“Më ke pirë gjakun”, ish-punonjësja e Tiranës i kërkon lekët Refik Halilit: O drejtor, më jep djersën time (zbulohet skandali i madh)

11 Tetor 2018, 11:24Sport TEMA

Përveç shumë problemeve ne fushën e lojës këtë sezon, hallet e Tiranës vijojnë edhe nga e shkuara.

Në një prononcim për emisionin “Stop”, është ish-sanitarja e klubit të Tiranës, Mimoza Qyra,kërkon pagat e prapambetura.

Ajo i është drejtuar Gjykatës dhe e ka fituar këtë çështje edhe në Apel, por sipas saj nuk është paguar ende me asnjë lek.

Ish-punonjësja ka një mesazh për presidentin aktual të Tiranës:

“Ky është presidenti i i klub Tiranës, Refik Halili quhet.

T’i flasim këtij? O shoku drejtor, më jep lekët se kam fituar gjyqin.

Kam tre vjet që pres lekët e tuaja.

O drejtor, të lutem m’i jep ato lekët e mia, djersën time.

Kam punuar kaq vite këtu, më ke pirë gjakun, më ka hyrë reumatizma deri në kockë. Dua lekët e mia”.

Përmbaruesi i caktuar nga shteti për këtë çështje, Pjetër Caka, pati edhe ai prononcimin e tij, ku deklaroi se Tirana nuk ka as NIPT, ndërsa është bërë edhe një kallëzim penal për Refik Halilin.

“Në qoftë se nuk ka pasur nuk ke si e gjykon. Pavarësisht se është një klub, biznes futbolli, nëpër banka nuk rezulton të ketë lekë.

Edhe për këtë është bërë një kallëzim penal për zotërinë, për vetë presidentin e klubit të futbollit. Klubi i futbollit ka një NIPT dhe ne i referohemi NIPT-it.

Nuk rezulton të ketë, gjithmonë kanë qenë të bllokuara edhe nga përmbaruesit e tjerë privatë.

Po të kishte lekë në llogari ne e kishim bërë.

Neve jemi të detyruar të përsërisim herë pas here sekuestron, nëse ka apo, por nuk kemi çfarë të bëjmë më gjatë.

Edhe kallëzim penal, që mund të ketë fshehje pasurie, i kam bërë. Tani nuk e di çfarë të them”.

Ajo që është më skandaloze në këtë rast, nuk është fakti që Tirana nuk paguan ish-pastruesen.

Skandal është fakti që Tirana bën evazion fiskal dhe i paguan në të zezë futbollistët dhe punonjësit e saj.

Është e pabesueshme, si si një klub që arkullon milionë euro në vit, të mos ketë llogari bankare dhe të mos kalojë asnjë para nëpërmjet bankës.

Dhe kjo nuk ndodh vetëm me Tiranën në fakt, por me të gjitha klubet sportive në vend.

Problem ky që është ngritur edhe në Parlament nga ana e deputetit Erjon Braçe.

7 komente në ““Më ke pirë gjakun”, ish-punonjësja e Tiranës i kërkon lekët Refik Halilit: O drejtor, më jep djersën time (zbulohet skandali i madh)”

  1. Dori says:

    Akoma me mashtruesin Refik Halili…?!

  2. Kellira says:

    Ben evazion fiskal, si ai gjykatesi i madh, prej ligjeve qe ka bere spermatoizoidi Brace.
    C’problem ngre ky krimb kur eshte ligjvenes?!

  3. mirel says:

    Po merri materialet, pezulloi klubin, fushen dhe ndeshjet.
    Permbarimi nuk behet vetem te leket por dhe te asetet.
    Tallet dhe shtwti me kete zonjen dhe me shume te tjere.
    Sa punonjes dhe futbolliste ka qe nuk i marrin leket nga klubet?
    Ky nuk eshte rasti i pare.
    Ka qe jane ne gjyq me klubet qe vazhdojne te mos paguajne.
    Shteti i Ramiut.

    1. Olsi says:

      Merrni peng Karabecin/specin

  4. ? says:

    Krim ndaj njerzimit dhe skllaveri s’ka bëre vaki ne vendin tonë.

  5. Detari says:

    Kjo eshte pamja e vertete e shtetit….Ku eshte kontrolli I shtetit?Po ju Zoti Brace dhe,dhe Ju “Bracet ” e tjere te Parlamentit a te gjyqesorit ku Jeni ?A ka standal me te madh se ky?….ne mez te Tiranes ,ne mez te dites dhe me djelle nje punetore sorollatet nga zyra ne zyre dhe nuk mer dot as pagat qe me muaj te tere ka punuare ….a ka me turp? o popull I mjere ne duarte e kujt ke rene …!!!

  6. REFik says:

    Nekohen qe ka qene kjo zonje ne pune klubi ska qene i Refikut po i bashkise. Per hir te vertetes Lul Basha kur erdhi ne pushtet per te bere qoka partive te vogla e sterfryu adm e klubit Tirana me personel pa asnje lidhje .Dhe me e keqja po kjo Bashki nuk i paguante klubit asnje lek jo vetem per lojtaret po as per personelin qe e kushte emeruar vete. Dhe kjo zonja eshte vetem nje po jan rreth 10-11 vete qe kan fitu gjygjin me Klubin por ne pune i ka marre Bashkia e atehershme .Kur bashkia shiti 66% te aksioneve ke Refiku personeli i ngeli Refikut por bashkia i premtoi ne kontrate qe do i shlyej borxhet .Iku Lul Basha erdhi Erioni (per hir te vertetes ketu ska gisht ) por keto fonde nuk kan kaluar akoma nga Bashkia ne klub .. Pra problemi eshte tek Bashkia qe nuk mban premtimin per klubin ti jape fondet e borxheve te prapambetura .Nirmal Refiku ska para per kontratat qe ka bere vete e jo per keto qe kontraten e bene me bashkine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje