Pasi shpëtoi nga falimentimi, Greqia i kërkon Gjermanisë borxhet e luftës

11 Tetor 2018, 09:00Rajoni TEMA

Pasi është çliruar nga programi i shpëtimit nga kriza ekonomike, Greqia i kërkon Gjermanisë t’i paguajë 279 miliardë euro dëmshpërblim për pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti grek, Porkopis Pavlopulos, pritet ta paraqesë këtë kërkesë gjatë takimit me homologun e tij, Frank-Walter Steinmeier, në Athinë.

Kërkesat e Greqisë janë të dyfishta. Së pari, grekët kërkojnë kompensim për krimet e luftës, të shkaktuara nga Gjermania dhe Italia gjatë pushtimit të vendit në vitet 1941-1944. Gjatë asaj kohe, fshatra të tëra shkatërruan, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën nga uria dhe më shumë se 70 000 hebrenj grekë u dëbuan, për të mos u kthyer më kurrë.

Së dyti, kërkesat e Athinës kanë të bëjnë me kostot financiare direkte dhe indirekte, që kanë rënduar mbi Greqinë. Deri në momentin e tërheqjes së fuqive të Boshtit, ekonomia greke ishte e brishtë dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës ishte shkatërruar.

Po ashtu, Konventa e Hagës në vitin 1907 përcaktoi se shtetet e pushtuara duhet të paguanin për shpenzimet e jetesës dhe mirëmbajtjen e trupave pushtuese. Greqia gjithashtu pagoi 476 milionë rajhmarka (monedha e kohës, që në vitin 1948 u zëvendësua nga marka gjermane) si pjesë e një kredie të detyruar, e cila më pas u përdor për të financuar fushatat naziste në Afrikën e Veriut.

Marrëveshjet e pasluftës

Pas disfatës së nazistëve, Traktati i Paqes në Paris, në vitin 1946, përcaktoi dëmshpërblimin e luftës, që vendet e ndryshme të përfshira do të duhej të paguanin.

Greqia mori nga Italia 105 milionë dollarë dhe 45 milionë dollarë nga Bullgaria. Por Gjermania nuk e përmbylli këtë traktat para vitit 1990, pasi ishte e ndarë në dy pjesë: Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore. Megjithatë, Marrëveshja e Kompensimit të Parisit përcaktoi se Greqia duhet të marrë 2.7% të kompensimit të parave kesh të paguara nga Gjermania dhe 4.35% të industrisë së transportit, anijeve ose pagesave të tjera. Në fakt, kjo shumë arriti në 7.1 milionë dollarë në vlerën e tregut të vitit 1938, rreth gjysma e asaj që Greqia kishte kërkuar.

Në shkurt të vitit 1953 u nënshkrua një pakt tjetër, i njohur si Marrëveshja e Londrës, e cila mbulonte borxhet e përgjithshme që Gjermania e mundur u kishte forcave aleate.

Borxhi i Gjermanisë para luftës u ul me rreth 50% dhe koha që Gjermania (Perëndimore) kishte në dispozicion për të shlyer u përcaktua në 30 vjet. Sa i përket borxhit aktual të luftës, kjo është përcaktuar veçmas për secilin vend (zakonisht ka pasur një marrëveshje për një ulje prej 50%, por ka pasur përjashtime, për shembull, borxhet “morale” të Gjermanisë ndaj Izraelit nuk u reduktuan fare).

Pas vitit 1953, Gjermania Perëndimore arriti marrëveshje të ndryshme me shtete të veçanta për të paguar kompensim shtesë. Në 1960, Gjermania ra dakord me Greqinë për t’i paguar 115 milionë marka për viktimat greke të pushtimit gjerman.

Në total, Gjermania ka paguar rreth 72 miliardë euro si dëmshpërblim lufte.

7 komente në “Pasi shpëtoi nga falimentimi, Greqia i kërkon Gjermanisë borxhet e luftës”

  1. Berlini says:

    Me Marreveshjen e Vitit 1960-te Gjermania SHLYEN perfundimisht Detyrimet e Shpreblimeve kunderejt Greqise..Por kete Domkument e kane Pranuar edhe Greket, PARNDAJ EDHE GJERMANIA NUK NJEHE SOTE “BORXHE” Lufte per Greqine..(Shtypi i sotem Gjeman )..
    1-Gjermanet do te TERBOHEN kur te shikojne se Greket me “Zgjuarsite alla Greke”, pasi dolen nga Kriza po kerkojne perseri para nga Gjermanet.
    2-Ne nje Restorante Greke ne Gjermani:Nje Klient filloj te therriste dhe Bertisete:Greke te Poshter, Maskarenje dhe Mashtrues-Jashte nga Gjermania..dhe per Fate te keq jo vetem kaq…Nje Greke nuk merret ne Pune ne nje Hotel..vetem per shkake te “Nacjonalitetit Greke”..dhe Qendrimit jo-Miqesore te Grekerve kundrejte Gjermaneve…
    [email protected]@Uroj qe “Zgjuarsia” Greke te mos na Kthehet ne nje Tragjedi te re….lol

  2. demshperblim says:

    Kete gje duhet ta beje edhe shqiperia, ti kerkoje pushtuesve demshperblimet e luftes, pasojat e te ciles vazhdojne akoma ne kurrizin tone
    Mire qe na pushtuan , por vazhdojne akoma tallin trapin me shqiptaret

  3. Klimax says:

    Kur bankat japin kredi (me perqindje fitimi) dalin me humbje apo i falin kredimarresit parate??!! Ateherere cfare humbi Gjermania nga kredite e dhena Greqise per “shpetimin nga falimentimi”?
    Dhe mbi te gjitha, cfare lidhje ka ky proces me nje detyrim borxhi qe Gjermania i ka Greqise per krimet e Luftes II Boterore??!!
    Nje titull dashakeqes dhe provokues qe ne realitet nuk ka lidhje dhe aq me keq, mohohet me ate cfare shkruhet ne artikull!

  4. @@ says:

    Cfare “shpetoj” Greqia nga falimentimi….Greqia eshte thjeshte ne vetvete nje ….falimentim…nje deshtim ne cdo drejtim…qe akoma renkon nen peshen e deshtimit…..nje “Shtet” qe nuk eshte ne gjendje te mbledh taksat e te bej nje buxhet shteteror….qe ka 500 miliard borxh

  5. ligji i xhungles says:

    lufte per mbijetese

  6. ligji i xhungles says:

    lufte per mbijetese ……….

  7. Vasil Gjika says:

    Greqia ka te drejte. Gjermanet vrane, vodhen dhe shkaterruan.
    Kete duhet te kerkoje edhe Shqiperia, po ne lepijme te huajt dhe lutemi te futemi ne Bashkimin Europian…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje