Balla akuzon Sali Berishën: Gabove me Bashën, shkatërrove partinë e idealeve të Dhjetorit. Vendi pa opozitë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e mbajtur në Parlament ka akuzuar kryedemokratin, Lulzim Basha se është duke e rrënuar PD-në.

Balla i ka bërë thirrje PD-së të distancohet nga këto lojëra politike, siç i ka quajtur ai, për të mos i lënë një njollë të zezë PD-së në historinë e saj.

Ndërkohë Balla i kujton Berishës se gabimi i tij në PD është që vuri në krye të saj Bashën. Sipas tij këtu Berisha i ka vënë vulën PD-së.

“Dikur Partia e Idealeve të Dhjetorit, sot nuk di si t’ja vë më emrin. 

Detyra e PD përballë qytetarëve është të distancohet ose do të mbajë një gjurmë të një njolle shumë të rëndë, jo vetëm për vete, por për të gjithë historinë e saj. 

PD sigurisht që ka shumë merita në historinë e 28 viteve, por me Bashën dhe dhëndrin në krye të kësaj partie, Berisha i ka vënë vulën”, u shpreh Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Balla akuzon Sali Berishën: Gabove me Bashën, shkatërrove partinë e idealeve të Dhjetorit. Vendi pa opozitë…”

  1. LORA says:

    Te dhejfsha ligjerimin T.Balla,,,na thuaj nje ,,,,po nje merite te vetme te PD,
    bandes kusaro-kriminale dhe antishqiptare e perbetuar, ne 28 vitet e fundit.
    Nese ju socialistet beni sistem referimi ato ”idealet dhjerokrate”,,,shqiptaret e ndershem
    ketu jane ,plotesisht te afte te korrektojne shenjestren e votet se tyre.

  2. Zigur Qarri says:

    Hahahaha…sekseri i pislleqeve te Edvin Rames,po luan Dhelpren!

  3. Engjelli says:

    Balla, ketu gabon rende.
    Te eshte rritur mendja. Por mos kujto se je ndonje vlere kush e di se cfar ne PS. Ndoshta je nje nder gabimet e radhes te Rames.
    Nje politikan serioz nuk do bente kete gabim qe ti e perserit vazhdimisht, duke i treguar PD-se se “eshte ne rrugen e gabuar”, se “ka gabuar qe ka vene ne krye te saj Bashen”, etj.
    Jo. Ti nuk e ke tagrin ti tregosh nje kundershtari politik rrugen qe duhet te ndjeke. Aq me teper kur ti i perket nje subjekti politik ne qeverisje.
    Nuk eshte maxhoranca ajo qe i cakton kufinjt opozites.
    Je i vockel, nuk ke shpatulla per kete gje.
    Nga ana tjeter, cdo kush ka gjith te drejten e Zotit te kritikoje opoziten per veprime te caktuara, per veprime konkrete qe bien ndesh me parimet demokratike dhe Kushtetuten. Kaq. Por jo te kritikosh vijen e pergjitheshme te nje kundershtari.
    Jane qytetaret qe kete e bejne 1 here ne 4 vjet me vote.
    E fundit, mendoj se duhet te jesh me kokulur, me i qete, me i fiseshem. Ti e ke shembullin e mire, Gramoz Rucin i cili eshte i paqortueshem ne kete drejtim.
    Rama te ka vene ne qafe nje “kembane te rende” te cilen duhet ta dish si ta tundesh. Perseri merr shenbull Gramoz Rucin.

  4. Ali babushi says:

    Berisha e ka dhjere ne gjithcka, po lulushi ka shkateruar shumecka.

  5. a.f. says:

    Sipas Taulantit te Partise, PD-ja e para Bashes paska qene partia e idealeve te Dhjetorit.
    Nuk i mbetet tjeter vecse te dekorojne Berishen per Dhjetorist …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *