Jari jep vlerësimet e qëndrestarëve për mbrojtjen e Salianusit

11 Tetor 2018, 18:26Antena TEMA

Megjithëse i zënë deri në fyt me aktivitete politike, intelektuale dhe shkencore, Jari e ka bërë zakon që të gjejë kohë gjithmonë edhe për të vëzhguar me mprehtësi zhvillimet në kampin e opozitës.

Por ditët e fundit ka qenë pak i mërzitur, sepse ka parë hezitim të figurave të larta të udhëheqjes së PD, për të mbrojtur Salianusin, heroin e kohës së SHQUP-it.

I pikëlluar në shpirt, ai iu drejtua me një mesazh prekës militantëve demokratë:

“Të nderuar miq, Jari ju informon!

Qeveria e krimit dhe pushteti i korruptuar i Edi Ramës kanë vënë në shënjestër prej shumë kohësh një prej simboleve  të Partisë Demokratike dhe një prej të rinjve më me perspektivë të politikës shqiptare, kolegun e nderuar të Doktorit, deputetin Salianusi.

Por kam vënë re me shqetësim se jo të gjithë drejtuesit e sotëm demokratë e kanë kuptuar se me goditjen e Salianusit, synohet rrëzimi i frymës opozitare në Shqipëri.

Përveç Doktorit, që i del gjithmonë zot Lulit sa herë ka ndonjë siklet, dhe vetë Lulit që e ka hall koke këtë, të gjithë të tjerët nuk më rezultojnë se e kanë kuptuar si duhet rëndësinë e situatës.

Fjala vjen, edhe ky grupi i juristëve tanë, duket sikur i ka nxjerrë Luli dhe Doktori me zor, jo se kanë vetë ndonjë qejf për të mbrojtur Salianusin.

Nuk është justifikim fakti, që ata nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin, kur flitet për një rrezik kaq të madh.

Përveç Gazmend Bardhit, i cili ka ngjashmëri estetike dhe në tonalitet zëri me Salianusin, dhe jo gjithmonë e kupton qartë atë që i thonë për të lexuar, Bylykbashit dhe Alibeajt ua tregon edhe kravata që nuk e kanë me qejf fare atë punë.

Por çudi të madhe më ka bërë spostimi nga beteja e treshes së mirënjohur të qëndrestarëve Noka, Strazimiri dhe Murrizi, të cilë nuk janë ndjerë fare këto ditë.

Më shumë përshtypje nga këta më bën Strazo, i cili shkoi me patllake në një protestë kot tek liqeni, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për burgun, ose lirinë e Salianusit, dhe ai jo vetëm nuk qit pushkë, por as zëri nuk po i del.

Por më skuthët në mos-mbrojtjen e Salianusit më ngjajnë 3 sekretarët e partisë, Ristani, Eno me 2 “n” dhe Kadilli.

Këta, mirë që nuk dalin të thonë ndonjë llaf të mirë në media, por pëshpërisin gjithë ditën nëpër tavolina dhe thonë se po vjen ora e së vërtetës, që Luli ta kuptojë se fitorja kalon vetëm përmes tyre.

Me zhgënjm e kam parë edhe prononcimin e Grigjës, i cili ishte i thatë dhe sa për të thënë.

Me sa duket ajo është e kompleksuar akoma nga video porno e parlamentit, ku flisnin me fjalë të pista me Salianusin.

Por ajo nuk ka pse t’i ngatërrojë gjërat, se ajo e tyre atëherë ishte video ordinere, kurse kjo e Babales tani është video politike.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari jep vlerësimet e qëndrestarëve për mbrojtjen e Salianusit”

  1. Shaba says:

    Jari nuk ishte i sigurte per te bere kete shkrim poezi per Sali Anusin. Vriste mendjen ne se ishte e vertete qe Sala e donte apo hiqes sikur e donte Sali Anusin.
    Vriste mendjen per here te dyte kur shikonte pamjen e jashtme. Sala me pamje burrerore, opinga dhe carape te zeza duke ecur bregut te detit i kujtonin atij poezine e Driteroit “pushka shqiptare”. Nga ana tjeter Sali Anusi me pamje femnore dhe i veshur spic i perngjante me nje mashkull femer. Ketu Jari terhiqej te thonte gej sepse nuk do qe te tjeret te kuptojne se ai eshte kunder gejve. Por ja mbreme duke bere planet ushtarake te revolucionit qe do vije, ju desh te freskonte ca njohuri nga matematika fillestare e mbledhjes dhe zbritjes. Me kujdes pa qe shume bukur Sali Anusin mund ta quash Saliu i Anusave njelloj si dhe Doktorin qe ai per respekt shpesh e quan Saliu i Berishajve. Duke ditur qe shqip anus do te thote byth, Jari me ne fund e kuptoi qe Sali Anusi nuk eshte gje tjeter vecse bytha e Sales. He me te lumte mendoi. Me ne fund une e di te verteten dhe me shpejtesi beri kete shkrim. Une thote ai e dija qe Sala pelqen gomeret por qe te pelqente dhe sumen kjo ma veshtireson pak problemin. Deri tani Sala ma ka hipur sa here ja ka dashur qejfi dhe une kam qene krenar per te qene gomari me i mire i tij, por ne kete punen e sumes nuk di si tja bej.

  2. Ali babushi says:

    Mjaft u more me jarin ,se ja paralizove dhe anen tjeter te trurit, mero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje