“Edhe pa çantën time, mund të shkojnë në burg shumë politikanë”, Spartak Braho: Berisha ideator i gjithë skenarëve të zinj kundër vendit, ju tregoj dosjet sekretev

11 Tetor 2018, 14:29Politika TEMA

Në këtë pjesë të dytë të intervistës me deputetin dhe politikanin Spartak Braho, në mënyrë të natyrshme biseda vijon me çantën e tij të njohur dhe me dosjet që fshihen brenda saj.

Pavarësisht se e konsideron të hiperbolizuar historinë e çantës, nuk e fsheh faktin se brenda saj ruhen çështje të nxehta.

Madje ai premton të na japë së shpejti edhe një sërë dokumentesh deri tani të panjohura për vitin 1997.

Por ai këmbëngul se pa u bërë reforma në drejtësi, pritshmëritë janë të zbehta. Braho është skandalizuar me veprimet dhe logjikën e Salianjit të PD-së ndaj dhe thotë se Prokuroria qe sot atë duhej ta kishte marrë për zverku brenda si regjisor dhe organizator i skenarit shpifës.

Pse Spartak Braho është skeptik ndaj politikës dhe pse e quan të turpshëm aktin e qeverisë Rama për sjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashërit. Opinioni i deputetit për ish-kampin e Tepelenës që do të kthehet në “Aushvicin shqiptar” dhe pse e ka prekur një akt i Bashkisë së Vlorës.

– I nderuar Spartak, çfarë “fshihet” realisht në çantën tuaj? Ma kanë thënë këtë lexues të shumtë të gazetës DITA pasi lexuan bashkëbisedimin tonë të djeshëm… Pra le të kthehemi edhe një herë te çanta juaj dhe ato që “fshihen” apo ruhen brenda saj…

– Ju e kishit hiperbolizuar shumë atë punën e çantës në gazetë. Edhe mua më kanë telefonuar shumë njerëz sot. E meqë ju këmbëngulni në këtë pikë le të sqarohemi: Çanta është një simbol, është kujtesë, një memorie historike, është metaforë. Ky simbol dhe kjo memorie mbart kuptimin e një shoqërie që ende vuan nga krimi e korrupsioni ende të pandëshkuar. Por memoria historike nuk na lejon të gabojmë. Ajo na kujton se krimet duhen ndëshkuar dhe duhet të marrë fund njëherë e mirë mendësia e pandëshkueshmërisë. Për shembull ne dje folëm për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Unë isha në krye të një komisioni parlamentar dhe treguam me gisht përgjegjësit e asaj gjëme që ndodhi. Por çfarë u bë më tej? Kanë kaluar 20 vjet. Cili u ndëshkua? Asnjë. Kjo është e pafalshme…

– E pra, çfarë fshihet ndonjë gjë me interes për lexuesit tanë, natyrisht nga ato që nuk përbëjnë “sekret” dhe që nuk ndikon në reputacionin tuaj?

– Meqë e filluam dje me dosjen e grushtit të shtetit të shtatorit të vitit 1998, do t’ju tregoj se shpejti dosjen hetimore për ngjarjet e vitit 1997. Në krye të komisionit parlamentar në atë kohë ishte Spartak Ngjela dhe unë. Do t’jua jap…

– Edhe unë si metaforë e përdora çantën tënde dje, pasi në një farë mënyre ajo çantë është bërë legjendë. E pra, a do të kemi së afërmi ndonjë “hata” të madhe në politikën shqiptare për shkak të çantës suaj?

– Jo vetëm prej “çantës” sime, po për shumë çanta të tjera dosje të tjera. Ka kaq shumë çanta dhe dosje të paeksploruara në këtë vend. Por ne nuk kemi drejtësi ende në këtë vend. Nuk kemi prokurori të hetojë dhe gjyqtarë që të ndëshkojnë fajtorët. Nuk jam vetëm unë që mund ta bëj këtë. Shiko, Xhevdet, unë kam rreth 30 vjet në politikë. Kam parë e dëgjuar shumë, ndërsa kam qenë edhe avokat në shumë çështje për emra të njohur të politikës. Për ato ngjarje që folëm dje ku mund t’i mbaja dokumentet dhe dëshmitë e kohës përveçse në çantë. Sot ka ecur shumë teknologjia. Me një USB mund të mbash brenda një bibliotekë të tërë. Ka mjete regjistrimi dhe përgjimi shumë të sofistikuara. Megjithatë, po të kemi një drejtësi të ndershme mund të ndodhin çudira. Drejtësia është një nga shtyllat kryesore të shtetit, të një Republike të re që duhet të ngrihet…

– Besoj se nuk e kini fjalën për Republikën e re të Lulzim Bashës që e shpalli vitin e kaluar te çadra?

– Jo mor jo. Nga andej, domethënë nga opozita, unë nuk pres asgjë. E kam fjalën për ndërtimin e një shteti modern, ashtu sikurse synohet nga qeveria aktuale. Varet nga vendosmëria… Shiko, ne rrimë e kujtojmë ngjarje të së shkuarës. Mirëpo ne kemi kujtesë të shkurtër. Më 1997 në këtë vend u bë një hata e paparë, u shkatërrua shteti në të gjithë elementët e tij. Pasojat e atij viti të zi ne po i vuajmë edhe sot e kësaj dite. Mirëpo ngrehina e shtetit nuk ngrihet dot as në një ditë e as në disa vite. Edi Rama i vetëm nuk mund ta bëjë dot shtetin. Duhet të punojnë të gjithë.

– Ju jeni i kënaqur nga Edi Rama dhe qeveria e tij?

– Është e vërtetë që Rama si kryeministër punon shumë. Ka vizion, ka pasur kyçin dhe staturën e një drejtuesi shtetëror. Do rregull, do ligjin por jo të gjitha gjërat që bën më pëlqejnë. Ka edhe gjëra që nuk i miratoj ose jam hapur kundër. Për shembull, nuk e di sa e vërtetë është ajo që përflitet se për eshtrat e Mit’hat Frashërit dhe do të ngrihet nga shteti një memorial për të…

– Është e vërtetë, së shpejti…

– Nuk e kam besuar dhe kam thënë se po bëjnë shaka këta që flasin për një marrëzi të tillë. E këtë unë e quaj një turp. Kjo është skandaloze. Jam krejtësisht kundër. Unë jam familje dëshmorësh dhe kam dy dajallarë që m’i ka vrarë Mit’hat Frashëri, domethënë ballistët e tij. Ç’i duhet Ramës ky gjest? A e di Rama se cili ka qenë Mit’hati dhe se si ka punuar kundër Shqipërisë pasi u arratis në vitin 1944? E Mit’hatin nuk e vrau Sigurimi i Shtetit, sikurse pretendon ndonjë edhe sot e kësaj dite. Atë e eliminuan të vetët, mbase dhe eprorët e tij. Nejse. Kjo është çështje tjetër. Fjalën e kam se kjo qeveri duke nderuar Mit’hatin padashje apo me qëllim ngrihet kundër Luftës Antifashiste, fyen dhe poshtëron veteranët e asaj lufte, dëshmorët që derdhën gjakun për liri.

– Po aktin për ta kthyer ish-kampin e Tepelenës në “Aushvicin shqiptar” a e quani normal?

– Aspak. Regjimi i Enver Hoxhës e ka mbyllur ciklin e tij, ai regjim ra për paaftësinë e tmerrshme që shfaqi sidomos në dhjetëvjetshin e fundit të tij kur e çoi vendin në një mjerim të paparë. Ndaj dhe kur dëgjoj se ka ngjallje të nostalgjisë për Enverin, e justifikoj me paaftësinë e politikanëve dhe qeverive të pas vitit 1990. Edhe këto përpjekje për muzera të terrorit komunist jo vetëm më duken të tepruara, por edhe absurde. Populli kërkon mirëqenie, kërkon stabilitet, kërkon shpresë për të ardhmen. A jemi në gjendje ta bëjmë këtë? Ky është kyçi. “Aushvici shqiptar” i Tepelenës është një paradoks dhe ia ul reputacionin dhe besueshmërinë kësaj qeverie. Ky paradoks u kthye në komedi kur doli se denoncuesi i Tërmet Peçit, pra Tritan Shehu, kishte qeni përkëdheluri i Enverit, një aktivist i flaktë rinie që kishte shembur kisha dhe xhamia dhe kishte privilegjin të takohej e të dilte në fotografi me Enverin dhe Ramizin, një privilegj që e kishin shumë pak njerëz në atë kohë. Atë privilegj nuk e ka pasur as Sali Berisha.

Mirëpo sot më gëzoi shumë gjesti i shkëlqyer i Bashkisë së Vlorës për ngritjen e memorialit për viktimat e nazizmit. Është një akt që duhet të shërbejë si shembull si përqeverinë qendrore, ashtu dhe për bashkitë e tjera. Më ka prekur ky gjest i vlonjateve që na shkund të gjithëve dhe na bën të kujtojmë vlerat dhe jo antivlerat.

– I nderuar Spartak, gjatë bisedave që kemi bërë së bashku, ju shpreheni skeptik për politikën dhe drejtësinë e sotme. Pse ky skepticizëm?

-Për politikën po, jo për drejtësinë. Unë besoj te reforma në drejtësi dhe mendoj se ajo do të bëhet, duam apo nuk duam ne. Unë jam i pakënaqur me ritmet, me shpejtësinë që po ecën. Këtë mendim ia kam shprehur edhe ambasadorit amerikan, zotit Donald Lu. Unë kam besim te ndërkombëtarët dhe sidomos tek amerikanët për këtë reformë. Kurse për politikën… A e pe Salianjin e PD-së dje në TV? Po të kishte Prokurori në këtë vend ai sot duhej të ishte marrë i pandehur. Ka kaq muaj që mashtron një opinion të tërë dhe ai lihet i lirë. Del edhe në TV dhe i hedh hi syve një populli të tërë. Pra, le të fillohet me ngjarjet më të freskëta, me ata që po krijojnë plagë të reja në këtë vend. Pastaj le të merremi edhe me ngjarjet e së shkuarës…

– Një lexues më pyeti sot: Mos e ka rënduar pak si shumë dorën Spartaku me Berishën, pra e ka ngarkuar me më shumë përgjegjësi nga ç’i takojnë? Pra thelbi i shqetësimit ishte: Pse të fajësohet vetëm ai?

– Unë nuk e kam rënduar dorën aspak me Berishën. Tek ai emër fillon dhe mbaron krimi në këtë vend, tek ai fillon dhe mbaron pandëshkueshmëria. Ai është përgjegjësi për gjithçka të mbrapshtë në këtë vend. Ai është ideatori i gjithë skenarëve më të zinj kundër këtij vendi dhe këtij populli. Basha, Salianji, Alibeaj e të tjerë në atë parti janë të gjithë lolo të Berishës. Ata i frymëzon dhe i trimëron ai. Pa u ndëshkuar ai njeri, keq e më keq do të shkojnë punët jo vetëm në atë parti, por edhe për të gjithë shqiptarët. Megjithatë, Berisha i pandëshkuar, nga këto që them unë vetëm guduliset. Prandaj i thuaj atij mikut që të ka marrë në telefon dhe të tjerëve që mund të kenë atë mendim se unë nuk e kam rënduar aspak dorën me Berishën.

– Besoni ju se do të hapen ndonjëherë dosjet e Gërdecit, të 21 janarit etj., për të cilat flitet aq shumë dhe qëpopulli mendoj se është shumë i interesuar?

– E pra, le të fillojmë me Salianjin e të tjerët që shpikën Babalen. Jam i sigurt se me një drejtësi të reformuar do të hapen edhe mjaft çështje të tjera që deri më sot janë lënë të paprekura ose konsideruar tabu, pasi drejtësia ishte e kapur. Në këtë kuadër mund dhe duhet të hapen edhe dosjet e tjera si ajo për vitin 1997, për grushtin e shtetit në 1998,  për Gërdecin e 21 janarin. Por edhe për shumë çështje të tjera të mënjanuara e të harruara.

– Sa e vërtetë është ajo shprehja se po hapët çantën, gjysma e politikanëve duhet të shkojnë në burg?

– Është metaforë që ka një bërthamë të vërtete brenda saj. Por ta thashë, Prokuroria edhe pa çantën time po veproi mund të çojë në burg shumë politikanë. Prandaj dhe unë këmbëngul te bërja e reformës në drejtësi. Arsyeja që ajo pengohet këtë synim ka: mosndëshkimin e të inkriminuarve në politikë, etj. Dhe këtë pengesë e bën politika. Prandaj dhe

Ju e njihni skenën e politikës sonë. Sa optimist jeni për të ardhmen?

– Më pëlqen të jem optimist. Do të isha më shumë optimist po të kishim një opozitë më serioze që të mendonte e punonte për të mirën e vendit dhe të ardhmen. Mirëpo me këtë opozitë që kemi, Edi Rama mund të gabojë më lehtë. Kjo situatë ma zbeh disi optimizmin…

– Ju falënderoj Spartak dhe mos harro të takohemi nesër për të vazhduar intervistën. E kam fjalën për atë dosjen hetimore të 97-s…

– Me kënaqësi! Mirupafshim!

18 komente në ““Edhe pa çantën time, mund të shkojnë në burg shumë politikanë”, Spartak Braho: Berisha ideator i gjithë skenarëve të zinj kundër vendit, ju tregoj dosjet sekretev”

  1. ? says:

    Jo kercenime intérieur.

    1. Kalec Dega says:

      bravo komunisti, mik i Metes dhe Edrames…Cfare mund te pritet nga ty enverist 24 karatsh…pervec, intriges, spiunimit, ideologji e semure dhe injorance fshatareske…

      1. ben says:

        O Kalec-edhe pse nuk kam ndonje konsiderate per Spartak Brahon, keto qe ka thene jane absolutisht te verteta, sidomos ajo pjese qe lidhet me komunistin kriminel Sali Berisha.

        1. spartak casa nostra says:

          Po per vrasjen qe porosite te Komisar Gani Malushit a mendoni se dikush ka ndonje fakt o tak mafjozi?Ja kishe friken per at urdherove vrasjen e tij,por dikush tek pd ka disa fakte qz ju implikojne dhe pret rastin ti publikoje plus dhe ca lidhje te tjera malli o tak

  2. Ali babushi says:

    Plakushi I rjedhur ,keu ka plotesisht te drejte.

  3. Taku, sigurimsi koheve moderne says:

    Ja ky monstra, pasqyra e se shkuares. Si per ironi nuk n’a le te harrojme sigurimin e shtetit.
    Cudia eshte se e merr si kompliment “ deryren” e shantazhuesit. Pika parlamentit shqiptar.

  4. Vurkari says:

    Ik o Fëlliqësirë la gojën para se të përmendësh kollosin Mid’hat Frashëri .

  5. Oksel says:

    Ovurkari se sic ke emerin ashtu je.Ano qe thot Taku per ate qe mua sma ze goja ta them ‘,jane te vertet e i ka vulosur historia dhe e njeh i gjith populli o ballist 24karat.

  6. klaud says:

    Po te kishte drejtesi dhe prokurori te pavarur edhe ajo vizita jote ne Gjermani per ceshtjen Meta-Doshi,apo per vidion Meta-Prifti me perpara,do ishin hetuar imtesisht,e ti do ishe brenda per fshehje te fakteve e per shantazhe,more matuf,intrigant,i pafytyre

  7. Sumatra says:

    Ky baba Taku eshte nje edepzes burre,makiavelist,pa asnje bosht,vetem do te vjedhi akoma,kurre nuk ngopet.Ishte avpokati i Metes kur vidhte me qitap dhe kur gjykata vendosi “nul” per Meten,ky burre tha”sovrani vendosi” .dhe sovrani ishte Berisha.Ky Taku ,rri rende sikur c’fare mendon..asgje vetem shantazh mendon.Iku nga LSI dhe shkoi tek PS,ha buke akoma duke genjyer dhe na jep mend sikur ka ndonje merite,Ta gezoj aye cante qe e ka te mbushur vetem me mut.

  8. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: October 4, 2018 at 1:22:31 AM EDT

    NE CFARE PLANETI JETOJNE KETA PERBINDESHA !?

    – Sali Berisha nuk ka nevoje te shpike asgje te re. I ka gati ! Te gjitha poshtersite dhe krimet e veta dhe te bandes se tij ua vesh kundershtareve te tij kudo … !

    – Mire nga robi nuk paten frike….Po nga Zoti nuk kane frike keta pamendesa !

    – Vox Populi Vox Deux ! Zeri i Popullit – Zeri i Zotit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Jose Padilla, i njohur edhe me emrat Abdullah al- Muxhahir ose Muxhahir Abdullah i lindur ne Bruklin, Nju Jork me 18 tetor 1970 arrestohet ne Maj te vitit 2002 dhe gjykohet per orvajtje aktesh terroriste ne disa qytete te SHBA-se dhe denohet me 21 vite burg per terrorizem….
    Babai i tij ishte Drejtor Drejtorie Jridike ne Ministrise se Drejtesise te SHBA-se. Edhe mbas denimit te te birit ai vazhdoi ne te njejten detyre .
    Vellai i Hillari Klinton, Zonjes se Pare te SHBA-se u arrestua dhe denua me afat te gjate burgimi dhe ajo vazhdoi te ishte Zonje e Pare e Amerikes dhe me vone Sekretare Shteti e SHBA-se….
    Jane me dhjetera raste te tilla jo vetem ne SHBA e Evrope por edhe ne vende me demokraci shume me te dobeta se ato.
    Ne saje te Salikracise ne Shqiperi akoma vazhdon mendesia 24 karat enveriste e luftes se klasave qe kur nje pjestar familjeje bente nje krim e pesonte e gjithe familja.
    Ne momentin qe nje pjestar familjeje mbush moshen 21 vjec ai konsiderohet si rrritur ( adult ) dhe ai mban pergjegjesi te plote lugjore per cdo veprim te tij.
    Askush nga familja, as babai e nena, as bashkeshortja dhe as femijet e tij nuk kane asnje pasoje dhe gezojne te njejtat te drejta si cdo shtetas tjeter. Aq me pak kur behet fjale per vella e moter.
    E gjithe Shqiperia, mbare opinioni publik kombetar dhe autoritetet e interesara te aleateve tane strategjike dhe shteteve jo mike e dine se i biri biologjik i Sali Berishes, Shkelzen Berisha dhe i biri i tij politik Fatmir Mediu, etj. ishin dhe mbeten shkaktare te tragjedise se Gerdecit me 26 te vrare dhe qindra te plagosur perfshi baxhanakun e Berishes.
    Si Xeni dhe Fatmiri dhunuan jo vetem ligjet shqiptare, por edhe ato amerikane qe ndalojne municionet kineze. Ata me vetedije te plote dhe me qellim perfitimi material dhe financiar, nderruan kutite e fishekeve kineze dhe zhduken cdo shenje te prejardhjes se tyre nga Kina.
    Si veproi Sali Berisha ndaj tyre !?
    Nuk la gure e drure pa levizur,duke shpifur ne menyren me te eger, duke zevendesuar hetuesit e prokuroret e pakorruptueshem, duke i zevendesuar me kamikaze te tij, duke i perzgjedhur gjykatesit me ne sherbim te tij qe shpiken akuzen me qesharake ne Bote te “ Aksidentit teknologjik” per pronarin e firmes Delijorgjin qe ishte mbulesa e pronareve te vertete Berisha i Ri dhe Mediu, ne nje fabrike primitive vdekjeje dhe sklleverish nga 11 -12 vjec ku gjithcka kishte po jo teknologji.
    Mashtroi publikisht si shqiptaret edhe amerikanet se nuk e dinte ku bie Gerdeci dhe per baxhanakun e tij !
    E ktheu krejt qeverine e vet dhe anetaret e saj ne nje zyre noterie te cdo urdheri te Shkelzen Berishes, sic ndodhi me aferat nga me te korruptuarat e kriminale si CEZ-i, Ngjyrosja e Naftes, Skanimi Doganor, Interkoneksioni energjitik me Kosoven e dhjetra te tjera, me nje vlere te pergjithshme neto mbi 2 miliarde euro dhe me nje dem prej mbi 3.5 miliarde euro per popullin e shtetin shqiptar.
    E po ky perbindesh antishqiptar i terbuar me emrin e irretrievably Sali Berisha ka goje e pafytyresine te akuzoje kundershtaret e tij politike duke shpikur gjithfare shpifjesh, trillimesh, poshtersishe, sharjesh e kercenimesh me ze e me figure, deri me ekzekutimin me snajper te kryeministrit ne detyre, me revolucione bolshevike e permbysjen me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike ne zgjedhje te kontrolluara krejtesisht nga kamikaze te tij qe nga Zevendekryeministrja, 5 ministra kryesore, Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve e 5 ministrave ne postet kyce te dhuruara nga Edi Rama, qe per shtet dali pudhtet te pamerituar per Partine Babale, per cka vete qehajai i tij ne krye te Partise Babale pat deklaruar se ai kurre nuk do ta kishte bere nje dhurate te tille, sic nuk e beri Sali Berisha, qe uzurpoi cdo fije e cdo hallke te te gjitha pushteteve legjislative, ekzekutive, elektorale, ligjzbatuese perfshi edhe mediat e deri edhe postín e kryetarit te Komisionit te Kontrollit te Shtetit, qe zakonisht i lihej opozites !
    A nuk ju kujton kjo demokrature berishte pikerisht parullen leninisto- staliniste te Revolucionit te Tetorit “ Vsje Vllasam Sovjetam !“ – Te gjitha pushtetin Sovjeteve ! dhe Luigji e 14te “ Ligji jam Une !”
    A mund ti vesh emer tjeter vecse Salikraci ketij sundimi absolut te pandeshkueshem, te pacenushem, dhe te paprekshem nga ligji e drejtesis, nga askush pervec “ Bandes se Gangstereve” te tij politike, biologjike dhe mediatike qe e rrenoi Shqiperine.
    Jo vetem kaq, por edhe la e vazhdon te shpertheje njera las tjetres minat e tij Babale me sahat ne cdo fushe te jetes shqiptare sipas antiparimit cnjerezor “ pas meje le te behet
    qameti !
    Sa te jete gjalle Sali Berisha nuk do te reshti komplotet, intrigat, provokacionit, orvajtjet per te ardhur ne pushtet me cdo mjet e me cdo menyre dhe per ta sunduar Shqiperiine ne bashkepunim edhe me djallin e te birin e tij ne Beograd, Athine e nenen e Beogradit, Mosken.
    Sali Berisha nuk ka nevoje te shpike asnje skenat te ri, djallezor per zezona e tragjedi te reja antishqiptare !
    Ai i ka te gjitha gati dhe me teprice, por per fat te mire jane aq te trasha aq idiote e qesharake sa po i plasin ne duar e future n e tij te pafytyre prej kryekrimineli vetdemaskues!
    Si ne pushtet edhe ne opozite Sali Berisha dhe “Banda e Gangstereve” te tij politike, biologjike e mediatike ala Klan TV, News 24, ABC, “Govirit Moskva”-“Ju Flet Moska”alias Ora News” Panorama, Gazeta Shqiptare, Ballkan Web, per te mos folur per RD, Cim Peken….. eshte fabrika me e madhe e “ Fake Njuz” lajmeve te rreme ala Sputnik e ala Putin, ala UDB e ala KGB, ala Gebels “ Genje e Genje se dicka do te mbetet !”
    Te gjitha poshtersite dhe krimet e veta dhe te bandes se tij ua vesh kundershtareve te tij kudo, politike qe as Sllobodan Milloshevici e asnje armik i shqiptareve nuk do ta kishte bere me pabesisht , me egersisht e me djallezisht se Sherri I Berishes Sali Rama i Vicidolit .
    Qyrkun e krimeve dhe tragjedive pa fund kunder Shqiperise dhe shqiptareve si komb Sali Berisha orvatet tua veshe jo vetem qeverise me atdhetare, me demokratike, me tolerante e me properendimore ne historine tone gati 106 vjecare te shtetit shqiptar tash e 5 vjet, opozites tash e gati 27 vjet por edhe ndaj kudershtareve te tij brenda PD- se qysh kur mori frenat e saj me revolen e Azem Hajdarit mbi tavoline e mbledhjes se Kryesise se saj , ne fillim te 91-it me ndihmen e Beogradit, Moske dhe William Rajersonit nga e deri sot.
    A nuk jane edhe “Bombat “e tij Babale pjelle e nje mendjeje djallezore dhe nje uzine ala “ Fake Njuz” putiniste rrenash, shpifjesh e komplotesh te nje Sherri Berishe, Made.In Saleh Milloshevic Xhenxhiz Khani, burimi i cdo sherrnaje e trazire politike, juridike, mediatike vetem e vetem per te vonuar, tjetersuar, sabotuar dhe minuar me cdo mjet e menyre Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi, SPAK-un e Byrone Kombetare te Hetimit, tek te cilat si ai edhe Like Floriri, Lulezim Fazlici e Mona Cizmja, Fatmir Mehdihoxha e Xen Gerdeci, Argita Malltezi e Mul Stanishici, Enkeled Gebelsi e Ylli Manjani, Petrit Vasili e co. shohin me lemeri dhe u faniten cdo cast ne trurin e tyre te cakerdisur e ne panik prangat e ligjit dhe drejtesise ne duart e veta, konfiskimi i pasurive e miliardave te plackitura e vjedhura te shqiptareve , te pervetesuara me korrupsion te llahtarshem, fundin e turpshem te Salikracise dhe sundimit absolute te “ Kesaj Mafia qe ka dale drejt jashte Kontrollit “ !
    – Mire nga robi, mire nga populli nuk paten frike … po nga Zoti nuk kane frike keta pamendesa te pangopur me gjak e djersen te popullit te vet !
    – A thua Doktor Profesori i zemres
    qe e beri me zemer nje popull te tere Sali Berisha kurre se ka degjuar shprehjen filozofike mijeravjecare latine Vox Populi Vox Dey’s ! Zeri i Popullit Zeri i Zotit
    Secili mban pergjegjesi para ligjit e jep llogari para drejtesise por edhe para Zotit !
    Ligji dhe drejtesia jane themeli e shtylla kryesore e cdo shteti. Jane shteti ligjor qe eshte shpirti i shtetit demokratik ku cdo shtetas eshte i barabarte para tij
    Askush nuk qendron mbi ligjin !

  9. Durim says:

    Xha Spartaku e ka nisur karrieren e tij duke bashkepunuar me sigurimin. Le ta hape dhe dosjen e tij po ia mbajti.

  10. Illyrian says:

    Qentë hanë kërrma…
    Si është e mundur që këtë S.B. nuk e kanë ngrënë?

    *S.B. – Spartak Braho

  11. pokeristi says:

    Z.Baze!!!!
    Pse lejon keto intervista pacavure te botohen ne gazeten tuaj? ??!!!Spartak Braho nje komunist -fashist,enverist fanatik, tashme i rrjedhur.
    Asnjehere asnje fjale e tij ka pasur ndonje minimum peshe a vlere.
    Ka mjaft figura patriote dinjitoze intelektuale, perfshi ketu edhe Mit’hat Frasherin ,qe me aktivitetin pikpamjet, dashurine per Shqiperine e kane cfaqur gjate gjithe jetes se tyre.
    Haroje Spurdhjak Brahon dhe mbushe gazeten me intelektuale te ndershem e patriote.

  12. Paqesori says:

    Jane mbledhur gjithe llumii shoqerise …gjithe burrat kurva te malesise qe profesionin e mesuan rrugeve te europes dhe nen dirigjimin e te madhit fare …..i jane bere bllokade Shqiperise se drobitur …nuk ka nevoje per te mos e pranuar Europa ne gjirin e saj …
    Ka burra Shiperia !

  13. Ergys says:

    Nuk tha me shume se ato qe i dine gjithe shqiptaret.Bile mund te them se tha me pak nga ato qe dine shqiptaret.Harroi Liken e Skraparit qe nuk ka lene te zeze pa bere ne kete vend sa qe konkuron me Berishen per pislleqe.

  14. Lili says:

    Nder ato qe do burgosen , ky i pari per krim kunder njerezimit dje,e per bashkpunim me krimin sot mbasi di gjerat e nuk i denoncon ne prokurori.
    As kurvat nuk jane kaq tolerante sa keta komunistat tone..
    Apo flasin vetem kur duan me thane stop,dmth shantazojne?
    Kurv plak

  15. Vur Karri says:

    Okselo se ke lexu mirë emrin Vurkari, s’ka lidhje me zonën e Vurgut në rrethin e Sarandës.

    Hap nonjë libër të huaj plako se je ngopur me propagandë alla veprat e Envero sllavo shërbëtorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje