Ndahet nga jeta shkrimtari Fatos Arapi

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi.

Arapi ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.

Në vitin 2008 e fitoi “Kurorën e artë” në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi.

Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ndahet nga jeta shkrimtari Fatos Arapi”

  1. Alban.ny says:

    Ishte dhe mbetet nje nga me te medhenjte poete te Shqiperise. Mendjet e kritikes se letersise, mgjs e rendisnin nder te medhenjte, asnjehere nuk arriten te nxjerin vlerat e verteta te krijimtarise se Arapit.
    I paharruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *