishte bere nje dhurate te tille, sic nuk e beri Sali Berisha, qe uzurpoi cdo fije e cdo hallke te te gjitha pushteteve legjislative, ekzekutive, elektorale, ligjzbatuese, juridike… perfshi edhe mediat e deri edhe postín e kryetarit te Komisionit te Kontrollit te Shtetit, qe zakonisht i lihej opozites !
    A nuk ju kujton kjo demokrature berishiste pikerisht parullen leninisto- staliniste te Revolucionit te Tetorit “ Vsje Vllasam Sovjetam !“ – Te gjitha pushtetin Sovjeteve ! dhe Luigji e 14te “ Ligji jam Une !”
    A mund ti vesh emer tjeter vecse Salikraci ketij sundimi absolut te pandeshkueshem, te pacenushem, dhe te paprekshem nga askush pervec “ Bandes se Gangstereve” te tij politike, biologjike dhe mediatike qe e rrenoi Shqiperine.
    Jo vetem kaq por edhe la e vazhdon te shpertheje njera pas tjetres minat e tij me sahat ne cdo fushe te jetes shqiptare sipas antiparimit cnjerezor “ pas meje le te behet
    qameti ! “
    A nuk jane edhe “Bombat “e tij Babale pjelle e nje mendjeje djallezore dhe nje fabrike ala “ Fake Njuz” putiniste rrenash, shpifjesh e komplotesh te nje Sherri Berishe, Made In Saleh Milloshevic Xhenxhiz Khani, burimi i cdo sherrnaje e trazire politike, juridike, mediatike vetem e vetem per te vonuar, tjetersuar, sabotuar dhe minuar me cdo mjet e menyre Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi, SPAK-un e Byrone Kombetare te Hetimit, tek te cilat si ai edhe Like Floriri, Lulezim Fazlici e Mona Cizmja, Fatmir Mehdihoxha e Xen Gerdeci, Argita Malltezi e Mul Stanishici, Enkeled Gebelsi e Ylli Manjani, Petrit Vasili e co. shohin me lemeri dhe u faniten cdo cast ne trurin e tyre te cakerdisur e ne panik prangat e ligjit dhe drejtesise ne duart e veta, konfiskimi i pasurive e miliardave te plackitura e vjedhura te shqiptareve , te pervetesuara me korrupsion te llahtarshem, fundin e turpshem te Salikracise dhe sundimit absolut te “ …kesaj Mafia qe ka dale drejt jashte Kontrollit “ !
    – Mire nga robi, mire nga populli nuk paten frike … po nga Zoti nuk kane frike keta pamendesa te pangopur me gjak e djersen te popullit te vet !
    – A thua Doktor Profesori i zemres
    qe e beri me zemer nje popull te tere Sali Berisha kurre se ka degjuar shprehjen filozofike mijeravjecare latine Vox Populi Vox Deux ! Zeri i Popullit Zeri i Zotit !
    Secili mban pergjegjesi para ligjit e jep llogari para drejtesise por edhe para Zotit !
    Askush nuk qendron mbi ligjin !
    Ligji dhe drejtesia jane themeli e shtylla kryesore e cdo shteti. Jane shteti ligjor qe eshte shpirti i shtetit demokratik ku cdo shtetas eshte i barabarte para tij !

  13. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: July 2, 2018 at 2:27:15 PM EDT

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE!
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar …

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze! Nga Saranda ne Tropoje. Ua pshrren gazin ne goje !
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une s’ nxjerr
    fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

  14. Shkelzen says:

    Mero je kokerr legeni bashkepuntor i sigurimit shtetit asgje me shume.

  15. bab halete pederriste says:

    Felliqesirat PeDerista paskan dale ne aksion komentesh. O llum i kombit nuk mund te vini dot kurre ne pushtet madje as edhe me dhune.

  16. Agron says:

    Askushi
    Edi Rama eshte dhurus gjaku cdo 6 muj.kontrolloja a analizat e gjakut mer shejtan budalla

  17. Turi says:

    Aman se alizoti esh legeni jone na fieri. Boll e ka vlora babalen. Alizoti esh me plere ne babalia ore aman

  18. TOMORI SHBA says:

    skandalet e pd, spsksn te sosur. nese ekzistonte nje fije shprese, per te ardhur ne pushtet pd, e vetme , jo e jo, por me nje kualicjon te gjjjjjjer, nese dote ndothte ne 2021, me keto skandale e babale, ska per te fituar kur, jo pushtet, por dote tkuret aq shum sa dote cuditen edhe vet ata qe pretendojn se jan anatar te pd.
    skandalet e fundit me babale, 1 e babale dy, po e groposin pd, dhe lulezim bashen si regjizor i keti skenari.
    nje e keqe e turpeshme dhe po aq e denushme, si kjo e lulezim bashes, esht se ne inskenimin e pist dhe antiligjor, ka angazhuar deputet te rinj, si ervin siljanasin, apo nonje tellall tjeter qe e nxjer per te mbuluar m….n me sh …., qofte alibejin, apo ish ministrin e pekoheshem bardhi, qe dita dites po diskreditohen ne syt e shqiptareve, jo vetem b renda vendit, por edhe jasht deri ketu ne sh.b .a.
    rime prokuroris te krimeve te renda, nga shqiptaret e e amerikes, por kemi nje kerkes. ti shkohet sa me per deri ne fund, keti skenari ogurezi, qe corodit qytetaret dhe cenon rendin dhe qetesin kombetare, regjizori dhe aktoret e perfshir ne kete pillek penal, te dalin pera organeve te drejtesis , sa me par.
    opozita ne teresi, te meret me kauza qe shqetesojn qytetaret, te ofroi zgjidhje reale, te bazuara ne shifra dhe fakte dhe jo mashtrime, te heq dore nga keto lloi skenaresh ogurezeza, te bej thrje per ubnitet, paqe dhe jo thirje per revolucjon dhe dhune, sepse keto e cojn vendin ton shum vite mbrapa, duke shkateruar edhe ato gjera te mira qe jan aritur ne keto vite demokraci.
    te bashkepunojn pozit opozit, per vazhdimin e rreformes ne drejtesi, krijimin sa me par te instucjoneve qe dote kryejn vettingun e politikaneve, te gjith ranjgjeve ne apesir dhe ne koh, nga viti 91 e deri me sot. kete presim ne si qyterar shqiptar, brenda e jasht vendit.

    1. mirel says:

      Pse skandal e quan kete to o Tomorr?
      Ky eshte teater per te kaluar veren duke qeshur. Kush e ka marre seriozisht Babalen eshte nje cope debil.
      Nuk shembet shteti nga babalet.
      Tjeterkund fle lepuri.
      Skabdal eshte qe Ramuti po shet detin dhe shqiptaret merren me bobolet e Lulushit.

  19. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: October 9, 2018 at 5:41:49 AM EDT

    NE CFARE PLANETI JETOJNE KETA PERBINDESHA !?

    – Sali Berisha nuk ka nevoje te shpike asgje te re. I ka gati ! Te gjitha pishtersite dhe krimet e veta dhe te bandes se tij ua vesh kundershtareve te tij kudo … !

    – Mire nga robi nuk paten frike….Po nga Zoti nuk kane frike keta pamendesa !

    – Vox Populi Vox Deux ! Zeri i Popullit – Zeri i Zotit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jose Padilla, i njohur edhe me emrat Abdullah al- Muxhahir ose Muxhahir Abdullah i lindur ne Bruklin, Nju Jork me 18 tetor 1970 arrestohet ne Maj te vitit 2002 dhe gjykohet per orvajtje aktesh terroriste ne disa qytete te SHBA-se dhe denohet me 21 vite burg per terrorizem….
    Babai i tij ishte Drejtor Drejtorie Jridike ne Ministrise se Drejtesise te SHBA-se. Edhe mbas denimit te te birit ai vazhdoi ne te njejten detyre .
    Vellai i Hillari Klinton, Zonjes se Pare te SHBA-se u arrestua dhe denua me afat te gjate burgimi dhe ajo vazhdoi te ishte Zonje e Pare e Amerikes dhe me vone Sekretare Shteti e SHBA-se….
    Jane me dhjetera raste te tilla jo vetem ne SHBA e Evrope por edhe ne vende me demokraci shume me te dobeta se ato.
    Ne saje te Salikracise ne Shqiperi akoma vazhdon mendesia 24 karat enveriste e luftes se klasave qe kur nje pjestar familjeje bente nje krim e pesonte e gjithe familja.
    Ne momentin qe nje pjestar familjeje mbush moshen 21 vjec ai konsiderohet si rrritur ( adult ) dhe ai mban pergjegjesi te plote lugjore per cdo veprim te tij.
    Askush nga familja, as babai e nena, as bashkeshortja dhe as femijet e tij nuk kane asnje pasoje dhe gezojne te njejtat te drejta si cdo shtetas tjeter. Aq me pak kur behet fjale per vella e moter.
    E gjithe Shqiperia, mbare opinioni publik kombetar dhe autoritetet e interesara te aleateve tane strategjike dhe shteteve jo mike e dine se i biri biologjik i Sali Berishes Shkelzen Berisha dhe i biri i tij politik Fatmir Mediu, etj. ishin dhe mbeten shkaktare te tragjedise se Gerdecit me 26 te vrare dhe qindra te plagosur perfshi baxhanakun e Berishes.
    Si Xeni dhe Fatmiri dhunuan jo vetem ligjet shqiptare por edhe ato amerikane qe ndalojne municionet kineze. Ata me vetdije te plote dhe me qellim perfitimi material dhe financiar, nderruan kutite e fidhekeve kineze dhe zhduken cdo shenje te prejardhjes se tyre nga Kina.
    Si veproi Sali Berisha ndaj tyre !?
    Nuk la gure e drure pa levizur,duke shpifur ne menyren me te eger e duke zevendesuar hetuesit e prokuroret e pakorruptueshem duke i zevendesuar me kamikaze te tij, duke i perzgjedhur gjykatesit me ne sherbim te tij qe shpiken akuzen me qesharake ne Bote te “ Aksidentit teknologjik” per pronarin e firmes Delijorgjin qe ishte mbulesa e pronareve te vertete Berisha i Ri dhe Mediu, ne nje fabrike primitive sklleverish nga 11 -12 vjec ku gjithcka kishte po jo teknologji.
    Mashtroi publikisht si shqiptaret edhe amerikanet se nuk e dinte ku bie Gerdeci dhe per baxhanakun e tij !
    E ktheu krejt qeverine e vet dhe anetaret e saj ne nje zyre noterie te cdo urdheri te Shkelzen Berishes, sic ndodhi me aferat nga me te korruptuarat e kriminale si CEZ-i, Ngjyrosja e Naftes, Interkoneksioni energjitik me Kosoven e dhjetra te tjera.
    E ka goje e akuzon kundershtaret e tij politike duke shpikur gjithfare shpifjesh, trillimesh, poshtersishe, sharjesh e kercenimesh deri me ekzekutimit me snajper te kryeministrit ne detyre, me revolucione bolshevike e permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne zgjedhje te kontrolluara krejtesisht nga kamikaze te tij qe nga Kryetari i Komisionit Qendrir te Zgjedhjeve e 5 ministrave ne postet kyce te dhuruara nga Edi Rama, per cka vete qehajai i tij ne krye te Partise Babale pat deklaruar se ai kurre nuk do ta kishte bere nje dhurate te tille, sic nuk e beri Sali Berisha, qe uzurpoi cdo fije e cdo hallke te te gjitha pushteteve legjislative, ekzekutive, elektorale, ligjzbatuese perfshi edhe mediat e deri edhe postín e kryetarit te Komisionit te Kontrollit te Shtetit, qe zakonisht i lihej opozites !
    A nuk ju kujton kjo demokrature berishte pikerisht parullen leninisto- staliniste te Revolucionit te Tetorit “ Vsje Vllasam Sovjetam !“ – Te gjitha pushtetin Sovjeteve ! dhe Luigji e 14te “ Ligji jam Une !”
    A mund ti vesh emer tjeter vecse Salikraci ketij sundimi absolut te pandeshkueshem, te pacenushem, dhe te paprekshem nga askush pervec “ Bandes se Gangstereve” te tij politike, biologjike dhe mediatike qe e rrenoi Shqiperine.
    Jo vetem kaq por edhe la e vazhdon te shpertheje njera las tjetres minat e tij me sahat ne cdo fushe te jetes shqiptare sipas antiparimit cnjerezor “ pas meje le te behet
    qameti !
    Sa te jete gjalle Sali Berisha nuk do te reshti komplotet, intrigat, provokacionit, orvajtjet per te ardhur ne pushtet me cdo mjet e me cdo menyre dhe ta sunduar Shqiperiine ne bashkepunim edhe me djallin e te birin e tij ne Beograd, Athine e nenen e Beogradit, Mosken.
    Sali Berisha nuk ka nevoje te shpike asnje skenat te ri, djallezor per zezona e tragjedi te reja antishqiptare !
    Si i ka te gjitha gati dhe me teprice !
    Si ne pushtet edhe ne opozite Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” te tij politike, biologjike e mediatike edhte fabrika me e madhe e “ Fake Njuz” lajmeve te rreme ala Sputnik e ala Putin, ala UDB e ala KGB, ala Gebels “ Genje e Genje se dicka do te mbetet !”
    Te gjitha poshtersite dhe krimet e veta dhe te bandes se tij ua vesh kundershtareve te tij kudo, politike qe as Sllobodan Milloshevici e asnje armik i shqiptareve nuk do ta kishte bere me pabesisht , me egersisht e me djallezisht se Sherri I Berishes Sali Rama i Vicidolit .
    Qyrkun e krimeve dhe tragjedive pa fund kunder Shqiperise dhe shqiptareve si komb orvatet tua veshe jo vetem qeverise me atdhetare, me demokratike, me tolerante e me properendimore ne historine tone gati 106 vjecare te shtetit shqiptar tash e 5 vjet, opozites tash e gati 27 vjet por edhe ndaj kudershtareve te tij brenda PD- se qysh kur mori frenat e saj me revolen e Azem Hajdarit mbi tavoline e mbledhjes se Kryesise se saj, me ndihmen e Beogradit, Moske dhe William Rajersonit nga e deri sot.
    A nuk jane edhe “Bombat “e tij Babale pjelle e nje mendjeje djallezore dhe nje uzine ala “ Fake Njuz” putiniste rrenash, shpifjesh e komplotesh te nje Sherri Berishe, Made.In Saleh Milloshevic Xhenxhiz Khani, burilmi i cdo sherrnaje e trazire politike, juridike, mediatike vetem e vetem per te vonuar, tjetersuar, sabotuar dhe minuar me cdo mjet e menyre Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi, SPAK-un e Byrone Kombetare te Hetimit, tek te cilat si ai edhe Like Floriri, Lulezim Fazlici e Mona Cizmja, Fatmir Mehdihoxha e Xen Gerdeci, Argita Malltezi e Mul Stanishici, Enkeled Gebelsi e Ylli Manjani, Petrit Vasili e co. shohin me lemeri dhe u faniten cdo cast ne trurin e tyre te cakerdisur e ne panik prangat e ligjit dhe drejtesise ne duart e veta, konfiskimi i pasurive e miliardave te plackitura e vjedhura te shqiptareve , te pervetesuara me korrupsion te llahtarshem, fundin e turpshem te Salikracise dhe sundimit absolute te “ Kesaj Mafia qe ka dale drejt jashte Kontrollit “ !
    – Mire nga robi, mire nga populli nuk paten frike … po nga Zoti nuk kane frike keta pamendesa te pangopur me gjak e djersen te popullit te vet !
    – A thua Doktor Profesori i zemres
    qe e beri me zemer nje popull te tere Sali Berisha kurre se ka degjuar shprehjen filozofike mijeravjecare latine Vox Populi Vox Dey’s ! Zeri i Popullit Zeri i Zotit
    Secili mban pergjegjesi para ligjit e jep llogari para drejtesise por edhe para Zotit !
    Askush nuk qendron mbi ligjin !
    Ligji dhe drejtesia jane themeli e shtylla kryesore e cdo shteti. Jane shteti ligjor qe eshte shpirti i shtetit demokratik ku cdo shtetas eshte i barabarte para tij !

  20. mona says:

    Lulezim Basha-shkelqimi dhe renia e nje debili berishist.

  21. deda says:

    pse se bënë dhe vidion e parë me zë e figurë si e dyta.kjo tregon se ska qenë agron xhafa aty por ishte sajesë

  22. M says:

    Historia “Babale” si pordha e plakes ne vater.
    Nga frika se afrojne ditet per te dal para drejtesise per te gjitha zullumet qe i kan shkaktuar ketj vendi , pavaresisht akuzave dosjet jan mbyllur ose nuk jan hapur fare se sic tregojne faktet sistemi i drejtesise komandohej nga politika, pjesa me e madhe e gjyqtareve, prokuroreve kan qen te koruptuar, te asimiluar ose jan vete kriminelet , vjedharaket, mafjozet, tradhetaret e kombit dhe e.vetmja rruge eshte marja e pushtetit per te zhvatur me shume.
    Si mund te miret pushteti duke shpifur, share dhe duke bere bojkot ne te gjitha drejtimet duke bere eskursione neper qytete, duke kaluar neper sallone, hotele dhe guzhina me 5 yje?!
    Njerezve te thjeshte nuk u plasi menderja se cfare thote njeri apo tjetri .
    Kryesorja eshte te( denohen) , te marin ate qe meritojne te gjithe shkaktaret e zullumeve 28 vjecare
    Po le te kthehemi tek ceshtja e quajtur ” babale”
    Cdo gje lidhet me matematiken.supozojme se kemi nje te pa njohur : sikur kjo eshte e vertete
    Atehere del konkulzioni se:- A.Xhafa duhet te kryej denimin ne vendin ku eshte gjykuar.–fakte dhe baze materiale (para dhe lende narkotike) qe perbejne prove nuk ka per rigjykim apo gjykim ne vend.- me cfare te drejte ” babalja” apo kush e ka shtyre te beje pergjimin e nje personi kur nuk ka nga prokuroria apo organet perkatese per ndjekje dhe pergjime?
    Me kryesorja nqse nuk eshte manipuluar pergjimi (biseda) ku eshte origjinali ?se kjo nga analiza angleze del qe kan nderhyre.
    Nqse do ishte e vertete duhet te zhvillohet lufte e klasave si ne diktaktori ?! pse kryen nje pjestar i familjes nje shkelje ligjore duhet ta paguajne gjithe familja apo farefisi e te internohen?
    Hipoteza tjeter: kan nderhyre fredi per te perfituar para, per hakmarje pse nuk e paguan, e kercenuan, per te perfituar azil.
    Perse duhet qe keta qe detyruan kete duhet ta bejne altrnative per perfitime politike dhe perfitime individuale per te vonuar drejtesine?
    Si perfundim : kush ka mare pjese ne kete ceshtje i rendojne keto akuza: 1-shperdorim detyre2-akuzojne pa fakte( baze materiale, preshin e ka privatizuar dikush tjeter) fshehje te te mjeteve (provave) dhe orgjinalin e pergjimeve 3-pergjime te pa ligjshme 4- marje peng.
    5-fallsifikime 6-kercenime dhe dekonsirime

  23. Iliri nga Gjermania says:

    Zoti Baze ke te drejte kur thua, qe PD eshte marre me Llumin e Shoqerise dhe jo me njeres me Integritet dhe Intelktuale.
    Por me e keqja eshte ka akoma Llum dhe Plera qe i besojne akoma, siç jane nga disa Komentues ketu qe Shkruajne.Qe jane Plera.
    Duhet te marrin fund keto qe bejne Politikanet me sajesa dhe maipulime, mene fund kemi nje Prokurori qe e ka marr persiper zbardhjen e ketyre Manipulimeve dhe shpresoj ti shkoj deri ne fund ne Gjykate.

  24. Arbeni says:

    Dikur në atë qytet PD ka pasur Ibrahim Vasjarin, Elham Sharrën, Roland Tafilin apo Gëzim Zilen, dhe ka fituar me ta edhe në mars 1991, ndërsa sot ka “Babalen” dhe Alizotin, dhe nuk merr dot as dy deputetë në gjithë Qarkun. Dhe kjo, falë mënyrës se si Lulzim Basha e ndërton politikën, duke bërë partner jo demokratët apo personalitet me integritet, por llumin e qytetit.
    Mese i vertete ky konstatim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje