FOTOT: Liqeni i Ohrit potencial për aventura të jashtëzakonshme turistike

11 Tetor 2018, 13:21Turizëm TEMA
FOTOT: Liqeni i Ohrit potencial për aventura të jashtëzakonshme

Rajoni i Liqenit të Ohrit ka vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore dhe ofron një peizazh mahnitës, dhe potencial për aventura të jashtëzakonshme turistike.

Projekti “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, që zbatohet nga UNESCO dhe financohet nga Bashkimi Europian dhe Ministria shqiptare e Mjedisit, përqendrohet si në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ashtu dhe në atë të natyrës.

Projekti synon që të vërë në dukje vlerat e shumta të kësaj zone, por edhe trajtimin e kërcënimeve kryesore me të cilat ato përballen, përmes një qasjeje të zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka shpërndarë disa foto mbresëlënese të liqenit të Ohrit.

Ai shprehet se ,” grupi vlerësues i UNESCO-s ka përmbyllur vizitën e tij vlerësuese për dosjen që Shqipëria ka dorëzuar në shkurt të këtij viti, për ta listuar pjesën shqiptare të liqenit, si zonë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore”.

 

2 komente në “FOTOT: Liqeni i Ohrit potencial për aventura të jashtëzakonshme turistike”

  1. ? says:

    Maqedonia e ka mirmbajtur këtë liqen.

  2. Koço Piqoni says:

    Liqeni i është i përbashket dhe mendoj se nuk duhet quajtur i Ohrit por Liqeni ” Lyhnida ” dhe nuk ka kuptim që të mos jetë i gjithi pjese e UNESKOS eTrashëgimisë Botërore .Liqenit i mungon sot një pjese e trungut të tij shume thelbësore e cila duhet ti rikëthehet në se duhet të pranohet në UNESKO ” ish Laguna e atij liqeni , ” Blata e Starves siperfaqe jo me pak se 50- 100 Ha pjesëe së ciles ka qenë edhe Driloni i cila ishte ” Materniteti dhe vend dimërimi i Krapit , Specia e peshkut përfaqesuesine të ujërave të Embela e Rasatit në miljona e miljona krerë të cilet popullonin këtë liqen , si dhe vend shumimit e popullimit të dhjetra e qindra specieve të cilat plotësonin bio diversitetin e këtij Liqeni ku ben pjesë dhe Korani e Beushka etj .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje