Nga Salizmi, tek Salianizmi!

11 Tetor 2018, 18:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse do të përpiqemi të bëjmë një bilanc për produktin e ri politik të Lulzim Bashës, qyshkurse ka ardhur në pushtet në krye të PD, dhe modelin e të bërit politikë, i vetmi produkt përfaqësues i tij është Salianizmi.

Në këtë fenomen nuk përfshihet vetëm portreti i Salianjit, që të kujton një personazh të Portokollisë. Është më shumë se kaq.

Salianizmi si produkt politik i Lulzim Bashës, përfaqëson gjithë tiparet e tij si politikan.

Së pari, përfaqëson operimin në politikë vetëm me të pavërteta. Duke qenë i talentuar për të qenë njeri fallco, për të mos pasur emocione dhe ndjeshmëri ndaj fakteve dhe të vërtetës, ky produkt i ri i politikës së Bashës, bazohet mbi paturpësinë.

Për të nuk ka rëndësi nëse dikush e regjistron me mesazhe perverse me kolegen e martuar deputete, apo nëse ai shpik fakte të regjistruara për kolegë deputetë.

Në të dyja rastet, ai as nuk skuqet, as nuk zverdhet, por e kthen perversitetin në normalitet.

Fuqia për të mos u trembur nga e vërteta, është një mekanizëm i fortë politik dhe operimi me të pavërtetat është një talent i ri, që në politikën shqiptare e ka futur përfundimisht Lulzim Basha.

Paraardhësi i tij, Sali Berisha, padyshim që gënjente dhe gënjen. Por në produktin e tij politik, kur Berisha ekzekutonte pushtet, beteja ishte për t’u dukur i vërtetë dhe i besueshëm, dhe jo për të mos pasur turp nga gënjeshtrat.

Sal-izmi nga Salian-izmi dallohen pikërisht tek ky fakt.

Nëse Saliu është një aktor emocional, që flet me gjuhën e trupit dhe emocionet që i shkëlqejnë, dhe bën ç’është e mundur të bindë një herë veten, pastaj të tjerët, Salianizmi është tipi i njeriut që të dëshmon se nuk do t’ia dijë çfarë thotë dhe nuk ka asnjë emocion për atë që thotë.

Ti mund t’i tregosh sms-të që ai çaton në mënyrë perverse me një deputete ende të martuar, por ai nuk ka asnjë emocion.

Ti i tregon me prova, se ai ka montuar një kasetë më zëra aktorësh dhe ai të tregon me qetësi se një aktor është i vërtetë.

Ti i tregon me prova se ka intimiduar aktorin tjetër në një kasetë të dytë dhe ai të tregon me humor kinez, se kaseta është regjistruar nga kamera.

Tipari i dytë i Salianizmit, që përfaqëson produktin politik të Lulzim Bashës, është fetishizimi i mediokritetit.

Salizmi ishte një shkollë politike që bazohej tek përpjekja e Berishës për të përdorur personalitete të jetës politike apo shoqërore e kulturore në vend, në funksion të tij.

Salianizmi bazohet tek e kundërta, tek konsiderimi si personalitete të një grupi anonimësh, pa asnjë vlerë kulturore apo kontribut shoqëror, të cilët për shkak të kësaj cilësie, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që i duhet kryetarit.

Salianizmi është sot fenomen kryesor në Kryesinë e re të PD dhe në ekipin e Lulzim Bashës, ku ti nuk shquan dot asnjë personalitet nën mesatar, por thjesht njerëz anonimë.

Tipari i tretë i Salianizmit, është sharlatanizmi.

Salizmi si paraardhës i Salianizmit, bazohej tek përdorimi i sharlatanëve ordinerë për të shpëtuar fytyrën e figurave politike.

Fjala vjen, të fortët e PD përdoreshin për të rrahur kundërshtarët apo për të dhunuar gazetarët.

Sot këtë punë e bëjnë deputetë të PD. Dikur, sharlatanët përdoreshin në ndonjë rast krizash politike dhe për të thënë ndojë broçkullë ndaj së cilës Berisha pastaj distancohej.

Salianizmi është e kundërta. Politika shqiptare për herë të parë në jetën e saj bazohet tek llumi. Rasti i “Babales” është i qartë.

Dy figura ordinere janë thirrur “nën armë” nga Partia Demokratike të aktrojnë për të prodhuar politikë të nivelit të lartë, në të cilën implikohet dhe vetë lideri i PD.

Sharlatanizmi i kësaj shkalle nuk është ngritur dot kurrë në krye të një partie dhe aq më keq, të mbrohet zyrtarisht prej saj. Salianizmi ja ka arritur dhe kësaj.

Pra, diferenca me Salizmit dhe Salianizmit është se ndryshe nga Salizmi, që gënjeshtrat i përdorte për të bërë të besueshme gjysëm të vërtetat, Salianizmi i përdor për t’i imponuar si të vërteta.

Ndryshe nga Salizmi ku përpiqej të përdorte personalitetet për çështje mediokre, Salianizmi përdor njerëz mediokër për probleme madhore, që duhet të përballohen nga një debat intelektual.

Ndryshe nga Salizmi, që përdorte llumin si mjet ilegal për qëllime politike, Salianizmi përdor llumin për aksion politik të nivelit të lartë, që merret në mbrojtje nga lideri i partisë.

Thënë shkurt, Salianizmi si shkollë e re politike e Lulzim Bashës, është një degradim i rëndë edhe i Salizmit, një shkollë politike dhe ashtu e dëmshme për politikën shqiptare.

Mendoni pastaj çfarë është derivati i saj, Salianizmi.

18 komente në “Nga Salizmi, tek Salianizmi!”

  1. Mark says:

    SALIZËM,SALIANIZËM ,BABALIZËM = SHARLATANIZËM.
    ???????????????????

    1. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN says:

      E ke ulur shume “piacen” zoti Mero kohet e fundit…

      Salehu i Viqidolit eshte kanibal -monster,por jo fajtor.

      Eshte turp per presidentet amerikane 2 Bushat,,2 Obamat 2 Clintonet qe ky perbindesh eshte jashte dyerve te burgut duke na i bere enver hoxhen perendine e shqiptareve..

      Eshte turp dhe per nja 50 kryetare shtetesh te Europes qe nga Toni Bleri e deri te Merkel qe me ambasadoret e tyre po tallen koqet me ate popull..

      Vetm nqs se lexojme kete artikull te MBazes qe kur u dogjen grevistat e urise kanibali berishe arriti ne ORGAZEM..por dhe Bota perendimore e tregoi ndyresine e saj pa perjashtim jo vetem per diegjen e te perndjekurve por dhe per 21 janarin qe si duket do festohet me shampanje …

      Duke kerkuar falje per botim pa leje nga autori mendoj se do na i fali kur behet fjale per kanibalin berishe ..burrin e shtetit te fakirit arvizu dhe “mikun e donald luse” qe me palo reformen e tij ne vend te balenave do kapi sardelet ..pse jo dhe koqet e Rames

      ________________________________

      Kanibali ynë
      .
      Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
      .
      Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.

      Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë.

      Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.

      Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.

      Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës.

      Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar.

      Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.

      Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë.

      E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.

      Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës.

      Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës.

      Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.

      Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre.

      Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.

      Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare.

      Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë..

    2. h says:

      Pune malokesh-gjelle qensh.

  2. Sali Trimi says:

    Dallimet midis Salizimit dhe Salianizmit vijne thjeshte nga koha kur ka lindur Saliu dhe Basha. Tjeter jete ka bere Saliu dhe tjeter jete Basha, prandaj dhe rruga e tyre per te njejtin qellim eshte pak e ndryshme, por ne thelb ata jane te ngjashem si pika uji. Ngjashmeria e tyre vjen nga prapavija pse ata u vune ne krye te PD dhe kush I vuri ne kete detyre. Te dy kane biografi te dyshimte dhe Salen e vuri Ramizi per te njejten arsye qe dhe Bashen e vuri Sala. Per te dy flitet qe jane spiune te Serbit dhe mediokriteti, sharlatanizmi dhe manipulimi me te verteten vjen nga nga fakti qe ata jane te detyruar te ndjekin te njejten qellim qe eshte destabilizimi i Shqiperise. Ata ketu nuk kane shume hapsire per manovrim vec temperamentit te tyre.

  3. FIX316 says:

    Salianji-…doktori i Portokallise!…

  4. Iliri nga Gjermania says:

    I madh je.??????????

  5. Buzuku says:

    Nuk do ta mendonja kurre se krapuliqi genjeshtar i sjelle nga Sala ne KOP do kishte nje jetegjatesi politike te tille. Ky lloj baroni Mynshauzen i koheve moderne do ta shtynte per nje fare kohe nen patronazhin e Sales, po’ me duket se u be bajat edhe per te vetet. Ky Luli do mbetet proverbial.

  6. analisti says:

    Bravo Mero! Analize e sakte qe pak kush ose askush nga gazetaret nuk e ben dot.

  7. Ladi says:

    Nuk me pelqen ti bej komplimenta autorit, por ka goditur kaq sakte, kaq qarte, kaq bukur, me nje nivel te larte intelektual, me nje shpjegim shterues…
    Urime.

  8. Genti says:

    Nje sugjerim:
    Neser, Mero i dashur artikulli duhet te vijoje: Nga Sali-zmi, ne Saliani-zem, ne SaliLushi-zem.
    Shtoji dhe karakteristikat e ketij copes se mishit dhe kompletohet historia.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Kam vene re keto 7-8 vitet e shkuara ku “skandalet” qe zbulon opozita jane pa shifra. Llafe ne hava: Ai tha, ky tha. Ne qoftese kishim Sali Gelbazen qe I referohej nje problemi, ishte sepse socialistet e kishin tepruar ne ate rast. Megjithese bente nje reagim bastardesh, kjo nuk e hidhte poshte faktin qe kishte ndodhur. Ke harruarr dhe “Mikun Dixhital” Mero. Duke qene se eshte I rraskapitur nga bemat e familjes (prandaj se le politiken) tani Plaku Mere bazohet ne fotografi dhe youtubra.. Atehere e kerkonin investigimin e nje skandali, tani kujtojne se ju vjen nepermjet telefonave dhe e bejne fakt te kryer. Nuk kane resorted te investigojne sepse ju eshte trashur qafa dhe barku te levizin. Politiken e kane bere me te rende ne shoqeri. Qesharaku ka shkuar dhe me tutje ke te drejte.. “Ceshtjet e medha” ja kryejn njerez ordinere qe gjen rrugeve dhe sulmon Ministra duke goditur shtetin qe shoqeria te thote: Njesoj jane te gjithe dhe asgje su ben cudi.. Pikerisht keshtu degradohet shteti. Nuk mbajne asnje pergjegjesi ligjore.. Salianji nje teveqel qe ta shohesh dhe te hiqet si deputet te ben te mendohesh me pyetjen: Kjo eshte ajka e shoqerise shqiptare ?!?! Nje idjot qe shkon me peshk ne duar ne parlament sikur te ishte ne film me Ben Hillin.. Ajo eshte fytyra tamam e veprimeve te Lulzim Bashes por pa reaguar.. Opozite aq qesharake, por aq edhe e rrezikshme per papergjegjesine qe bejne.. Ligj per shpifjen.. Tundi xhepat.. Futi ne bankrupt..

  10. LORA says:

    Mero vellai,eshte nga salizmi tek salizmi,,,,salianji eshte vetem nje hyzmeqar naruk i salizmit.
    Ky eshte edhe mesazhi i “koduar” publik i Rames per lul-in.
    Tung.

  11. ben says:

    Mero ju shpjegon dot shqiptareve se pse
    1) babalja para se te shkonte te PD e ka denoncuar vellain e ministrit te Sherbimi Informativ Shteteror????
    2) perse Alizoti jo vetem ne videon e PD po edhe te pergjimet e prokurorise deklaron se ka oferte nga taulanti
    PS: vetem te lutem nese mer mundimin mos e bej si me kamionistin Saimir.

  12. Thjesht artikull i goditur,analize e sakte e gjendjes se ketij kazani plehrash qe fatkeqesisht quhet PD.bravo z.Baze.

  13. Alban Dega says:

    ALIBE BARDHI SALIANJIN DUMA GUMA… JANE FYTYRA
    E NJERIUT TE RI TE ENVERISTIT SALI BASHICIT DHE E PARTISE BABALE !

    Bashic eshte mbiemrin i veteserbizuar i Gjyshit Hoxhe te Lulezim Bashes !

  14. Alban Dega says:

    RADIOGRAFÍ E PERSOSUR SKANIM FANTASTIK I..

    … “ Bandes se Gangstereve te Partise Babale te Havales se Shqiperise Sali Berisha dhe sundimit te tij Salikracise me ideologji Saliizmin !
    Te lumte kalemi sa mire ua ke rrasur Mero !

  15. lili says:

    Ne Amerike ku jetoj prej vitit 1995 kan nje ligj federal qe eshte ne qofte se nje person qofte ai presidenti paraqitet para nje agjenti federal dhe jep shpjegime dhe me vone vertetohet qe ai nuk ka treguar te verteten pra genjene denohet per te dhe per kete nuk egziston ndonje lehtesim asnje amnisti as zoti nuk hyn ne pune .Per kete arsye presidenti amerikes sot nuk ja man te shkoje ti pergjigjet pyetjeve .
    Ky ligj duhet ne shqipri ai mund te flasi ne tv por kur shkon para nje oficeri apo prokurori ta mendoj dy here se shkon ne burg pastaj.

  16. drini says:

    Mero ke merite per titullin shume te goditur te ketij shkrimi, per permbajtjen nuk dyshoje , e forte si ghithemone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje