"Germania”, low cost për fluturimet me Gjermaninë, hyn në tregun shqiptar

11 Tetor 2018, 09:05Ekonomia TEMA

“Germania”, operatori gjerman i fluturimeve me kosto të ulët nga Gjermania, ka vendosur që të hyjë në tregun shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur për “Monitor” nga Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport. “Ata kanë interes për të fluturuar në disa rrugë drejt Gjermanisë”, pohoi ai.

Në faqen e internetit të kompanisë nuk janë publikuar ende destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës.

Germania ka hyrë ndërkohë prej më se një viti në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.

Germania është një linjë ajrore gjermane me seli qendrore në Berlin. Fillimisht kompania u përqendrua në operacionet charter, por, vitet e fundit “Germania” u zhvendos në fluturimet normale të planifikuara, edhe pse disa fluturime çarter fluturojnë ende nën markën e saj.

Ndryshimi në strategji ka çuar në rritje gjatë viteve të fundit dhe “Germania” tani vepron në destinacione në Evropë, Afrikë Veriore dhe Lindjen e Mesme nga disa baza gjermane.

Fluturimet direkte drejt Gjermanisë mbeten sot ndër më të shtrenjtat nga Rinasi. Nëse pret sot një biletë nga Adria Airways, apo Lufthansa për në Frankfurt, për fluturim në nëntor, vajtje ardhje, minimumi i udhëtimit kushton 250-300 euro. Ndërsa për në Frankfurt kushtojnë rreth 200 euro.

Në muajt e verës, kur çmimet e biletave fluturuan, duke arritur në 300 euro në një drejtim për destinacionet drejt Italisë, për në qytetet e Gjermanisë ato arritën edhe në 500 euro.

Sot ka 18 operatorë që fluturojnë nga Rinasi: Adria Airways; Alitalia; Austrian Airlines; British Airways; Tuifly; Lufthansa; Aegean; Turkish Airlines; Pegasus Airlines; Blue Panorama Airlines; Turkish Airlines; Blue Panorama Airlines; Air Serbia; Albawings; Mistral Air; Transavia; Volotea; Ernest Airlines.

Pjesën më të madhe të tregut e zënë fluturimet drejt Italisë, me mbi 50%, ku pjesën kryesore e ka Blue Panorama, e ndjekur nga Alitalia, Alba Wings dhe Fly Ernest.

Dr. Rolf Castro-Vasquez thotë se ata janë në diskutimet e fundit edhe me një kompani nga Zvicra, por nuk mund të thotë ende emrin.

Air Albania, operatori shqiptar i fluturimeve pritet të fillojë fluturimet së shpejti, por z. Vasquez thotë se kjo kompani nuk ka dorëzuar ende një plan fluturimesh.

7 komente në ““Germania”, low cost për fluturimet me Gjermaninë, hyn në tregun shqiptar”

  1. IVONI says:

    .. KJO GJE ESHTE SHUME E MIRE , SIDOMOS PER PENSIONISTAT ,TE CILET DUHET PA TJETER “TE NDJEKIN” DOKTORET E MIRE TE VENDIT QE JANE TE PUNESUAR ATJE, PER ARESYET E TYRE SHENDETESORE ..! …CMIMET JANE TE LLOGJIKESHME : GJASHTE MUAJ PENSION , BARAS ME VETEM UDHETIMIN . PENSIONISTET E FSHATIT , TE MOS PRETENDOJNE ..! .. PER FUNKSIONARET E LARTE TE SHTETIT , OPOZITARET , GJYKATESIT , PROKURORET , “XHAMBAZMENET “ETJ , PAMVARESISHT SE JANE ME ORIGJINE “OPINGE ” SIKURSE DHE UNE , POR QE KAM MBETUR TEK OPINGA , KETO SHPENZIME JANE “FLLUSKA SAPUNI “..!

  2. genti says:

    Germania paska 1 vit qe operon ne Kosove. Po ashtu Easy jet ka kohe qe operon ne Kosove. Wiz air kishte kohe qe operonte ne Kosove perpara se te vinte ne Shqiperi vetem kohet e fundit.
    Kosova ka nje aeroport gjigant dhe modern me 6 bridges direkt ne aeroplan krahasuar me “stacionin e shemtuar te autobusit” te Rinasit.
    Kosova ka ndertuar nje autostrade moderne dinjitoze vazhdim i rruges se kombit ne krahasim me katrahuren e pjeses ketej Morines.
    Mos ndoshta ne ketej kufirit bashke me kryeministrin “boteror” edi rama duhet ti lem pordhet me rigon e te mesojme nga ata pertej
    kufirit sepse me duket se Kosova di te bej shtet shum here me mire se Shqiperia.

    1. Aranit says:

      I nderuar Genti,
      problemi nuk eshte kush i nderton, por kush i merr ne dorezim… aeroportin e Rinasit dhe rrugen e kombit i mori ne dorezim Saliu, ndersa ato te Kosoves i mori ne dorezim perfaqesuesi i EULEX-it, prandaj jane ne ate standard. Po ti kishte marre Ramushi e Hashimi me shoke, do ishin shume me rende sesa tek ne.

      Sa i perket kultures se policeve, ke teresisht te drejte…

  3. genti says:

    Vazhdim i komentit….
    Harrova te permendja qe ne Aeroportin e Prishtines polici me kulture qe te kontrollon pasaporten te thote mireserdhe ndersa polici ne Rinas te shikon me inat sikur i ke leke borxh.

  4. says:

    I janë hapur negociatat vëndit tonë që prej 1 shtatori.

  5. Adih says:

    I nderuar Ganti [email protected]….
    Eshte monopol ,cdo gje ne shqiperi ore djale . Mafja brutale ka dale jesht kontrollit As nuk e rruan njeri per rropatjen e ketij populli dele qorre ..Ne ketej nga jugu i kemi qejf me shume pislleqet ,parate me shume se ato te veriut ,Kosoves . Prandaj more Genti ,eshte kjo katrahu….?????

  6. Ujku says:

    Plot lajme surprize vijne nga te kater anet e Shqiperise sone te dashur!
    Prandaj jane dyndur miliona turiste nga e gjithe bota per te pare nga afer…mrekulline shqiptare!
    Kam nderin t’u jap te gjithe bashkeatdhetareve te mij nje sihariq te sapo provuar ne lokalin turistik “SOFRA E ARIUT” ne Tirane!
    Pas reklamave te fuqishme qe u bene per gjoja cmimet gati falas te ushqimeve ne Shqiperi,kete here pata fatin t’i provoj ne xhepin tim ne kete lokal misterioz!
    Pasi hengrem pa drojtje,duke llogaritur reklamen e cmimeve,kur pashe faturen mbeta i tronditur dhe i fyer totalisht!
    Nje pjate makarona al dente kushtonte 8 mije leke te vjetra,ndersa nje shishe vere 350 ml,kushtonte 12 mije leke!
    Me keto cmime nuk kam ngrene as ne New York!
    Mos i pafsha bojen “SOFRES se ARIUT”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje